• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përmbytjet/ Gjendja drejt stabilizimit, MPB: Ja situata aktualisht

by Lorenc Vangjeli
08/01/2016 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata e zonave të prekura nga moti i keq i dy ditëve të fundit është duke u stabilizuar nga ora në orë. Të gjithë ujërat sipërfaqësore që erdhën si rezultat i daljes së prurjeve të lumenjve jashtë shtratit të tyre janë tërhequr dhe në pjesën më të madhe të tokave bujqësore dhe oborret e banesave kanë mbetur vetëm aluvione dhe inerte. Strukturat përgjegjëse po bëjnë gjithçka është e mundur për të lehtësuar rrugët dhe largimin e ujërave, si dhe sigurimin e strukturave   mbrojtëse, argjinaturave, etj.

Në bazë të informacioneve deri në orën 11.00 situata paraqitet si më poshtë:

QARKU FIER

Ditën e sotme në të gjithë qarkun e Fierit situata po shkon drejt përmirësimit. Në zonën e njësisë administrative Çermë, ujrat  janë tërhequr, përveç grykëderdhjes të lumit Shkumbin, ku argjinatura fundore vazhdon të jetë e pambyllur. Në këtë zonë ka rreth 120 banesa të përmbytura nga Njësia Administrative Çermë dhe Tërbuf. Gjithashtu përgjatë rrugës nacionale Çermë – Divjakë shumë nga banesat u rrethuan nga uji.

Në rrethin e Lushnjës uji ka filluar të tërhiqet në shtratin e lumit dhe tokat bujqësore kanë prezencë vetëm të aluvioneve sidomos në njësinë administrative Çermë. Po punohet për hapjen e tombinave të rrugës kombëtare pranë fshatit Çermë.

Të gjitha familjet që ishin në rrezik janë të evakuuara.

Mjetet e bashkive Lushnjë dhe Divjakë, si dhe disa nga ato të ushtrisë, janë në terren dhe po punojnë të mbyllin argjinaturën e dëmtuar.

QARKU DURRËS

Gjatë orëve në vazhdim, pas ndërprerjes së reshjeve, situata në qarkun e Durrësit është përmirësuar dhe niveli i ujërave në lumenjtë Erzen dhe Ishëm ka shkuar në shtratin e tyre.

Në Bashkinë e Shijakut dhe të Sukthit ka vazhduar puna nga fadromat e ushtrisë  për pastrimin e rrugëve të qytetit nga aluvionet dhe inertet që solli përmbytja.

Janë shpërndarë gjithashtu ndihma për rreth 250 familjet e evakuuara.

Aktualisht hidrovoret funksionojnë normalisht.

QARKU TIRANË

Në qarkun e Tiranës janë ndërprerë reshjet dhe situata është përmirësuar dhe po shkon drejt normalitetit. Gjatë orëve në vazhdim prurjet në lumin e Lanës janë ulur dhe ujërat sipërfaqësore janë larguar nga disa rrugë dhe lagje të Bashkisë të Tiranës.

N/PREFEKTURA KAVAJË

Në njësinë administrative Gosë, situata po shkon drejt përmirësimit. Problem  mbeten tokat bujqësore përgjatë lumit Shkumbin, ku si pasojë janë përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore në fshatin Kalush.

Hidrovorët funksionojnë normalisht dhe me kapacitet të plotë.

QARKU ELBASAN

Në të gjithë qarkun nuk ka banesa me prezencë uji. Gjithashtu ujërat janë drejt   tërheqjes së plotë edhe nga tokat bujqësore.

Aksi rrugor Cërrik – Gramsh është i pakalueshëm sepse në pjesën e poshtme është rritur nivelii liqenit të H/C të Banjës, por funksionon rruga e sipërme Llixhat – Gramsh dhe me riparimin e urës së dëmtuar në stacionin e pompimit Çekin, aksi Elbasan – Gramsh nuk ka ndërprerje të qarkullimit të mjeteve.

Në aksin Elbasan – Librazhd, në vendin e quajtur Xibrakë, janë larguar inertet dhe qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht në të dy senset.

Në hyrje të qytetit të Peqinit nga aksi Rrogozhinë – Peqin është dëmtuar ura e varur që lidh Peqinin me fshatin Budlis, Njësia Administrative Pajovë, Bashkia Peqin.

Prurjet e lumit Shkumbin kanë rënë dhe ujrat janë tërhequr në shtratin e tyre. Në gjithë zonat anës lumit Shkumbin, nga Elbasani deri në Rrogozhinë, nuk ka prezencë uji.

QARKU LEZHE

Situata është e përmirësuar. Akset rrugore janë të kalueshme plotësisht. Në aksin e vjetër rrugor Lezhë – Zejmen – Pllanë ka prani të ujrave sipërfaqësore. Gjithashtu edhe në disa fshatra si Spiten, Zejmen, Markatomaj dhe Pllane.

Ujërat nga qyteti i Lezhës janë tërhequr. Situata në këtë Bashki po shkon drejt normalizimit. Hidrovoret në Tale dhe Ishull Shëngjin punojnë me kapacitet të plotë.

Në rrethin e Mirditës mbetet problem ura e Cekajve që lidh Rrëshenin me zonën e Kaçinarit, e cila është e pakalueshme sepse ende ka rreth 1 metër uji mbi nivelin e saj.

QARKU BERAT

Aktualisht reshjet janë ndërprerë dhe niveli i lumenjve është në rënie.

Në Bashkinë Berat është bllokuar nga rrëshqitjet e dherave, segmenti Rabjak –Karkanjoz dhe po punohet me mjete për hapjen e këtij segmenti rrugor.

Në bashkinë Skrapar segmenti nga rruga nacionale deri në fshatin Therepel, Njësia Administrative Vendreshë, është i kalueshëm pas ndërhyrjes.

Në Bashkinë Kuçovë është dëmtuar ura në fshatin Lumas dhe është ndërprerë qarkullimi i mjeteve.

QARKU DIBËR

Gjatë orëve të fundit në këtë qark nuk ka patur reshje. Në Fushë Bulqizë ujërat në toka bujqësore po largohen si rezultat edhe i punës së bërë nga fadromat që pastrojnë kanalet e kullimit.

Situata problematike në fshatit Gjoricë e Poshtme është normalizuar. Aksi rrugor nacional Lurë – Kurbnesh – Rëshen është dëmtuar në vendin e quajtur “Përroi  i Gjeologjisë”, ku po punohet me fadroma dhe situata është drejt përmirësimit.

Në Bashkinë Klos, Njësia Administrative Xibër, janë dëmtuara dy ura në fshatin Xibër Hane dhe një urë në Xibër Murrizë.

Akset rrugore kombëtare janë të kalueshme dhe po monitorohen nga shtabi i Emergjencave të Prefekturës, Bashkive dhe Policia rrugore.

QARKU KORÇË 

Reshjet e shiut kanë dëmtuar një pjesë të rrugës në Njësinë Administrative Dardhas në Bashkinë e Pogradecit. Për momentin qarkullimi në këtë aks është i bllokuar.

QARKU SHKODËR

Në aksin rrugor Fierz – Fushë Arrëz në fshatin Mishka janë larguar inertet nga segmenti rrugor dhe është rivendosur qarkullimi i mjeteve.

Edhe aksi rrugor Pukë-Iballë është i kalueshëm me dy sense për shkak të largimit të inerteve.

Aksi rrugor Qafë Thore – Bogë – Theth ende vazhdon i pakalueshëm, kurse në aksin Qafë Mali – Fierzë po punohet për normalizimin e situatës.

Next Post

Surpriza e Ronaldinhos...! (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In