• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Perlat nga libri i Bashës: Kur isha 16 vjeç fola në mes të klasës kundër regjimit, më ndiqte Sigurimi me makinë…

by A R
22/03/2021 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, provës së tij të dytë për të risjell në pushtet Partinë Demokratike, Lulzim Basha ka botuar një libër me titull “Misioni im”. Përmes librit, Basha rrëfen në vetën e parë ngjarjet që kanë shënuar karrierën e tij politike. Basha përshkruan shprehjen e pakënaqësive dhe ‘heroizmat’ e para të tij kundër regjimit komunist që kur ishte 15 vjeç, duke pretenduar madje se nisi ndiqej nga ish-Sigurimi i Shtetit, për shkak të ‘luftës’ së tij kundër regjimit.

“Në të vërtetë, po të bëj një kthim të shkurtër të fillim të viteve ’90, më kujtohet që mjedisi në të cilin gjallonte Shqipëria në atë kohë – kur isha jo më shumë se 15-16 vjeç – mbartte një atmosferë ngjarjesh për të cilat nuk mund të mos shpreheshe, ndaj të cilave nuk mund të qëndroje indiferent. Ditën pas rënies së Murit të Berlinit, mbaj mend që në orën e mësimit mësuesja kujdestare na pyeti se çfarë mendonim për ato ngjarje. Nxënësit nuk po flisnin ndaj dhe unë, së bashku me një shok, morëm fjalën. Sot nuk më kujtohet saktësisht se çfarë thash, por sigurisht ishte diçka kundër regjimit komunist dhe Partisë së Punës. Unë isha rritur në atë frymë në familjen time, e cila nuk e pranoi atë regjim asnjë ditë. Mbaj mend që një shok tjetër më tha ‘hej…kujdes se erdhi Aro’. Arot ishin tipat e makinave famëkeqe të regjistrimit që shoqëronin çdokënd që fliste kundër tij. Bëhej fjalë për Sigurimin. …Vajtja jonë si nxënës gjimnazi në mitingjet në Qytetin Studenti është ndoshta kujtimi im më i pashlyer i asaj kohe.  Ndjeja se diçka e bukur po vinte për shqiptarët…”.

Në librin me titull “Misioni Im”, Lulzim Basha, rrëfen ndër të tjera kontaktin e parë me Partinë Demokratike, afrimin me Sali Berishën dhe lobimin për të takuar shoqen e tij të klasës, Aurelën, me Sali Berishën. Basha thotë se që nga ai takim, ai dhe Aurela, e cila më vonë do të bëhej bashkëshortja e tij, krijuan një lidhje shpirtërore me PD-në.

“Në ndërtesën e parë të PD-së në rrugën Fortuzi kam shkalur për një arsye të çuditshme, por edhe të thjeshtë për kohën. Sapo kishte dalë numri i parë i gazetës ‘Rilindja Demokratike’, gazeta e parë opozitare. I gjithë qyteti i kërkonte. Gazeta e parë ishte prodhuar në dhjetëra mijëra kopje dhe ishte përpirë që në minutat e para në treg. Njerëzit ishin të uritur për fjalën e lirë. Shkova në zyrat e PD-së për të kërkuar një numër të saj dhe me vështirësi arrita të siguroj dy copë, nga të cilat njëra kopje nuk e kishte fletën e mesit. Një kopje të numrit të parë të kësaj gazeta e ruan sot e kësaj dite babai im, Xhelali, pa ditur asokohe se i biri do të behje një ditë kryetar i Partisë Demokratike…

Në ato fillim, në godinën e PD-së, të cilën unë e vizitoja shpesh, hynin dhe dilnin shumë njerëz. Më vonë ajo u zhvendos në selinë tjetër në Rrugën e Kavajës. Më kujtohet se si një herë ia plotësova Aurelës, shoqes time të klasës, dëshirën e madhe që kishte për të takuar personalisht Sali Berishën. Si aktivist i partisë dhe veprimtar i shoqërisë civile, unë kisha kontakte të herëpashershme me liderin e opozitës. Një ditë arrita të ‘loboj’ që Aurela të takonte doktorin për disa minuta në zyrën e tij. Që të dy ne, atëherë vetëm shokë gjimnazi, krijuan kështu një lidhje shpirtërore me Partinë Demokratike…”.

Lulzim Basha rrëfen edhe tre momentet më domethënëse dhe të vështira gjatë drejtimit të Partisë Demokratike. Dhe këto momente nuk janë humbja e të gjitha zgjedhjeve që kur mori drejtimin e PD-së.

