• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përkeqësimi i motit, policia: Ja situata dhe problemet në çdo qark

by Java News
16/01/2016 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjatë orëve të mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me vranësira mesatare, reshje shiu, të cilat në zonën qëndrore janë mbi mesataren, kurse në zonën veriore vazhdon rënia e dëborës, por jo me intesitet të lartë. Ministria e Puneve te Brendshme raporton si meposhte situaten deri ne oren 17:00 te se shtunes:
Qarku Kukës. Dëbora që ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm vazhdon të bjerë me intesitet të ulët. Lartësia e dëborës në qarkun e Kukësit në qytete eshte: Kukës 7 cm, Tropojë 10 cm dhe Krumë 8 cm.
Të gjitha akset kombëtare dhe rurale janë të hapura. Subjektet kontraktore janë në gatishmëri dhe kanë të gjitha mjetet dhe forcat gjatë segmenteve problematike.
Në Rrugën e Kombit qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme dhe reshjet e pakta të dëborës nuk kanë sjellë pengesa. Në këtë aks punojnë 9 mjete borëpastruse për mirëmbajtjen e rrugës.
Qarku Dibër. Gjatë orëve në vazhdim edhe në këtë qark ka patur reshje të dobëta shiu dhe në lartësitë e mëdha reshjet janë në formë dëbore por jo intensive.
Lartësia e dëborës sipas njësive administrative është: Njësia administrative Kala e Dodes 15 cm, aksi rrugor i kalueshëm. Njësia administrative Lurë rreth 20 cm, aksi rrugor Lurë-Rëshen për momentin i kalueshëm.

Njësia Administrative Selishte 10, aksi rrugor Muhurr- Selisht i kalueshëm.

Njësia administrative Arras ka patur rrëshqitje dheu në fshatin Grikë Noke, po punohet nga Njësia administrative për hapjen e rrugës. Njësia administrative Ostren 10 cm, Njësia administrative Trebisht 10 cm, aksi rrugor Ura e Cerenecit- Stëbleve i kalueshëm.

Mungon energjia elektrike në Njësine administrative Shupenzë.
Akset rrugore nacionale janë të kalueshme dhe subjekte kontraktore janë në gatishmëri të plotë për pastrimin e rrugëve.
Qarku Elbasan. Gjatë orëve në vijim ka patur reshje mesatare shiu dhe në lartësinë mbi 600 m reshjet kanë qënë në formë dëbore.
Në këtë qark ka prezencë të dëborës si në Qafë Thanë 15 cm dhe në Stëblevë, Librazhd 15 cm.
Nuk raportohen bllokime rrugësh, por në segmentin rrugor Librazhd – Prenjas ka vështirësi në qarkullim për shkak të rënies së inerteve. Subjekti kontraktues ka mjete të gatshme që ndërhyjnë duke larguar dhe pastruar rrugën.
Për shkak të rënies së reshjeve ka rritje të nivelit të ujit në lumen Devoll, por nuk ka probleme për daljen e tij nga shtrati.
Qarku Shkodër. Në rrethin e Shkodrës ka reshje mesatare shiu, kurse në rrethin e Pukës dhe Malësisë së Madhe reshjet janë të pakta, por për shkak të uljes së madhe të temperaturës shiu është në formë akulli.
Në rrugët kombëtare të rrethit të Pukës, si Qafë Mali- Qafë Shllak- Fierzë, Fushë Arzë- Iballë ka vështirësi kalimi për shkak të ngricave, por rrugët janë të hapura.
Qarku Korçë. Në të gjithë qarkun ka reshje shiu, kurse në zonat malore reshjet janë në formë dëbore. Në Qafë Plloçë, Qafë Qarri dhe Qafë Bigllë të fshatit turistik Dardhë ka prezencë të dëborës dhe vazhdojnë reshjet me intesitet mesatar. Nuk ka bllokime të rrugëve por në disa segmente rrugore qarkullimi bëhet me zinxhirë.
Qarku Berat. Në këtë qark bien reshje intensive shiu, kryesisht në rrethin e Beratit dhe të Skraparit. Në zonat malore të Skraparit bien reshje intensive dëbore.
Ujerat e lumenjve në këtë qark kanë filluar të rrisin prurjet e tyre. Rritje të theksuar ka pasur lumi i Osumit i cili po afrohet në nivelet kritike.
Prefekti së bashku me një grup punonjësish nga institucioni i tij po inspektojë përgjatë brigjeve të këtij lumi.
Qarku Tiranë. Në të gjithë qarkun e Tiranës ka pasur reshje mesatare shiu.
Ujrat e lumit të Tiranës janë rritur, por nuk kanë shkaktuar probleme përmbytjesh në banesa apo toka bujqësore.
Gjendja e lumit të Tiranës në pjesën e poshtme të urës së Kamzës, nuk ka rritje të nivelit të prurjeve.
Përfaqësuesit e emergjencave të bashkisë po monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për evakuimin e familjeve, në qoftëse do të rrezikohen nga përmbytja. Për familjet është përgatitur një strehim provizor në konviktet e Universitetit Bujqësor.
Forcat dhe mjetet e bashkisë së Tiranës janë në gadishmëri për të bërë evakuimin e tyre.
Qarku Lezhë. Në qarkun e Lezhës vazhdojnë reshjet e shiut me intesitet mesatar. Të gjithë hidrovoret janë në punë dhe po punojnë me kapacitet të plotë.
Në rrugën e Kombit, në fshatin Skuraj, të Njësisë Administrative Milot po punojnë 7 mjete transporti kamionë vetëshkarkues të Ushtrisë dhe 3 fadroma të subjektit kontraktues, për riparimin e argjinaturës së dëmtuar nga prurjet e lumit Mat për shkak të rritjes së shkarkimeve në Hidrocentralin e Shkopetit dhe Ulzës.
Në vendngjarje po monitoron punimet Shemsi Prençi, Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile dhe Prefekti i qarkut të Lezhës.
Me ndërhyrjen e DPEC pranë Drejtorit të H/C të Shkopetit dhe Ulzës shkarkimet e tyre janë ulur.
Qarku Gjirokastër. Në të gjithë qarkun ka reshje mesatare shiu.
Të gjitha rrugët kombëtare dhe rurale janë të qarkullueshme dhe pa probleme.
Lumi i Vjosës ka filluar të rrite prurjet e veta sidomos nga pjesa që vjen prej burimeve në tokën greke. Deri në këto momente nuk ka arritur nivele kritike dhe nuk përbën shqetësim për përmbytje të tokave bujqësore apo banesave.
Next Post

