• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përkujtimoret” e PD dhe një paralele me 32 vitet e para të Enver Hoxhës

by Mero Baze
14/01/2023 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka nisur të shkojë qytet më qytet për “përkujtimoret” e PD 32 vite më parë. Nuk di se çfarë emocione u ngjallë atyre të rinjve që gjen aty, të cilët kanë lindur pasi është themeluar PD, por dhe nëse ka mbetur ndonjë themelues gjallë, e ka të vështirë të bëjë një bilanc të PD në 32 vite, në raport me objektivin e saj.

Sot 32 vite pas themelimit të PD, si partia e parë pro perëndimore në Shqipëri, Sali Berisha në fjalën e tij kryesore në Durrës u fokusua tek sulmi ndaj ambasadores së SHBA dhe ambasadorit të Britanisë së Madhe. Pra ata që më 1990 bërtisnin “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, sot dëgjojnë kryetarin e tyre t’u thotë se Evropa dhe SHBA janë të korruptuar se nuk më duan mua dhe familjen time. Dhe mbi të gjitha, premton se do fitojë mbi ta!

Nëse krahason çfarë bëri Enver Hoxha për 32 vite në pushtet me Partinë e Punës dhe çfarë bëri Sali Berisha me PD për 32 vite, e vetmja pikë takimi është që pas 32 vitesh të dy ngelën vetëm dhe bëjnë thirrje të mbështeten mbi forcat e veta.

32 vjet pasi kishte marrë pushtetin në Shqipëri, Enver Hoxha i kishte konsumuar gjithë betejat e tij. Ishte lidhur fillimisht me Jugosllavinë, por kur Tito desh ta zëvendësonte, u prish me ta dhe u lidh më fort me Stalinin.

Kur Hrushovi nisi të ndryshonte gjithë sekretarët e Parë në Lindje, për të revizionuar stalinizmin, Hoxha u prish me të dhe u lidh me kinezët.

Deri më 1976, pra 32 vite pas marrjes së pushtetit, ai ishte prishur me një superfuqi dhe dy vende të mëdha me ndikim në botë si Kina dhe Jugosllavia.

Më 1976, pas vdekjes së Mao Ce Dunit dhe afrimit të Kinës me SHBA, ai nisi prishjen me Kinën dhe mbështetjen në forcat e veta.

Viti 976 ishte viti i prodhimit të bukës dhe çelikut në vend. Dhe mbi të gjitha, ishte viti që ne shpallëm se jemi në gjendje “të jetojmë, luftojmë, e veprojmë si në rrethim”.

Është fiks ajo që Berisha u tha sot demokratëve në Durrës, se Perëndimi na ka sulmuar me disa ambasadorë të korruptuar, por ne jemi ngritur më të fortë në këmbë.

Dhe thotë pastaj pse i përmendin demokratëve barin! As bar s’do ketë!

Next Post
“Më jep një mundësi tjetër”/ Luizi nuk i ndahet Kiarës: Të jap fjalën që do ndryshoj

"Më jep një mundësi tjetër"/ Luizi nuk i ndahet Kiarës: Të jap fjalën që do ndryshoj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

February 26, 2026
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

February 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Shkurt 2026

February 26, 2026
Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

February 26, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

February 26, 2026
I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

February 26, 2026
“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

February 26, 2026
“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

February 26, 2026
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

February 26, 2026
Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In