• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përkufizimi i së keqes dhe i betejës me të

by Preç Zogaj
13/01/2024 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Opozita si rregull del nga humbja e zgjedhjeve. Duke qenë kjo një pasojë dhe jo një zgjedhje e vullnetshme nuk ka vend këtu as as për turp, as për mburrje. Por subjektet politike në opozitë e nderojnë pozicionin e tyre me efikasitetin që tregojnë për të mbrojtur vlerat e demokracisë dhe për ta mundur qeverinë në zgjedhjet e ardhshme. Bota demokratike ka njohur plot raste kur rrotacioni i pushtetit ka qenë një stafetë nga e mira në një të mirë më të mirë. Për Shqipërinë, rrotacioni si votë pozitive për opozitën mbetet një ëndërr edhe në dakadën e katërt të demokracisë. Katër rrotacionet e rregjistruara ( 1992, 1997, 2005, 2013) kanë ndodhur kryesisht si një votë “jo” për qeverinë e zhytur në korrupsion e skandale, votë e cila është përkthyer automatikisht në një votë “po” për opozitën. Tani, në vitin e tretë të madatit të tretë të qeverisë “Rama” kemi shkuar më larg.

Ekziston një shumicë e qartë e zgjedhësve aktivë brënda vendit që kanë mendim negativ për qeverinë. Por kjo e dhënë e dalë nga zgjedhjet e vitit të shkuar dhe sondazhet në vijimësi nuk është përkthyer në votë “po” për opozitën. Që do të thotë se në optikën elektorale opozita e fragmentuar politike nuk gëzon e nuk merr as bonuset e së keqes me të vogël. Në këtë mënyrë rrotacioni i pushtetit rresikon të ngecë edhe më tej si kau në brinjë. Nuk po ndalem te shkaqet klasike që çojnë në atrofozimin e partive opozitare dhe në kastrimin e aksionit opozitar, të tilla si privatizim-uzurpimi de fakto i funksioneve drejtuese nga drejtues të vetquajtur të pazevendësueshëm, mungesa e qarkullimit të elitave, mbyllja dhe trashja e mendjeve, mungesa reale e demokracisë së brendshme, uniformimi dhe kllounizimi i shëmtuar i ligjerimit deri dhe grimasave, komportimi sektar, pa klas dhe njerzëllek, mungesa e idevetë reja dhe programeve të elaboruara, kapja nga korrupsioni, izolimi nga miqtë dhe partnerët ndërkombëtare, raportet e deformuara me ligjin, lirinë dhe të mirën e përbashkët që përbëjnë parimet morale të shoqërisë demokratike, e tjerë.

Po fokusohemi të një çeshtje tjetër e veçantë, që lidhet me përkufizimin e së keqes që duhet mposhtur dhe të kundërshtarit apo armikut që duhet mundur. Sa më real ky përkufizim, aq edhe më e madhe premisa për sukses, na mëson Rajmond Aron. Që kundërshtari është kryeministri Rama dhe që beteja e opozitës është kundër qeverisë së tij, kjo s’do mend e kalem, siç thotë populli. Opozita ka patur material për të bërë opozitë që në javën dhe muajin e parë të instalimit të kësaj qeverie. E jo më sot kur materiali në fjalë është bërë mal. E verteta është se të trija opozitat kryesore, Rithemelimi , PD zyrtare dhe Partia e Lirisë , sikurse partitë me të vogla aelate me to e kanë patur dhe e kanë korrupsionin qeveritar dhe aspektet e tjera të shumta të keqqeverisjes targetin kryesor të operandit të tyre . Kjo betejë nuk kalon kurrë pa jehonë dhe pa rrezultate, pavarësisht zhurmimit të saj nga altoparlantet e fuqishëm të qeverisë. Por siç e kemi parë Berisha dhe Rithemelimi i taksin Ramës edhe kapjen dhe dirigjimin e organeve të reja të drejtësisë.

Për rrjedhim janë në betejë edhe me SPAK. Më tej, ata i taksin Ramës fuqinë për të vënë në lëvizje vendimet e SHBA për sanksionimet, në rastin konkret të Berishës. Nuk ka dyshim se Rama me të tijtë kanë berë çfarë kanë mundur për të mbajtur nën hyqëm SPAK-n dhe drejtësinë e re. Tensionet me SHBA për këtë shkak dhe loja e nën rrogoz për t’ja hedhur superfuqisë që qëndron prapa drejtësisë së re në Shqiperi shpërthyen dhe dolën në dritë për mbarë publikun me rastin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, zotit Dumani. Kur siç dihet përfaqësuesja e Presidentit Biden, ambasadorja Juri Kim, shkoi vetë përsonalisht në seancë për të ndikuar me praninë e saj zgjedhjen që u bë, e ndryshme nga ajo që dëshëronte Rama me shokë. Ajo seancë mbetet shfaqja më e qartë e vendosjes së kryeministrit shqiptar dhe SHBA në dy skajet e litarit në lidhje me pavarësinë e drejtësisë nga qeveria dhe politika. Veç kësaj, siç dihet botërisht, përmes ish zyrtarit të FBI-së, McGonigal, trashmë i dënuar nga drjetësia amerikane,

Rama është angazhuar të vëre ne lëvizje në forma të paligjshme institucionet amerikane kundër shefit të opzitës në atë kohë zotit Basha. Jo kundër Berishës, siç përpiqen t’i mbivendosin fytyrat dhe emrat si në smartphon të interesuarit. Rama ka dështuar në të dyja përpjekjet e tij të larpermendura. Ai nuk është SPAK. Aq më pak është dikush që lëviz fije në SHBA. Përkundrazi. Përmendja e tij me emër në një raport të kongresmenëve demokratë të Kongresit rreth qëndrimit dhe takimit të tij me McGonigal në hotelin “Tramp” në vitin 2020 është një tregues i radhës i distancës së admintratës së Presidentit Biden me të, për të mos thënë identifikimi i tij si problemi dhe jo më si zgjidhja në qeverisjen e Shqipërisë. Ngulmimi i Rithemelit për ta përfshirë si kundërshtar dhe armik në një paketë me SPAK në mënyrë të drejtërsëdrejtë dhe me SHBA në mënyrë të tërthortë është i kërkuar, arbitrar, pa asnjë shans për të rritur mbështetjen popullore. Sepse ndërsa ka vertetë një shumicë qytetarësh kundër qeverisë, ka paralelisht një shumicë të madhe pro SPAK dhe SHBA-ve që mezi presin vendosjen e sundimit te ligjit dhe parimit “askush mbi ligjin” në vend.

Next Post
Manja i shtriu dorën opozitës për amnistinë, përgjigjet Sula: Nuk jemi fasadë e mazhorancës

Manja i shtriu dorën opozitës për amnistinë, përgjigjet Sula: Nuk jemi fasadë e mazhorancës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In