Shqipëria gjatë orëve të fundit ndodhet nënë presionin e kushteve atmosferike të ftohta, çka ka sjellë ulje temperaturash si dhe reshje shiu në të gjithë territorin.
Përgjatë orëve në vijim pritet të rritet intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin.
Ndërkohë që gjatë natës në zonat malore pritet që të ketë reshje në formë dëbore.
Koha e vranët e shoqëruar me reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë pritet të vijojë edhe përgjatë ditës së nesërme.
/e.d