• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përmbysje historike në Dibër”, Klosi: PS është votuar për punët e realizuara në 12 vjet qeverisje

by A R
12/05/2025 22:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, gjatë një lidhje të drejtëpërdrejtë me studion e emisionit “Shqipëria Zgjedh 2025”, drejtuar nga Alban Dudushi në RTSH, deklaroi se rezultatet e tregojnë që PS-ja për herë të parë pas 33 vitesh merr një rezultat historik dhe kjo është fal fushatës pozitive që PS-ja ka bërë por dhe investimeve në këtë qark.

Klosi tha se jo vetëm në Dibër por në të gjithë Shqipërinë, Partia Socialiste është votuar jo thjesht për premtimet por për projektet dhe punën e realizuar në 12 vjet qeverisje.

Kjo, sipas tij, “duhet të shërbej si një mesazh për gjithë politikën që atje ku punohet, investohet , ku trajtohen shumë problematika të komunitetit edhe vota vjen masive për forcën që shërben.”

“Te akuzosh do të thotë që të kenë dhe fakte. Ka pasur një tensionim të situatës në ditët e fundit ku në kundërshtim me ligjin eksponentë të PD-së kanë bllokuar rrugët dhe makinat duke pretenduar që ato të kontrollohen. Jemi përpjekur që për mos të krijojmë tensionet i kemi lejuar me qëllim që mos të tensionojmë situatën në ditët e votimit. Ata akuzuan gjithë strukturën tonë elektorale dhe koordinatorët që përndiqeshin nëpër zona dhe nga gjithë verifikimet që u bënë, pretendimet u hetuan dhe u verifikuan dhe nuk pati asnjë fakt konkret ndaj pretendimeve të opozitës.”

I pyetur nga gazetari Alban Dudushi nëse vazhdojmë me këtë trend rritje a mund të marri mandatin e katër PS-ja në Dibër, Klosi u përgjigj se është larg mandati i katërt.

“Për të marr një mandat të katër do të duhet që PD-ja të mos i kaloj 20 mijë vota në vazhdim por janë rreth 90 kuti për tu numëruar. Është e vështirë që mos e kaloj këtë numër votash Partia Demokratike. Kanë votuar 60 mijë qytetar dhe teorikisht qëndron por praktikisht duket e pamundur edhe nëse votat e diasporës vijnë shumë pozitive sikurse shpresojmë.

Sipas Klosit, ka qenë një fushatë shumë e qetë në Dibër, ka qenë një fushatë pozitive. Rezultatet e tregojnë që PS-ja për herë të parë pas 33 vitesh merr një rezultat shumë pozitiv dhe kjo është fal fushatës që ne kemi bërë por dhe investimeve që kemi bërë në këtë qark.

Për herë të parë drejtojë këtë qark dhe ja dalim të kthejmë një nga qarqet më interesant e cila prej vitesh ka votuar djathtas dhe për herë të parë me një diferencë të konsiderueshme ka votuar majtas.  Besoj se do të kalojmë 10 mijë vota diferencë dhe besoj se në një qark të vogël si Dibra është një numër i jashtëzakonshëm.”

Trendi i votave masive për PS në të gjithë Shqipërinë, shtoi Klosi, ka bërë që edhe vetë dibranët të jenë më zhvillimin dhe me forcën fituese që drejton vendin.

“E vetmja arritje e PD-së në këto vite ishte ndarja e saj në këtë pjesë. Kjo natyrisht ja ul imazhin e saj si forcë e madhe garuese dhe fituese . Në këtë fushatë më shumë se sa të premtonim se çfarë do të bënim ne jemi prezantuar me atë çfarë kemi bërë. Ne jemi votuar për atë që kemi bërë në këto 12 vite. Nëse njerëzit nuk do e preknin rritjen ekonomike të vendit, rritjen e turizmit dhe rritjen e investimeve në infrastrukturë , shkolla, kopshte, spitale nuk do të na kishin votuar. Pas 12 vjetësh nuk votohesh për ato që premton por vonohesh për ato që ke bërë.  Vizioni jonë Shqipëria 2030 triumfoj mbi vizionin e partive kundërshtare.

Next Post
Video/ Klevis Balliu fushatë me makinën e tij luksoze ‘Mercedes S Class’, u ‘qan hallin’ shtresave në nevojë

Do pranojnë humbjen apo…? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshim loje”- Rama nga Parisi: Synojmë prokurime publike tërësisht me AI

“Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshim loje”- Rama nga Parisi: Synojmë prokurime publike tërësisht me AI

November 10, 2026
Klodjan Skënderaj zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

Nga mbrojtja e sekretit profesional te krijimi i mekanizmit GRAVO, Shqipëria ratifikon Konventën e Luksemburgut për avokatët!

November 10, 2026
E bujshme nga Anglia, Manchester United është në shitje! Zbulimi sensacional dhe shifrat

E bujshme nga Anglia, Manchester United është në shitje! Zbulimi sensacional dhe shifrat

November 10, 2026
Projektligji anti-SLAPP në proces konsultimi, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen nga paditë abuzive!

Projektligji anti-SLAPP në proces konsultimi, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen nga paditë abuzive!

November 10, 2026
“Jemi duke punuar për këtë”- Rama flet nga Parisi për krijimin e Shtetit Bektashi: Të shohim se ku do të mbërrijmë!

“Jemi duke punuar për këtë”- Rama flet nga Parisi për krijimin e Shtetit Bektashi: Të shohim se ku do të mbërrijmë!

November 10, 2026
E rëndë në Spanjë, ekzekutohet me armë 39-vjeçari shqiptar! E sulmuan në tarracën e një lokali, autori iku me monopatinë, pista e dyshuar…

E rëndë në Spanjë, ekzekutohet me armë 39-vjeçari shqiptar! E sulmuan në tarracën e një lokali, autori iku me monopatinë, pista e dyshuar…

November 10, 2026
“Dorëzoni Radoiçiçin”- Kurti nga Prishtina: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin!

“Dorëzoni Radoiçiçin”- Kurti nga Prishtina: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin!

November 10, 2026
Tabaku në Parlamentin Europian: Kërkuam qeveri teknike dhe zgjedhje të lira në Shqipëri!

Tabaku në Parlamentin Europian: Kërkuam qeveri teknike dhe zgjedhje të lira në Shqipëri!

November 10, 2026
Ministri Gogu vizitë në Romë, në fokus forcimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe integrimi në BE: Italia, partner i rëndësishëm në rrugën tonë!

Ministri Gogu vizitë në Romë, në fokus forcimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe integrimi në BE: Italia, partner i rëndësishëm në rrugën tonë!

November 10, 2026
“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

“Jemi transformuar në ‘talebanët’ perëndimorë”- Rama: Kemi qenë Koreja e Veriut e Evropës, sot jemi evropianët më të mirë që mund të gjeni!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In