• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përkujtohet Konferenca e Pezës, Veliaj: Lipset bashkim dhe bashkëpunim i të gjithë forcave politike

by
16/09/2015 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sëbashku me drejtues të qeverisë dhe të shoqatave të veteranëve morën pjesë sot në ceremoninë e zhvilluar për 73 – vjetorin e Konferencës së Pezës. Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi, Veliaj theksoi se mesazhi i që u dha 73 vite më parë qëndron aktual edhe sot.

“Konferenca e Pezës arriti të rendiste Shqipërinë krahas gjithë vendeve të tjera europiane që luftonin për këtë ideal dhe mesazhi i saj është po aq kuptimplotë edhe sot: Lipset bashkim dhe bashkëpunim i gjitha forcave politike që drejtojnë vendin drejt një qëllimi të përbashkët, zhvillimin dhe forcimin e shtetit shqiptar dhe renditjen e tij krahas vendeve të zhvilluara të familjes së madhe evropiane”, deklaroi Veliaj Sipas tij, 73 vite më përpara në Pezë ëndërrimtarë dhe njerëz të patrembur u mblodhën për t’u siguruar brezave të ardhshëm lirinë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se kjo ceremoni zhvillohet për të përkujtuar luftën  e tyre të madhe dhe për t’i falënderuar me premtimin se një gjeneratë e re ka ardhur për të punuar dhe për të luftuar në të njëjtin shembull. “Do të jemi të bashkuar ne dhe ju, të dy gjeneratat, për të siguruar dhe zhvilluar të ardhmen për fëmijët e Shqipërisë. Me të njëjtin frymëzim do të punojmë edhe në Bashkinë e re të madhe të Tiranës, që edhe vetë emri i këtij institucioni i ka rrënjët në fjalën bashkim”, tha Veliaj.

Më tej, ai theksoi se është një nga mënyrat më të mira për të falenderuar  Pezën është zhvillimi i kësaj zone. Kryebashkiaku deklaroi se do të projektohen vepra konkrete që do të sjellin zhvillimin e kësaj zone, prodhimtarinë bujqësore dhe blegtorale, nevojat që kanë fermerët dhe ata që vendosin të jetojnë në zona rurale të Tiranës .

Prej 3 ditësh Bashkia e Tiranës po organizon një sërë aktivitetesh në Pezë. Ditën e sotme është parashikuar panairi i produkteve vendase, ekspozitë fotografie dhe vizita në muzeun e Pezës. Për fëijët do të ketë park lojërash, shfaqje cirku dhe parku i përrallave.  Do të ketë zjarre Partizane dhe muzikë nga kori “Lira” duke filluar nga ora 18:00. Ndërsa në mbrëmje, në orën 20:00, do të ketë koncert në Parkun e Pezës me Fanfara Tirana dhe Robert Bisha. Të ftuar special do të jenë  Dudu Morandi ( Modena City Ramblers) Gipsy Groove dhe Dj Jehonë.

Next Post

Narkotrafiku/ Basha: Rama mbulon të vërtetën, të bëjë testin ndaj drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In