• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përkëdhelja e Maqedonisë nga Perëndimi, ose: Çka duhet të mësojë Kosova

by Enver Robelli
23/09/2018 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Angela Merkel ishte në Shkup. Kancelarja gjermane u tha qytetarëve të Maqedonisë se referendumi për çështjen e emrit është shans historik. James Mattis ishte në Shkup. Ministri amerikan i Mbrojtjes e citoi Angela Merkelin dhe u tha qytetarëve të Maqedonisë se referendumi për çështjen e emrit është shans historik. Mattis premtoi ndihmë për ushtrinë maqedonase, ndërsa Kongresi amerikan ka ndarë 8 milionë dollarë për Maqedoninë për të luftuar propagandën ruse. Heiko Maas ishte në Shkup.

Ministri i Jashtëm gjerman takoi politikanët, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe me homologun e tij maqedonas shijoi birra në Shkup. Edhe kryediplomati gjerman nënvizoi se referendumi për emrin është i rëndësishëm. Zyrtarë të BE-së ishin në Shkup. Edhe ata thanë se referendumi është i rëndësishëm për të ardhmen e qytetarëve të Maqedonisë dhe gjeneratave të ardhshme.

Presidenti Donald Trump i dërgoi mesazh qytetarëve të Maqedonisë. Ai tha se vota pozitive në referendum dhe hyrja e Maqedonisë në NATO do t’i sjell këtij vendi mirëqenie dhe stabilitet. Nënpresidenti Mike Pence priti Zoran Zaevin në Shtëpinë e Bardhë. Ky ishte një nder i madh për kryeministrin maqedonas. Presidenti francez Emmanuel Macron iu drejtua qytetarëve të Maqedonisë me mesazh inkurajues për të votuar për ndryshimin e emrit të shtetit.

Kryeministri Zoran Zeav dhe ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov arritën një marrëveshje për çështjen e emrit dhe tërë bota perëndimore po ia shtron Maqedonisë qilimin e kuq. Hyrja në NATO e garantuar, fillimi i negociatave për anëtarësim në BE po ashtu. Zaev dhe Dimitrov kanë arritur brenda pak muajsh të ndryshojnë pozitivisht imazhin e Maqedonisë. Zaev e ka takuar kryeministrin grek Aleksis Cipras në fund të janarit në Davos. Domethënë brenda tetë muajve Maqedonia ka arritur të bëjë një kthesë historike, për të cilën nuk kanë qenë të aftë paraardhësit në pushtet të Zaevit dhe sidomos Nikolla Gruevski, i cili përgjonte mijëra qytetarë, keqpërdorte paratë e buxhetit, madje dyshohet se inskenoi një përleshje të forcave maqedonase me një grup aventurierësh, naivësh dhe kriminelësh shqiptarë, shumica nga Kosova.

Pra, një ndër arsyet e kësaj përkëdheljeje të Maqedonisë ka të bëjë edhe me ndryshimet politike në këtë vend. Zaev dhe Dimitrov dhe ekipi i tyre nuk janë përmendur për korrupsion masiv, madje kanë shporrur nga pushteti një diktator të vogël prorus dhe kleptokrat si Gruevski, i cili kishte blerë veturë zyrtare për më shumë se gjysmë milioni euro. Për këtë është dënuar nga gjykata e shkallës së parë.

A duhet të mësojë Kosova diçka nga vendi fqinj? Shkurt e shqip: Kosova nuk është vend i prapambetur, Kosova ka së paku nja 100 veta që për nga përgatitja dhe përvoja janë larg më të avancuar se Zaevi. Përse nuk ka Kosova kryeministër një profil krejt tjetër nga ky i tanishmi? Një profil që pranohet nga opinioni ndërkombëtar? Që pritet në zyrat e rëndësishme perëndimore?

Shumë njerëz në Kosovë që do të mund ta përfaqësonin Kosovën denjësisht, janë jashtë politikës për shkak se që nga viti 1999 të merresh me politikë në Kosovë domethënë të hysh në ujërat e turbullta të korrupsionit e krimit që kontrollohet nga partitë kryesore politike. Andaj shumë njerëz të ndershëm rrinë larg llumit politik. Organizimi jashtë llumit politik po rezulton i vështirë në Kosovë. Në fakt, edhe në Maqedoni ka qenë vështirë: jo rastësisht Grueveski qëndroi mbi një dekadë në pushtet. Por, Zaev me vendosmërinë e tij dëshmoi se ndryshimet janë të mundshme.

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov para se të merrte postin në Shkup ka punuar në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale. Me gjithë respektin për personalitetin e tij, Kosova me siguri ka nja 100 kuadro më të kualifikuara dhe me më shumë përvojë nëpër botë se Dimitrov. Por, partitë e pushtetit në Kosovë nuk e kanë hallin e prezantimit të denjë të vendit në botë. Me rëndësi që në poste diplomatike të rehatohen militantët, të paaftit, benzinëshitësit, gratë e frustruara dhe konfliktuoze, burrat që nga postet e tyre diplomatike në Perëndim merren me bashkërenditjen e fushatës elektorale të kësaj apo asaj partie të krahut të luftës në Kosovë.

Shkurt e shqip: në vend se Kosova të kishte në krye të diplomacisë një personalitet serioz, ajo «kryediplomat» ka zgjedhur një njeri që luan «bzzzzzzzzzz». Kur «Mister Bzzzzzzzzzz» pret në Prishtinë shefin e diplomacisë maqedonase, ekipi i tij është aq i padenjë, saqë zyrtarët shqiptarë të Ministrisë së Jashtme maqedonase, të cilët shoqërojnë Nikolla Dimitrovin, fillojnë të turpërohen. Dhe kjo është normale: çdo shqiptar i Maqedonisë turpërohet kur e sheh Kosovën kështu, sepse gati çdo shqiptar i Maqedonisë i moshës mbi 50-vjeçare ose ka kryer shkollimin e lartë në Kosovë, ose ka ndonjë lidhje familjare me Kosovën, pa përmendur këtu ndjeshmërinë e përbashkët kombëtare. Kosova vazhdon me lojën «bzzzzzzzzzz», Maqedonia me «lojën» e integrimeve konkrete në NATO dhe BE.

a.ç

Next Post
Pakti me Greqinë/ Koloneli i ‘Detit’: Pse përfaqësuesi i Metës nuk firmos draftin?

Pakti me Greqinë/ Koloneli i 'Detit': Pse përfaqësuesi i Metës nuk firmos draftin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Nga armë e drogë, te përndjekja e vjedhja! Gjashtë persona bien në prangat e policisë

March 6, 2026
Bie vrulli politik për zgjerimin? “Politico”: Macron po bllokon procesin mes krizës politike në Francë

Alarmi në Qipro, rrjeti evropian i Macronit për të krijuar mburojën detare

March 6, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Cilat projektligje u miratuan dhe u hodhën poshtë dje mes kaosit në Kuvend?

March 6, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Rama ha darka, ata godasin institucionet”, Sejamini: Protestat e opozitës, zero rezultat

March 6, 2026
TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

March 6, 2026
“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

March 6, 2026
Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

March 6, 2026
Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In