Ç'duhet të hamë në të ftohtë që të mbrojmë shëndetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktivistja turke kërkoi lirinë, Apeli i Tiranës e lë në qeli dhe i hap rrugën ekstradimit të kundërshtares së Erdogan: Mund të largohet në Francë!

Aktivistja turke kërkoi lirinë, Apeli i Tiranës e lë në qeli dhe i hap rrugën ekstradimit të kundërshtares së Erdogan: Mund të largohet në Francë!

August 21, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme në Serbi: Më 18 ose 25 tetor

“Do mbahen më 18 ose 25 tetor”- Vuçiç flet për zgjedhjet e parakohshme në Serbi dhe jep dy datat e mundshme

August 21, 2026
“Putin po kërkon përforcime nga Kim Jong Un”- Inteligjenca e Ukrainës ngre alarmin: Koreja e Veriut do dërgojë 50 mijë trupa në Rusi!

“Putin po kërkon përforcime nga Kim Jong Un”- Inteligjenca e Ukrainës ngre alarmin: Koreja e Veriut do dërgojë 50 mijë trupa në Rusi!

August 21, 2026
Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

August 21, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Dy shifrat që tregojnë dështimin politik”- Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve!

August 21, 2026
“El Nino” alarmon Botën, do jetë më i fuqishmi në historinë e njerëzimit! Priten rritje rekord e temperaturave dhe katastrofa natyrore

“El Nino” alarmon Botën, do jetë më i fuqishmi në historinë e njerëzimit! Priten rritje rekord e temperaturave dhe katastrofa natyrore

August 21, 2026
Rikthimi i emigrantëve pas pushimeve, fluks i lartë në pikën e Qafë-Botës, radhë të gjata në hyrje drejt Greqisë!

Rikthimi i emigrantëve pas pushimeve, fluks i lartë në pikën e Qafë-Botës, radhë të gjata në hyrje drejt Greqisë!

August 21, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Lufta SHBA-Iran, nafta mund të shkojë deri në 3 euro për litër, çmimi do rritet brenda pak muajsh nëse kriza në Hormuz përkeqësohet

August 21, 2026
Siguroi mjetet dhe kushtet për vrasjen e 2 personave, ekstradohet nga Franca 43-vjeçari

Pjesë e organizatës së Jetmir Papës, Greqia sjell nën pranga të kërkuarin Florian Vuka! Grupi akuzohet se trafikoi mbi 7 tonë kokainë

August 21, 2026
“Sokrat, jemi këtu o shpirt, o vlla!”- Vrasja e turistit portugez në Ksamil, dalin para Gjykatës 11 të arrestuarit, familjarët i mbështesin me thirrje! (VIDEO)

“Sokrat, jemi këtu o shpirt, o vlla!”- Vrasja e turistit portugez në Ksamil, dalin para Gjykatës 11 të arrestuarit, familjarët i mbështesin me thirrje! (VIDEO)

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com