• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përleshja në Laç, do zbardhen bisedat dhe sms-të e celularit të deputetit

by
10/09/2015 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar për ekspertim aparatet celularë të 6 të dyshuarve për përplasjen me armë në Laç, mes tyre edhe telefonat e deputetit Armando Prenga.

Procedura

Sipas prokurorisë, kjo procedurë do të provojë komunikimin mes anëtarëve të fisit Çali, Gjergjit, Gjokës, Tomës, Nikollës dhe Françeskut, këta të fundit vëllezër, si dhe telefonatat në sallën operative nëse ekzistojnë, me shefin e Komisariatit dhe ministrin Saimir Tahiri sipas pretendimeve të Gjergj dhe Gjok Çalit. Gjithashtu do verifikohen edhe të gjitha SMS-të telefonike mes tyre. Nga këqyrja e tyre, hetuesit thanë se do të provohet alibia e pjesëtarëve të familjes Çali, që akuzuan deputetin për kërcënimin në lokalin e tyre, si dhe policinë për mosndërhyrje. Po kështu verifikimi i mesazheve dhe telefonatave të telefonit të deputetit Prenga do të provojë nëse ai ka komunikuar me vëllanë e tij apo ndonjë drejtues policie për përplasjen me familjen Çali në rrugën Patok-Laç mbrëmjen e 4 shtatorit. Nëse ka kërkuar ndihmë dhe denoncuar faktin se i kishin zënë pritë në rrugë me armë.

Një tjetër element i rëndësishëm është zbardhja nëpërmjet IMEI-t dhe qelizave telefonike të vendndodhjes së të dyshuarve në momentet para, gjatë dhe pas përleshjes me armë. Në këtë mënyrë do zbardhet itinerari i lëvizjeve të anëtarëve të fisit Çali, deputetit Prenga, vëllait të tij të plagosur Eduart Prenga dhe dy shoqëruesve. Nëpërmjet tyre do zbulohet se si palët kanë arritur te përleshja para Komisariatit, nëse ka ndodhur brenda apo jashtë ambienteve. Do zbulohet edhe fakti se cila nga palët ka sulmuar e para nëpërmjet lëvizjes me qelizat telefonike. Priten edhe rezultatet e vendndodhjes së shoqëruesit të deputetit Prenga, Anton leka, i cili ka thënë se ndodhej në një dasmë në Kamzë mbrëmjen e ngjarjes.

Për përleshjen nuk disponohen pamje filmike, pasi as ato të komisariatit apo të bizneseve përreth nuk kanë punuar dhe nuk disponohen filmime. Anëtarët e fisit Çali pretendojnë se Prenga i ka qëlluar brenda komisariatit të Kurbinit dhe policia ka qëndruar pasive. Sipas tyre, policët panë deputetin me armë, por nuk reaguan. Por ndryshe kanë dëshmuar policët e pyetur në shërbim, duke thënë se për shkak të errësirës, mungesës së ndriçimit dhe tensionit të krijuar, nuk panë që deputeti apo persona të tjerë të kishin armë zjarri në dorë.

Next Post

Nxënësit, mësim me dy turne, Malaj: Zgjedhjet penguan rikonstruksionin e shkollave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In