• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmbytje të mëdha vazhdojnë të shënohen në Turqi

by Java News
30/12/2016 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moti i ftohtë ka paralizuar jetën e njerëzve në Turqi sidomos të atyre që ndodhen në pjesën jugore të vendit, e cila është përballur veç reshjeve të rrëmbyera, edhe me përmbytje të mëdha.

Dy persona humbën jetën në provincën e Mersinit nga një vërshim i beftë ujërash, pasojë e shiut të dendur në rajon. Shumë të tjerë kanë përjetuar momente tmerri kur kanë mbetur të bllokuar në automjetet e tyre. Nisur nga gjendja e krijuar, zyrtaret lokalë lëshuan një paralajmërim ku i kërkohej banorëve që brenda mundësive, të mos dilnin nga shtëpia përgjatë gjithë ditës.

Ministri i Zhvillimit, Lutfi Elvan kërkoi mobilizimin e institucioneve të rajonit ku për shkak të motit ekstrem, u pezullua dhe mësimi. Pamjet dramatike të një babai që rrëmbehet nga uji bashkë me vajzën e tij ndërsa po tentonin të hidheshin në anën tjetër të rrugës, janë përhapur me shpejtësi në internet, përcjell TCh.

Në kohën kur Mersinin e gjunjëzonin përmbytjet, rajonet qendrore e veriore të Anadollit janë bërë pre e stuhive të dëborës. Kushtet e këqija atmosferike janë bërë shkas dhe për aksidentin e rëndë të një autobusi në provincën veriore të Sinop-it ku humbën jetën 5 persona e u plagosën më shumë se 20 të tjerë .(b.an)

Next Post
Ndërtimet buzë rrugës, kriteret për ato që shemben dhe ato që mbijetojnë

Durrës, përfundon legalizimi në Katund të Ri, jepen 1400 certifikata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com