• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Përkujtohet lindja e Fan Stilian Nolit

by A R
06/01/2017 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muzeu Historik Kombëtar përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka kujtuar lindjen e poetit Fan Stilian Nolit, më 6 janar të 1882.

Burrë shteti, atdhetar demokrat, klerik i lartë, poet, përkthyes, publicist, dijetar, historian e muzikolog, Fan Noli është një nga figurat më të ndritura të kombit tonë, i cili  vdiq më 13 mars 1965.  Fan Noli lindi në Ibrik Tepe në Edrene (Turqi), ku përfundoi dhe shkollën e mesme.

Më 1904 shkoi në Egjipt, ku punoi si mësues e gjatë kësaj kohe u njoh me patriotë të shquar të kolonisë shqiptare të Egjiptit. Në këtë kohë përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç`ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”. Më 1907, pas vajtjes së tij në Amerikë, krijoi shoqërinë “Besa-besë” në Boston.

Më 9 shkurt 1908 , Fan Noli u dorëzua dhjak dhe në mars 1908, kryeprifti ortodoks i Nju Jorkut e shuguroi prift ortodoks. Disa ditë më pas, Noli mbajti liturgji në gjuhën shqipe për herë të parë në Boston. Në korrik 1919, Noli u zgjodh Peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Përpjekjet e Nolit për një kishë kombëtare shqiptare, u përmbushën më 1937, kur Patriarkana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Shqiptare Autoqefale.

Nga viti 1909 deri më 1911 botoi gazetën “Dielli” dhe së bashkë me Faik Konicën themeloi më 1912 Federatën Panshqiptare Vatra të Amerikës. Në vitin 1912 përfundoi studimet e larta në fakultetin e filozofisë në Universitetin e Harvardit dhe vite më vonë, më 1938, mbaroi studimet e larta në Konservatorin e Muzikës së Bostonit.

Në vitin 1920 Noli u zgjodh kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku nëpërmjet antarsimit të Shqipërisë në këtë lidhje, Shqipëria mori një njohje ndërkombëtare. Në 1921 ai botoi veprën e rëndësishme “Historia e Skënderbeut”. Në qershor 1924, Fan Noli u bë figurë udhëheqëse në luftën për shndërrime demokratike në shoqërinë shqiptare. Me fitoren e Lëvizjes së Qershorit (1924), u vu në krye të qeverisë demokratike si kryeministër për një periudhë 6-mujore.

Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publicistike, gjatë këtij dhjetëvjeçari Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, romanin “Don Kishoti” të Servantesit etj.. Fan Noli u shua më 13 mars 1965 në Ford Laurderdale, Florida të SHBA-së

Next Post
Ndahet nga jeta ‘Zana e Dedës’, aktorja e madhe Elida Cangonji vuante nga një sëmundje e rëndë

"Nuk rrinte dot pa Lidën"/ Ndërron jetë edhe babai i aktores shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

March 3, 2026
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

March 3, 2026
Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

March 3, 2026
“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

March 3, 2026

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE

March 3, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

March 3, 2026
Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

March 3, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In