• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmbytjet në Shkodër/ 2635 ha tokë nën ujë, Bashkia: Të shpallet gjendja e emergjencës

by A R
18/03/2018 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Në qarkun e Shkodrës sipërfaqja e tokës së përmbytur nga reshjet, por edhe shkarkimet është rreth 2635 ha, sipas ministrisë së Mbrojtjes. Gjithsej, në bashkinë Shkodër janë rrethuar nga uji rreth 155 banesa, 70 banesa në fshatin Obot, 15 banesa në fshatin Gorricë, 15 banesa në fshatin Shirq, 15 banesa në fshatin Mushan dhe 40 banesa në zonën e Livadheve. Lëvizja në një pjesë të zonave të përmbytura vijon që të bëhet me varka.

“Në Njësinë Administrative Bushat ka rreth 390 ha tokë të përmbytur. Në zonën e Livadheve janë përmbytur 60 ha. Në këtë lagje ndodhen mbi 40 banesa me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Familjet e këtyre banesave furnizohen me ujë të pijshëm nëpërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem. Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynymë tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje të kësaj lagje, të cilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti, kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to”.

Situata paraqitet problematike edhe në Njësinë Administrative Bërdicë, Dajç, Obot, Ana e Malit, por edhe zona të tjera. “130 ha tokë të përmbytur. Njësia Administrative Dajç ka pasur rreth 790 ha tokë të përmbytur pasi niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 12 cm. Në lagjen Zadrimë, Marinaj dhe Maçit, të fshatit Shirq, kanë qenë të izoluara nga prezenca e ujit 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit në rreth 300 ml gjatësi.

Njësia Administrative Ana e Malit: Ka pasur rreth 1200 ha tokë të përmbytur (fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha dhe fshati Obot 200 ha), pasi niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 20 cm. Në fshatin Obot kalimi është bërë vetëm me automjete të kalueshmërisë së lartë dhe me varka e gomone. Për lëvizjen e banorëve të këtij fshati nevojiten 61 palë çizme të gjata.

Ujësjellësi Oblika 1 vazhdon të jetë jashtë funksionit si pasojë e përmbytjeve. Bashkia Shkodër ka vazhduar me 2 mjete autobote furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.Njësia Administrative Rrethina: Ka pasur rreth 60 ha tokë të përmbytur.  Njësia Administrative Guri i Zi: Ka pasur rreth 5 ha tokë të përmbytur. Konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.

Gjithsej, në bashkinë Shkodër janë rrethuar nga uji rreth 155 banesa prej të cilave: 70 banesa në fshatin Obot, 15 banesa në fshatin Gorricë, 15 banesa në fshatin Shirq, 15 banesa në fshatin Mushan dhe 40 banesa në zonën e Livadheve”.

Pavarësisht debateve me bashkinë, e cila ka kërkuar shpalljen e emergjencës, Ministria deklaron se nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, mbi bazën e nevojave që ka kërkuar bashkia Shkodër dhe planifikimit të bërë nga DBU, janë plotësuar deri tani nevojat për ushqime për komunitetin me rreth 855 pako ushqimore dhe rreth 38 ton bazë ushqimore për bagëtinë.

“Baza ushqimore është siguruar nga rezervat e shtetit dhe transportimi i saj është bërë i mundur me mjetet e ushtrisë deri në Njësinë Administrative Dajç dhe Ana e Malit, duke siguruar edhe rezerva në magazinat e kësaj bashkie, kryesisht për zonat e përmbytura”. Situata në Shkodër vijon që të jetë e vështirë prej disa ditësh nga përmbytjet.

a.ç

Next Post
Tjetër investim i UKT, lagja në rrugën e “Barikadave” me linjë të re ujësjellësi

Tjetër investim i UKT, lagja në rrugën e “Barikadave” me linjë të re ujësjellësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve

“Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve

October 30, 2026
1,2 miliardë euro investim, Inter dhe Milan zbulojnë projektin e stadiumit të ri

1,2 miliardë euro investim, Inter dhe Milan zbulojnë projektin e stadiumit të ri

October 30, 2026
Trafikim i qenieve njerëzore nga Kina, policia finlandeze arreston nëntë persona

Trafikim i qenieve njerëzore nga Kina, policia finlandeze arreston nëntë persona

October 30, 2026
E paprecedentë/ Papa Leoni XIV voton me postë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

E paprecedentë/ Papa Leoni XIV voton me postë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

October 30, 2026
Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë

Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë

October 30, 2026
VIDEO-Pogradec, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë, shfrytëzonte lokalin për të shitur drogë! Sekuestrohen kanabis dhe para..

Operacioni “Gjurmët”/ Zbulohen mbi 56 kg kanabis në pyjet e Komanit, arrestohen 4 persona

October 30, 2026
Aksidenti hekurudhor me 69 viktima, ministri i Transportit i Spanjës refuzon të japë dorëheqjen

Aksidenti hekurudhor me 69 viktima, ministri i Transportit i Spanjës refuzon të japë dorëheqjen

October 30, 2026
Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Papa Leo XIV aplikoi për votim me postë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

October 30, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta dhe benzina me tjetër çmim, sa do të paguajnë shoferët nga sot?

October 30, 2026
Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze mbrojnë vitrinat

Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze mbrojnë vitrinat

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In