Të paktën 16 persona rezultojnë të zhdukur sot pas përmbytjes së një miniere diamantesh në Siberi që njihet si prodhuesja e parë në botë, Alrosa, ku ndodheshin 151 minatorë.
Aksidenti u shënua rreth orës 16:30 sipas orës lokale (07:30 GMT) në minierën nën nivelin e tokës “Mir” në një galeri të shfyrtëzueshme që nga viti 1958 në Republikën Sakha, emri zyrtar i rajonit të madh të Iakoutie, në Ekstremin Lindor rusrreth 4.000 kilometra në lindje të Moskës.
Rreth orës 12:00 GMT, 133 minatorë nga 151 të pranishëm janë nxjerrë në sipërfaqe, njoftoi në një deklaratë Ministria për Situatat e Emergjencës, që dislokoi më shumë se 100 forca të shpëtimit në vendngjarje.
“Kërkimet po vijojnë për gjetjen e 16 personave të cilët rezultojnë të zhdukur”, njoftoi Alrosa në një deklaratë. Nga ana e saj, Ministria për Situatat e Emergjencës siguroi se është vënë në kontakt me 134 minatorë në total, duke sugjeruar se nuk ka asnjë informacion në lidhje me 17 persona./b.d