• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përkujtohet masakra e Srebrenicës, më e tmerrshmja pas Luftës së Dytë Botërore

by Java News
11/07/2017 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para 22 vitesh ndodhi masakra e Srebrenicës – krimi më i madh pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Reporteri i Deutsche Welles ka biseduar me disa prej atyre që e kanë mbijetuan masakrën.

Sejdalija Suljiq është mësues në Osatë. Ai ka lindur në afërsi, në fshatin Urisiqi afër Drinës, ku ka jetuar deri në vitin 1992. Babai i ka vdekur në moshën 6-vjeçare.

Pas kësaj ngjarjeje ai është larguar për të jetuar në Srebrenicë së bashku me familjen.

„Më kujtohet që shpesh kemi qenë të uritur në kohën e luftës. Por një problem edhe më i madh ka qenë kripa që mungonte. Më kujtohet që kripën e mbanim në një paketë të vogël, sikur të ishte drogë. Kemi mundur të përdorim shumë pak, vetëm sa për të mbijetuar. Malet e tanishme asokohe kanë qenë të prera tërësisht, sepse nuk kemi pasur me çfarë të ngrohemi.”

„Ti me beben mund të kalosh, ky vogëlushi jo”

Adem Mehmedoviq – Ado është kthyer në Srebrenicë para disa vitesh. Ai është dy vite më i madh nga Suljiqi. Ademi është profesor i historisë, por ka vite që punon si gazetar. „Në atë kohë kam pasur vetëm tetë vjet, por disa momente nuk i kam harruar kurrë. Fshati im ka qenë në linjën e parë të frontit dhe çdo ditë është granatuar.

Kjo ka qenë përditshmëria jonë. Më kujtohet kur e kanë plagosur shokun tim të klasës, e gjithë fytyra ishte e gjakosur.” “Më kujtohet edhe kur më ka lindur motra e vogël. Nëna solli disa bombona, më të ëmbëlat që kam ngrënë ndonjëherë.”

Ado flet edhe për ngjarjen, e cila i kujtohet më së shumti. “Në korrik të vitit 1995 Srebrenica ishte para rënies në duart e serbëve. Babai me shumë njerëz të tjerë është nisur maleve drejt Turzllës. Nëna, motra dhe unë u nisëm për në Potoçare, ku ishte mbledhur një numër i paparë i njerëzve. Kaq shumë njerëz nuk kam parë kurrë më parë.

Zeitzeugen Massaker von Srebrenica (DW/Marinko Sekulic)Sejdalija Suljiq dhe Adem Mehmedoviq

Të gjithë ecnin të trishtuar, sikur ta dinin se çfarë i pret. Erdhi urdhri që gratë me fëmijë të ndahen dhe të nisen me autobusë.

Nëna kishte në duar motrën një veçare, ndërsa mua më mbante për dore. Kur erdhëm tek autobusi, një ushtar i tha nënës: ti me beben mund të futesh në autobus, e ky vogëlushi le të kalojë në anën tjetër.

Na ndanë, ndërkohë që unë nuk kuptoja asgjë. U rrënua e gjithë bota në sytë e mi. Nëna mbeti totalisht e shokuar nga frika.

Pak metra më larg, na ndaloi një ushtar tjetër dhe tha: ‘Lëshoje këtë fëmijë, ka mjaft të tjerë që kemi ndarë’. Ushtari i parë më lëshoi dhe ma futi një shqelm mbrapa, aq fuqishëm sa që rashë në telat me gjemba. Nëna më kapi për dore dhe u futëm në autobus – gjë që simbolizonte shpëtimin.”

Ka ardhur koha për ikje

Ahmed Ustiq – Brico ka qenë 17-vjeçar kur ka filluar lufta. Ai kujton shumë detaje: “Në fillim të gjitha më habisnin. Ndodhte diçka por nuk e kuptoja se çfarë po ndodh. Një përvojë e re dhe shokuese për mua. Papritur shumë njerëz ikën nga Srebrenica, gjendja ishte e tmerrshme”.

Brico thotë se momenti më i vështirë ishte humbja e familjes, miqve. “Është habitëse se si njeriu mësohet me vdekjen, kur ajo ndodh çdo ditë. Kur vdes dikush që nuk e njeh, nuk të intereson fare.

Kushtet kanë qenë të mjerushme, njerëzit vdisnin për shkak të mungesës së gjërave elementare mjekësore.”

Brico kujton edhe kohën e ikjes masive nga Srebrenica, sepse forcat serbe afroheshin nga dita në ditë. Rreziku ishte tepër i madh, vdekja përditshmëri. “Kam ikur me një grup të moshuarish. Kam qenë aq i shokuar sa që nuk e di nëse jam përshëndetur me familjarë. Unë kam pasur fat të mbijetoj.”

Brico është kthyer në Srebrenicë menjëherë pas luftës. Tani është i martuar dhe ka dy fëmijë. “Jam kthyer për të vazhduar jetën këtu. Takohem dhe shoqërohem me të gjithë ata që jetojnë këtu.

Kam shumë miq serbë që mendojnë si unë. Shumë prej tyre kanë humbur më të dashurit gjatë luftës. Me rëndësi është që fëmijët tanë të jetojnë në paqe, dhe të ketë dialog e bashkëpunim mes tyre.”

a.ç

Next Post
Nga sozitë te sëmundja, 10 misteret e Enver Hoxhës

ELBASAN/ E moshuara prej 27 vitesh mban në shtëpi shtatoren e Enver Hoxhës, ku u mbajt Konferenca e Labinotit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com