• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Përkeqësohet indeksi i cilësisë së jetës, Shqipëria e fundit në rajon

by A R
12/07/2016 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria renditet e 80-a në botë 161 nga shtete në indeksin e cilësisë së jetës 2015, publikuar së fundmi nga firma britanike Henley & Partners, duke u përkeqësuar me dy vende në raport me 2014-n. Shqipëria ka marrë një pikësim prej 32% në 2015-n, nga 32.3% që kishte një vit më parë. Ky është viti i parë që nga 2012-a, kur raportohen të dhënat, që ka një përkeqësim tw kwtij treguesi(sa më e lartë shifra, aq më e mirë është cilësia e jetesës).

Në hartë, Shqipëria është në zonën e vendeve me cilësi të mesme jetese, në grupin e parafundit (në fund janë grupet me cilësi të ulët jetese).

Ashtu si në pjesën më të madhe të renditjeve të tjera, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria renditet në fund, duke mbetur madje prapa edhe Bosnjë Hercegovinës, njw shtet qw ka nivel tw ardhurash pwr frymw tw krahasueshme me Shqipwrinw dhe vuan nga probleme tw shumta etnike.

Rumania dhe Bullgaria janë shtetet me cilwsi mw tw mirw jetese nw rajon, përkatësisht në vendin e 26 dhe 27, tw ndjekura nga Kroacia nw pozicionin e 29. Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi renditen njëra pas tjetrës, në vendet 64-66. Bosnja është e 77-a dhe vetëm pas tyre vjen Shqipëria e 80-a.

Indeksi i Cilësisë sw Kombësisë ka renditur 161 shtete, duke i vlerësuar bazuar në fuqinë ekonomike të çdo vendi, shëndetësinë, edukimin, standardin e jetesës dhe nivelin e paqes dhe stabilitetit. Raporti i diferencon kombësitë sipas vendeve, duke marrë në konsideratë se sa e lehtë është për qytetarët që të udhëtojnë pa vizë dhe të jetojnë e punojnë jashtë.

Bazuar në këta faktorë, çdo kombësi ka një pikësim midis 0% – 100%. Sa më i lartë është pikësimi, aq më e mirë është cilësia e jetesës.

Në vend të parë është Gjermania, me pikësim 83.1%, që renditet lart për shkak të aftësisë për të jetuar dhe punuar lehtësisht në një numër të madh vendesh pa viza; gjermanët mbajnë pashaportën më të fortë me akses pa viza në 177 shtete, sipas Indeksi të Kufizimevr me Viza të Henley & Partners.

Kombësia daneze ka cilësinë e dytë më të mirë të jetesës, me pikë 83%, e ndjekur nga Finlanda, me 82%.

Nuk është surprizë që vendet e Unionit renditet lart. Shtetet e Bashkimit Europian kanë pasur një rezultat të mirë në sajë të marrëveshjes së lirive të BE-së, që u mundëson qytetarëve të BE-së të lëvizin, punojnë dhe votojnë lirisht në vende të tjera anëtare, sipas një njoftimi për shtyp nga Henley & Partners. (monitor / r.a)

Më poshtë janë 10 vendet me cilësinë më të mirë të jetesës dhe pikësimet e tyre.

  1. Franca — 80.9%
  2. Austria — 81%
  3. Irlanda — 81%
  4. Islanda — 81.6%
  5. Suedia — 81.6%
  6. Norvegjia — 81.7%
  7. Finlanda — 82%
  8. Danimarka — 83%
  9. Gjermania — 83.1%
Next Post

A do t’i thotë Berisha “Po” Uashingtonit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ukraina synon të prodhojë raketa Patriot me licencë, Zelensky: E diskutuam me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Ukraina synon të prodhojë raketa Patriot me licencë, Zelensky: E diskutuam me Trump në Shtëpinë e Bardhë

July 28, 2026
Zjarret riaktivizohen në jugperëndim të Francës, evakuohen edhe 4 mijë persona dhe paralizohen 14 500 biznese

Zjarret riaktivizohen në jugperëndim të Francës, evakuohen edhe 4 mijë persona dhe paralizohen 14 500 biznese

July 28, 2026
Patos/ Zjarr i madh shkrumbon fermën blegtorale, digjen mbi 10 krerë bagëti! Dëmet arrijnë 7 mln lekë

Patos/ Zjarr i madh shkrumbon fermën blegtorale, digjen mbi 10 krerë bagëti! Dëmet arrijnë 7 mln lekë

July 28, 2026
E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni

July 28, 2026
Zyrtare/ Ja kush është trajneri i ri i kombëtares italiane të futbollit

Zyrtare/ Ja kush është trajneri i ri i kombëtares italiane të futbollit

July 28, 2026
Rriten eksportet e “Tre Risive Versioni 2.0″

Rriten eksportet e “Tre Risive Versioni 2.0″

July 28, 2026
“Kurti po tenton ta kontrollojë masën”, deputeti i PDK-së akuzon Vetëvendosjen: Qindra profile false dhe sulme ndaj UÇK-së e opozitës

“Kurti po tenton ta kontrollojë masën”, deputeti i PDK-së akuzon Vetëvendosjen: Qindra profile false dhe sulme ndaj UÇK-së e opozitës

July 28, 2026
Momente paniku në Korçë! Automjeti godet karrocën me fëmijën e vogël

Momente paniku në Korçë! Automjeti godet karrocën me fëmijën e vogël

July 28, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

“Mund të shkatërrojmë ura dhe termocentrale brenda pak orësh”, Trump kërcënon sërish Iranin

July 28, 2026
Shqipëria ngjitet me shpejtësi drejt integrimit të BE-së, vetëm 0.1 pikë larg Malit të Zi!

Shqipëria ngjitet me shpejtësi drejt integrimit të BE-së, vetëm 0.1 pikë larg Malit të Zi!

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com