Parlamenti polak ka mbështetur Donald Tusk për t’u bërë kryeministër pasi udhëheqësi aktual Mateusz Morawiecki humbi një votim kyç në parlamentin e vendit të hënën. Partia populiste Ligj dhe Drejtësi (PiS) e Morawieckit nuk arriti të fitonte shumicën në zgjedhjet e Tetorit.
Presidenti Andrzej Duda, një aleat i PiS, megjithatë emëroi zotin Morawiecki për të udhëhequr qeverinë. Dështimi i tij për të fituar një votëbesim i hap rrugën Tusk për t’u bërë kryeministër. Në total, 190 deputetë votuan për qeverinë e Morawiecki, krahasuar me 266 kundër.
Ai pritet të marrë detyrën këtë javë. Tusk ka qenë më parë kryeministër i Polonisë midis 2007 dhe 2014, dhe më vonë president i Këshillit Evropian. Kryeministri i ri do të prezantojë kabinetin e tij të martën./m.j