• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Përjetësisht vonë, përjetësisht nga zori

by Skënder Minxhozi
24/07/2020 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Lulzim Basha dhe Ilir Meta zhvilluan një betejë të plotë kundër listave të hapura, gjatë javëve të fundit. Ndërsa i pari pretendonte se asnjë hapje listash nuk bëhej dot pa një referendum popullor, i dyti e pëkrahte edhe ai këtë tezë, por ju drejtua gjithashtu edhe gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për të provuar se nisma e Ramës për hapjen e listave ishte e paligjshme.  “Iniciativa në vetvete është antikushtetuese. Gjatë gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave për gjendjen jashtëzakonshme nuk mund të ndryshohet kushtetuta. Asnjë rishikim nuk mund të merret kur janë vendosur masat e jashtëzakonshme”, tha Presidenti, paçka se është e vështirë të kuptohet se për çfarë “gjendjeje të jashtëzakonshme” flet Kushtetuta.

Të dy, edhe Basha edhe Meta, pasi kanë pirë sot kafen e rradhës, mesa duket kanë ndryshuar mendje dhe taktikë për listat. Jo më referendum, jo më gjendje e jashtëzakonshme. E tha kreu i PD, teksa pranoi më në fund, pas një kundërshtimi disajavor, se partia e tij është dakord me hapjen e listave. Por, tha ai, pa prekur koalicionet.

Më në fund Basha e kuptoi se nuk ka asnjë përfitim politik nga mosndarja e dy temave. Kuptoi se duhej të kishte përkrahur idenë e hapjes së listave, duke fokusuar energjitë tek ruajtja e koalicioneve. Do të kishte qenë qasja taktike më e mençur dhe njëkohësisht më problematike për Edi Ramën.

Por siç e dimë nga ajo që kemi parë e dëgjuar këto shtatë vitet e fundit, Lulzim Basha s’ka shumë lidhje me taktikën. Ai vijon të mos dalë dot një hap para Ramës thuajse në asnjë rast. Vijon t’i vijë pas, e të hedhë hapin pasi ka parë rivalin e tij të çajë përpara.

Kalimi i marrëveshjes së 5 qershorit në parlament dhe sidomos përshëndetja në kor që i bënë votimit diplomatët e huaj, ka qenë këmbana e alarmit për opozitën dhe presidentin, në lidhje me marrëveshjen tjetër që ndodhet pas dere: atë mes PS e opozitës parlamentare.

Kafja e rradhës që Ilir Meta konsumoi me Lulzim Bashën, jo vetëm e ekspozon kryetarin e shtetit edhe më keq, në raport me detyrqën dhe postin që mban, por zbulon edhe konfuzionin e tij ndaj procesit të reformës zgjedhore. Pak minuta pas deklaratës së Bashës për listat, Meta refuzoi të komentojë dhe të mbajë një qëndrim të hapur. Tha se nuk merrej me çeshtje konkrete. Megjithëse është po ai vetë, që më shumë se një herë ka deklaruar se për listat duhet të ketë referendum dhe se kushtetuta s’mund të ndryshohet për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.

Lëvizja e PD nga istikami i listave të mbyllura, hap më në fund negociatën e vërtetë drejt 30 korrikut. Drejt hapit të dytë të madh në lidhje me rregullat e zgjedhjeve. Me rreshtimin e opozitës së rrugës në favor të hapjes së listave, bie barriera që kishte ngritur njëra nga palët, për të penguar zhvillimin më substancial dhe më të rëndësishëm të kësaj reforme. Meta dhe Basha e kuptuan se nuk i ndalonin dot listat e hapura. Të shohim a do të ndalojnë dot edhe modifikimin e formulës së koalicioneve, nga treni i partive, drejt listës unitare.

Next Post
“Heronjtë” e rinj të Lulit në parlament

Në garë kush i hap më shumë listat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

March 20, 2026
“Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike

Salianji sfidon Berishën për kreun e PD, Bejko: Rruga më e mirë për partinë, të ndjekë statutin aktual

March 20, 2026
Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 20, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

March 20, 2026
“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

March 20, 2026
Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

March 20, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Lalëz? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve

March 20, 2026
Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In