• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përmbyllet “Defender Europe ’23” në Shqipëri, Peleshi: Dha mesazhin e unitetit

by Java News
01/06/2023 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘23” përmbylli aktivitetet e saj në territorin e Shqipërisë. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, në garnizonin e Zall Herrit, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vlerësoi se kjo stërvitje, përveçse testoi elementët e dislokueshmërisë dhe ndërveprueshmërisë në përgjigje të krizave, në një diapazon të gjerë operacionesh si dhe aftësitë e potencialet e vendeve pritëse, transmetoi edhe një mesazh shumë të fuqishëm, atë të unitetit.

“Stërvitje të tilla demonstrojnë qartazi angazhimin e SHBA-ve dhe NATO-s si garantuese të rendit dhe sigurisë në zonën euro-atlanetike. “Defenderi” përbën një shembull të qartë dhe konkret të faktit se NATO dhe aleatët janë më të fortë së bashku, duke kontribuuar dhe investuar në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse kolektive”,theksoi Ministri Peleshi.

Z.Peleshi tha se Shqipëria dëshmoi se ofron një eksperiencë të shkëlqyer në drejtim të pritjes dhe zhvillimit të stërvitjeve ushtarake në të tilla përmasa, duke rikonfirmuar aftësitë e Forcave të Armatosura për të qenë të ndërveprueshme me ushtritë simotra të Aleancës.

“Si Ministër i Mbrojtjes shpreh mbështetjen e gjithanshme të Qeverisë si dhe angazhimin tim personal se do të punojmë pa reshtur për modernizimin e Forcave të Armatosura me qëllim që ato të jenë të pajisura, të trajnuara dhe të mbështetura në çdo kohë, për të bërë të mundur përmbushjen e misionit kushtetues dhe detyrimeve në kuadër të NATO-s”, deklaroi Ministri Peleshi.

Për mëse një muaj mbi 24 mijë trupa ushtarake nga 26 vende të NATO-s dhe partnerë të saj demonstruan fuqinë në shumë vende njëherësh, nëpërmjet skenarëve strategjikë dhe realizimin e detyrave operacionale në tokë, ajër e det. Në përfundim të aktivitetit u shpërndanë “Certifikata Mirënjohje” për 17 ushtarakë të huaj, pjesëmarrës në stërvitjet që u zhvilluan në vendin tonë në kuadër të “Defender ‘23”, në shenjë vlerësimi dhe falenderimi nga Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Arben Kingji./m.j

Next Post
FOTOLAJM/ U arrestua për shitblerje të votave, pamjet e Fredi Beleri në sallën e gjyqit në Vlorë

Akuzohet për blerje votash/ Apeli la në burg Belerin, reagon Athina zyrtare: Kundër dispozitave të shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

March 30, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

March 30, 2026
Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

March 30, 2026
Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

March 30, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In