“I pari shënjohet nga akti i parë që bëri qeveria kundërshtare: pezullimi i Ligjit të Shërbimit Civil, çka hidhte në erë ligjin e miratuar me 84 vota në seancën e fundit të parlamentit të 2013-ës, si një kusht i BE-së për avancimin e mëtejshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë. Kjo më shokoi. E përjetova si një përgjegjësi personale që mijëra njerëz, punonjës të administratës publike, do të vuanin “persekutimin” nê kundërshtim flagrant të ligjit të aprovuar me konsensus, por të ndryshuar pabesisht. Ata po pushoheshin nga puna, atyre do t’u ndryshonte rrjedha e jetës familjare, do t’iu shkonte dëm investimi profesional që kishin bërë për realizimin e tyre në administratë dhe do të zëvendësoheshin nga militantë partiakë.

Atë natë e përjetova sikur të isha edhe unë njëra nga ato familje shqiptare që do ta pësonte atë fat. Kur disa prej të pushuarve nga puna u futën në grevë urie në krah të Kryeministrisë, situata u bë edhe më kritike. Këta njerëz ishin çuar në pikën që të sakrifikonin deri dhe jetën e tyre dhe mua më priste një opozitë e vështirë! Pas kësaj, kryeministri tha me cinizëm në parlament shprehjen e tij famëkeqe: “S’keni parë gjë akoma!”. Vërtet çdo gjë shkoi nga keq, në mos më keq, dhe ky akt i pabesë do të përbënte vetëm atentatin e parë ndaj demokracisë sonë dhe ligjësive të saj, ndaj besimit të partnerëve ndër kombëtarë.

Simboli i dytë i kësaj opozite të vështirë është skema e paprecedentë e goditjes së një deputeti demokrat nga një deputet socialist me rekorde kriminale, brenda në parlamentin e Shqipërisë. Sekuencat e xhirua ra nga kamerat nxjerrin hapur revanshin e kriminelëve të Edi Ramës të veshur me pushtet dhe imunitet parlamentar. Shkurt, kundërshtari më kishte përcaktuar rrugën. Qëndresë, mbrojtje nga arbitrariteti i pushtetit, por dhe rezistencë ndaj krimit.

Në atë moment kuptova se Partia Demokratike dhe unë, nuk kishim të bënim me një qeveri normale, e cila njeh kundërshtarin dhe e respekton atë, por me një qeveri dhe grup parlamentar që arsyen e kishte zëvendësuar me muskujt e bandave, dinjitetin e një deputeti me njerëzit e rrugës dhe rregullat e politikës me rregullat e krimit.

Momenti i tretë ishte beteja për dekriminalizimit e gjithë politikës shqiptare. Kjo ishte dhe beteja ime e parë: lufta kundër kriminalizimit dhe ligji për dekriminalizimin, i cili vazhdon të nxjerrë përditë në pah aleancën e shumëfishtë dhe integrale të Edi Ramës me botën e errët të krimit në Shqipëri. E vërteta është se këtë aleancë ai e kishte filluar që kur ishte në opozitë me bindjen se “..do t’i kundërvihemi kriminelëve të pushtetit me kriminelët e rrugës”. Ligji i dekriminalizimit, i cili u aprovua me këmbënguljen e Partisë Demokratike dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, sigurisht që ka dhënë efektet e tij pozitive, por fatkeqësisht fenomeni ende nuk është ndalur. Njerëzit me rekorde kriminale vazhdojnë të jenë në pushtet. Dhe kur nuk janë vetë personalisht, sponsorizojnë njerëz të tyre”.

(Shqiptarja.com)

Next Post
‘Dëgjoja Zërin e Amerikës’, Doktori i Shkencave, akuza Bashës për plagjiaturë: Më ka kopjuar aq trashë sa…

'Dëgjoja Zërin e Amerikës', Doktori i Shkencave, akuza Bashës për plagjiaturë: Më ka kopjuar aq trashë sa...

Comments 2

  1. Lili says:
    5 years ago

    O Lylm Basha genjeshtari dhe vrasesi i pabese.Tradhtar i k9mbit

    Reply
  2. Çekiç Pneumatik says:
    5 years ago

    Hajde tyç, hajde….. agjent qysh në koqet e babës….. hahahaaa….

    Reply

Leave a Reply to Çekiç Pneumatik Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shiste kokainë në parkun e fëmijëve, arrestohet shqiptari në Itali

Shiste kokainë në parkun e fëmijëve, arrestohet shqiptari në Itali

March 30, 2026
Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

March 30, 2026
“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

March 30, 2026
Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

March 30, 2026
Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

March 30, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

March 30, 2026
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In