• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përkujtohet 1–vjetori i rënies së dëshmorëve kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha

by Java News
06/04/2017 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Bazën Ajrore Farkë, u zhvillua sot ceremonia e përkujtimit dhe nderimit të dy dëshmorëve të atdheut, kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha, të cilët ranë 1 vit më parë në krye të detyrës.

Të pranishëm në ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral brigade Dedë Prenga, komandantët e forcave, familjarë dhe të afërm të dëshmorëve.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në fjalën e saj e cilësoi këtë si një ditë të dhimbshme për të gjithë, bashkëpunëtorët, shokët dhe kolegët, miqtë dhe dashamirësit e Floranit dhe Donaldit, por siç tha ajo, “veçanërisht e vështirë sot është për familjarët, për prindërit, fëmijët, motrat,vëllezërit, bashkëshortet ”, u shpreh ajo.

037Më tej, ministrja Kodheli vlerësoi profesionalizmin dhe sakrificat, jo vetem të dy dëshmorëve më të rinj, por të të gjithë aviacionit shqiptar.

“Kapiten Floran Delia dhe Toger Donald Hoxha shkëlqyen në profesionalizmin, devocionin dhe pasionin e tyre, për të cilat ata u respektuan, vlerësuan dhe promovuan edhe për të cilën do të kujtohen në të ardhmen. Historia e suksesit të Forcës Ajrore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, është shkruar me sakrificat, përkushtimin dhe vetëmohimin e pilotëve dhe ushtarakëve të zotë. Pjesa më e madhe e juaja dhe këta dëshmorë, me sakrifica, aftësi dhe profesionalizëm kryen detyra të vështira, në shërbim të qytetarëve shqiptarë, në situata emergjente apo fatkeqësish, ditën apo natën”,- vijoi më tej ministrja Kodheli, e cila hodhi poshtë çdo dyshim për shpalljen dëshmorë të dy pilotëve.” Pavarësisht vlerësimeve të Prokurorisë lidhur me aksidentin e një viti më parë, në vlerësimin tim, të kolegëve të mi, të shokëve dhe të eprorëve të Floranit dhe Donaldit, jemi së bashku të palëkundur në atë që kemi menduar që në fillim të herës, se pilotët e meritojnë dhe e kanë merituar plotësisht titullin “Dëshmor i Atdheut”, të cilin e paguan me çmimin më të lartë, jetën e tyre.”- tha ministrja Kodheli.

020 Të pranishmit vendosën kurora dhe buqeta me lule në memorialin kushtuar pilotëve të rënë në Bazën Ajrore të Farkës.
Në 1-vjetorin e rënies së kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha, salla kryesore e kësaj baze u pagëzua me emrin e dy dëshmorëve, ku ministrja Kodheli zhvilloi një bisedë me të afërmit e dëshmorëve.

Kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha, ranë në krye të detyrës në mesditën e 6 prillit të vitit 2016 gjatë një misioni stërvitor në liqenin e Shkodrës, duke e çuar në 41 numrin e dëshmorëve të aviacionit shqiptar.

ma.me

Next Post
Franca kërkon që Assadi të gjykohet për krime lufte

Franca kërkon që Assadi të gjykohet për krime lufte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In