Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Laç-Milot në afërsi të fshatit Shullaz.
Një automjet tip Sharon është përmbysur në rrugë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira. Ndërkohë që grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.
/e.d