• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përkthyesi i Kadaresë në gjermanisht: Ishte unik dhe s’mund të ketë tjetër

by A R
04/07/2024 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shkrimtar unik dhe të papërsëritshëm e konsideron Joakim Rëm kolosin e letrave shqiptare, Ismail Kadare, i cili përktheu në gjermanisht librat e tij. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ekspres” në RSTH, Rëm tregon edhe njohjen me Kadarenë, fillimisht si autor dhe më pas edhe si person.

“Nga shtypi shqiptar e mora lajmin e trishtë. Me Kadarenë si autor jam njohur në mesin e viteve 70’, ku në Gjermani doli një roman i përkthyer nga frëngjishtja në atë kohë me titullin “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur” por për çudi Shqipëria e këtij romani nuk ishte në përputhje me idetë tona. Kontaktin e parë personal me Ismailin e kisha në vitin 1985 në Hotel Tirana në lidhje me planin e një botimi të mundshëm. Ai ishte shumë i sjellshëm, miqësor, por edhe i kujdesshëm sepse në atë kohë në ambientet e Hotel Tirana dihej që ishte në mbikëqyrje. Unë mora përsipër të përkthej librin ‘Kronikë në gurë’”, tregon ai.

Ndalur te marrëdhëniet me gjeniun e letërsisë shqiptare, Rëm shprhet: “Unë pas vitit ’85 kisha kontakte të rregullta me Ismailin, ndërsa sa i përket përkthimit ai nuk ndërhynte kurrë, kurrë. Puna e tij ishte të kryente vepra madhështore, ndërsa detyra ime ka qenë transmetimi i tyre në gjuhën gjermani pa cenuar atë madhështi”.

Sipas përkthyesit, Kadare nuk ishte vetëm një shkrimtar, por një fenomen ku shkrihej plotësisht njeriu me letërsinë.

“Me mua ishte shumë miqësor. Në 40 vite që njiheshim, kishim shumë kontakt dhe ishte shumë shumë njerëzor. Si njëri në përgjithësi ishte pak i distancuar dhe kjo shpjegohet lehtë me barrën e famës që duhej të mbante. Por përsa i përket personalitetit të tij ka qenë diçka tjetër që duhet të merret parasysh. Ismaili nuk ka qenë vetëm shkrimtar, por një fenomen. Ai ka patur një shkrirje të plotë të njeriut me letërsinë. Gjithçka që i ndodhte e perceptonte me sensorët e shkrimtarit e regjistroi dhe e përdori më vonë në letërsinë e tij”, tha Rëm.

Kadare u nda nga jetë mëngjesin e kësaj të hëne (1 korrik). Lamtumira e fundit iu dha ditën e sotme, ndërsa emir i tij është i jetësuar përjetësisht në galerinë e pafundme të veprave të tij.

/a.r

Next Post
“Situatë inkurajuese”, Celibashi për Reformën Zgjedhore: Duhet të fillojë dhe përfundojë sa më shpejt

KQZ shqyrton sot mandatin e Fredi Belerit, projektvendimi: S’mund të ushtrojë detyrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Do trafikonte 350 kg drogë drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari i kamionit

March 2, 2026
Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

March 2, 2026
Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

March 2, 2026
“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Vila 31 nuk duhet djegur

March 2, 2026
Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

March 2, 2026
Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

March 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

PD depoziton në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut: Jemi pro arrestimit!

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In