Që prej ditës së djeshme pjesa më e madhe e Shqipërisë është përfshirë nga një mot me shira të dendur. Strukturat e Emergjencave Civile ndodhen në terren për të monitoruar situatën.
Pas ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili monitoroi situatën në autostradën Tiranë-Durrës, ishte drejtori i Policisë së Shtetit Haki Cako që ka bërë të njëjtën gjë. Cako u shpreh se forcat policore ndodhe në terren në bashkëpunim me ushtrinë për të shpëtuar jetën e qytetarëve.
“Policia e Shtetit është e gjitha në këmbë. Presim mbështetje edhe nga banorët. Së pari, për të shpëtuar jetën e njerëzve, pastaj edhe për dëmet materiale. Po vazhdojmë evakuimin në Vlorë, Fier, si dhe në Fushë-Krujë e Shijak, aty ku depërton uji në banesa”, tha Haki Çako.
a.ç