• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përjashtimi nga Parlamenti/ Gjykata e Strasburgut rrëzon pretendimet e ish-deputetit Koço Kokëdhima

by Java News
12/06/2024 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut shqyrtoi të martën ankesën e ish-deputetit socialist, i cili e konsideroi të padrejtë përjashtimin e tij nga parlamenti në vitin 2016. Konkluzioni i gjykatës ishte që përjashtimi për konflikt interesi në lidhje me shitjet e një kompanie interneti nën pronësinë e tij për institucionet shtetërore ishte një vendim i drejtë.

Gjykata e Strasburgut konsideroi të drejtë përjashtimin nga parlamenti për konflikt interesi dhe hodhi poshtë pretendimet e ish-deputetit Koço Kokëdhima për cënim të të drejtave të tij zgjedhore apo cënim të reputacionit duke konfirmuar vlefshmërinë e shkarkimit nga detyra të deputetëve të cilët, në çfarëdolloj mënyre, përfitojnë apo bëjnë biznes me asetet publike. Vendimi, i publikuar në faqen e internetit të gjykatës, kritikon si “për të ardhur keq” faktin që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave nuk iu përgjigj kërkesës për këshilla të deputetit në kohën kur ky po pyeste mbi konfliktin e mundshëm të interesit por nuk e sheh këtë si një argument për të justifikuar deputetin.

Koço Kokëdhima u bë deputet i Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe u përjashtua në vitin 2016 nga Gjykata Kushtetuese, e cila shpalli mandatin e tij të pavlefshëm për shkak se në një periudhë në fillim të mandatit të tij si deputet, kompania Abissnet, nën pronësinë e tij, pati kontrata të furnizimit me internet të institucioneve të ndryshme publike. Kokëdhima e shiti kompaninë gjashtë muaj pas marrjes së mandatit të deputetit, por kjo nuk e bindi Gjykatën Kushtetuese në atë kohë. Para se ta shiste, ai  pati dërguar një kërkesë për interpretim në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, por nuk kishte marrë përgjigje.

Mungesa e përgjigjes ishte një argument shtesë për Kokëdhimën, i cili u ankua në Strasburg me argumentin se interpretimi ligjor i Gjykatës Kushtetuese kishte qenë tepër i gjerë ndërsa kontratat e internetit nuk jepnin përfitime domethënëse për të. Ai u ankua gjithashtu se e drejta e tij për jetë private ishte cënuar për shkak se përjashtimi nga parlamenti ishte raportuar gjerësisht në media, duke i dëmtuar rëndë reputacionin.

Gjykata e Strasburgut konfirmoi qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë duke rrëzuar pretendimin se deputeti nuk ishte në gjendje të parashikonte konfliktin e interesit në mungesë të një shpjegimi nga autoritetet ndërsa pretendimi për cënim të jetës private u hodh poshtë me argumentin se raportimi mediatik ishte rrjedhojë e veprimeve të atij vetë.

“Gjykata Kushtetuese [e Shqipërisë] vuri në dukje faktin që z. Kokëdhima e shiti kompaninë e tij vetëm më shumë se gjashtë muaj pas zgjedhjes. Gjykata [e Strasburgut] nuk e gjeti këtë përqasje arbitrare apo dukshëm të paarsyeshme,” thuhet në një njoftim për shtyp të gjykatës. “Për më shumë, z. Kokëdhima duhej të dinte mbi ligjet e aplikueshme dhe për rrjedhojë duhej ta kishte parashikuar se vijimi i përfitimit nga të ardhurat e krijuara nga kontratat me autoritetet publike në rolin e tij të ri si deputet mund të përbënte konflikt interesi.”

Neni 70 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë thotë mes të tjerash që “deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre.”

Në zbatim të këtij neni, deputeti Ilir Beqaj humbi mandatin në vitin 2011 pasi një kompani në bashkëpronësi të tij fitoi një tender nga Bashkia e Durrësit./m.j

Next Post
Dy ditë nga ndeshja me Italinë, Ramadani: Futemi në fushë për fitore, shpresojmë të përsërisim veten në Europian

Dy ditë nga ndeshja me Italinë, Ramadani: Futemi në fushë për fitore, shpresojmë të përsërisim veten në Europian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Del fotoja e 67–vjeçarit që humbi jetën pas shpërthimit në hyrje të pallatit në Shkodër! Kush ishte viktima Hysni Ymeri

“Tritoli u la 2 ditë i pashpërthyer te sahati elektrik, e montoi…”/ Detajet nga atentati në Shkodër, ende mister motivi dhe porositësi

January 3, 2026
Vrau gruan e më pas veten, detaje nga krimi në familje në Vlorë/ 40-vjeçarja ishte kthyer për festat e fundvitit në banesë, konfliktet…

Vrau gruan e më pas veten, detaje nga krimi në familje në Vlorë/ 40-vjeçarja ishte kthyer për festat e fundvitit në banesë, konfliktet…

January 3, 2026
“Maduro u kap nga njësia speciale elitare amerikane Delta Force”

“Maduro u kap nga njësia speciale elitare amerikane Delta Force”

January 3, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Euro në vend të Lekut më 2030, kur 100% e pagesave priten të bëhen digjitale?

January 3, 2026
Dy të vdekur nga tërmeti i fortë në Meksikë, dëmtohen dhjetëra banesa

Dy të vdekur nga tërmeti i fortë në Meksikë, dëmtohen dhjetëra banesa

January 3, 2026
Vendi “zbardhet” nga dëbora/ ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, grupet e punës në terren

Vendi “zbardhet” nga dëbora/ ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, grupet e punës në terren

January 3, 2026
Tabaku: 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin, sepse qeveria ka zgjedhur gjithmonë oligarkët mbi qytetarët

Kompensimi i pronave, Jorida Tabaku: Ligji socialist ka mbaruar afatin dhe ka dështuar në zbatim!

January 3, 2026
Bombardimet në Venezuelë, reagon Trump: SHBA kreu me sukses një sulm të madh. Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron

Bombardimet në Venezuelë, reagon Trump: SHBA kreu me sukses një sulm të madh. Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron

January 3, 2026
VIDEO-Vlorë, sherr mes të rinjve, qëllohet me armë zjarri/ Momenti i konfliktit, 2 të arrestuar (EMRAT)

VIDEO-Vlorë, sherr mes të rinjve, qëllohet me armë zjarri/ Momenti i konfliktit, 2 të arrestuar (EMRAT)

January 3, 2026
Moti i keq në vend/ Paralajmërime për rrezik përmbytjesh dhe reshje dëbore

Moti i keq në vend/ Paralajmërime për rrezik përmbytjesh dhe reshje dëbore

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com