• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmbyllet me sukses faza e parë e kërkimit shkencor Corona-Al nga Imperial College London

by Java News
10/12/2020 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përdoruesit e DreamLab në mbarë globin kanë ndihmuar shkenctarët e Imperial College London të përshpejtojnëfazën e parë të projektit Corona-AI në vetëm 6 muaj. Projekti Corona-AI prezantuar në prill të këtij viti synon të zbulojë kombinime të ndryshme të molekulave të ushqimit për të parë se cilat teorikisht mund ta ndihmojnë një person të luftojë Covid-19.

Projekt-studimi Corona-AI i Imperial College London është bërë i mundur falë aplikacionit (fitues i shumë çmimeve) DreamLab, aplikacion i krijuar nga Fondacioni Vodafone, fillimisht me synimin për të ndihmuar hulumtimet për kura kundër kancerit. DreamLab përdor fuqinë e përpunimit kolektiv të karikimit të telefonave inteligjentë për të krijuar një superkompjuter virtual të aftë për të përpunuar mijëra llogaritje, duke përshpejtuar kohën që duhet për të dhënë rezultate.

Studiuesit, të cilët po punojnë për këtë projekt në Imperial College London kanë njoftuar gjetjet e para nga hulumtimi, përfshirë këtu edhe identifikimin e molekulave të ushqimit me përbërje antivirale për të vlerësuar se cilat kombinime të ushqimit mund të ofrojnë disa përfitime mjekësore për të trajtuar Covid-19, si për shembull boronica, molla, portokalli, limoni, lakra, brokoli, qepa, hudhra, selinoja, fasulja.

Studimi ka vërtetuar gjithashtu se ilaçet ekzistuese që përdoren për të luftuar sëmundjet kardiovaskulare dhe çrregullimet metabolike siç janë simvastatin, atorvastatin dhe metformin, mund të përdoren si indikacione të reja ose përdorime alternative të barnave ekzistuese në luftën  kundër Covid-19.

Gjetjet tani do të analizohen më tej nga studiuesit, të cilët thonë se është e nevojshme vërtetimi klinik për të vlerësuar se çfarë ndikimi mund të kenë këto molekula.

Aplikacioni tashmë është shkarkuar nga 100 mijë përdorues tësmartphones në 17 vende të botës, përfshirë Shqipërinë, për të ndihmuar nëpërshpejtimin e kërkimeve shkencore.

Projekti Corona-AI në fazën 1 ka ekzaminuar mijëra kombinime të barnave ekzistuese dhe molekulave të ngjashme me ilaçet me bazë ushqimore, duke përdorur Inteligjencën Artificiale për të procesuar 100 milionë kalkulime matematikore si dhe për të ndihmuar shkencëtarët të eksplorojnë efektin e tyre të mundshëm ndaj COVID-19.

Për të shkarkuar aplikacionin kërkoni për DreamLab në Appstore iOS ose Play Store për Android.

DreamLab mund të shkarkohet dhe përdoret falas nga klientët Vodafone duke përdorur MB apo Wi-Fi. Dream Lab mund të përdoret dhe nga përdorues të operatorëve të tjerë duke zgjedhur sasinë e MB që duan t’i dedikojnë DreamLab, si edhe nëpërmjet rrjetit wireless. Në mënyrë kategorike nuk përdoret asnjë e dhënë personale nga pajisja e përdoruesit.

Next Post
OFL zbarkon në Shkodër e Durrës/ U dërgon “pusullën” 4 “të fortëve”, mes tyre edhe Saimir Gjepali që u lirua dje nga burgu

Kush janë të dënuarit për vrasje dhe trafik droge që OFL u “troket” për deklarimin e pasurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

November 11, 2026
U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

November 11, 2026
Pas dasmës siçiliane, Dua Lipa rikthehet në Itali! Me rol të ri në festivalin e Sanremos, zbardhen detajet!

Dua Lipa drejt dy festivaleve gjigante muzikore në vitin 2027, nga Coachella në Reading & Leeds!

November 11, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran!

November 11, 2026
Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

November 11, 2026
Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

November 11, 2026
Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

November 11, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

November 11, 2026
Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

November 11, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

“Pagat në sektorin publik janë më të larta se privati”- Ministri Malaj: Rritja ekonomike deri në fund të vitit do jetë 4 për qind!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In