• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përjashtimi i dytë i Lulzim Bashës

by Mero Baze
28/10/2021 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka bërë sot një akt të fort politik, I ngjashëm edhe pse jo I njëjtë për efektin Brenda partisë, me atë që bërë javën e parë të Shtatorit kundër Sali Berishës. Ai ka distancuar sot Partinë Demokratike nga Ilir Meta. Ky është një vendim I rëndësishëm politik, I cili I jep më në fund PD, një rol politik, lidhur me distancimin ndaj vijës antiamerikane në Shqipëri.

Distancimi nga Ilir Meta I jep dhe më shumë kuptim distancimi nga Sali Berisha, pasi jo vetëm zgjeron boshtin e mbështetjes së PD ndaj SHBA dhe orientimit perëndimor të saj, por I jep fund dhe qorrsokakut politik ku Berisha e Meta po kërkojnë të fusin opozitën drejt një partie “sovraniste”, antiperëndimore, që të përdoret për interesat e tyre personale.

Ilir Meta prej gati dy vitesh dhe Sali Berisha prej prillit të këtij viti, po përpiqen të devijojnë boshtin politik të PD dhe të spostojnë orientimin perëndimor të saj duke e zëvendësuar me”sovranizimin” dhe mos ndërhyrje në punët e Shqipërisë të SHBA apo Bashkimit Evropian edhe pse PD e ka në preambulën e statutit të saj orientimin euroatlantik të Shqipërisë.

Përfshirja dhe e Ilir Metës në listën e figurave politike ndaj të cilave distancohet Basha në emër të PD, në të vërtet është fillimi I një ndarje historike të PD nga qorrsokaku ku po tentojnë ta fusim Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Beteja e PD me Berishën dhe Metën nuk është betejë statuti, apo rregullash të brendshme, siç po tenton Berisha të spekuloj, por është betejë për orientimin e ardhshëm të tyre si parti properëndimore apo parti izolacioniste.

Këto janë dy parti shumë të ndryshme dhe janë prezente kudo ne Lindje si parti minore. Ajo që bën Berisha dhe Meta nuk janë të paligjshme për pluralizmin në Shqipëri, por janë të paligjshme dhe të rrezikshme për të ardhmen e PD, kur bëhen ne emër të saj.

Sali Berisha që ankohet se Lulzim Basha nuk respekton procedura administrative brenda PD, apo gjen shembuj qesharakë individësh “të persekutuar” nga Basha për shkelje statute, në fakt po flet foltore më foltore për një statut të ri të një partie, për orientim antiperëndimor të partisë dhe një ideologji te re politike. Nuk është ajo e PD. Ai po flet si kryetar I një partie të re,.

Akti I sotëm I Lulzim Bashës I heq PD dilemat nëse do të transformohet në një parti të Sali Berishës dhe Ilir Metës apo vazhdoj rrugën për të cilën është themeluar si partia e parë properëndimore në Shqipëri.

Përjashtimi I Ilir Metës nga aleanca me PD, edhe pse nuk është dramatik, siç ishte përjashtimi I Sali Berishës, edhe pse u shoqërua me më shumë të qeshura se të qara, është po aq I rëndësishëm sa ai, pasi zgjeron shtratin e një vendimi të marrë jo për interesa personale siç është vendimi ndaj Sali Berishës por për interesin themelor të PD dhe të ardhmen e saj në historinë e këtij vendi. Dhe për ta kuptuar këtë, shikoni se si të gjithë merren me “Trekëndëshin e Bermundës” meqë ka shtuar dhe Ramën, dhe jo me faktin që ka përjashtuar Ilir Metën nga bashkëpunimi me PD.

Unë në fakt kisha shkruar muaj më parë po me humor, se Basha do të distancohej nga pesëkëndëshi, Rama-Berisha-Meta-Doshi-Rakipi. Por nga të pestë këta, katër mund të qeshin, por Ilir Metës nuk I duket për të të qeshur.

Next Post
“Nesër marr valixhet e iki’

"Nesër marr valixhet e iki"... Çfarë ndodhi mes Fifit dhe Granitit pas daljes nga dënimi?

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    5 years ago

    Mero, lodhesh kot me Lulin, eshte i mbaruar!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse 13 nëntori 2026 u përfol si dita e fundit e botës? / Historia e profecisë që alarmoi miliona njerëz

Pse 13 nëntori 2026 u përfol si dita e fundit e botës? / Historia e profecisë që alarmoi miliona njerëz

November 13, 2026
Skandali| Kufizimet amerikane rrezikojnë pjesëmarrjen e bukurosheve afrikane në Miss Universe

Skandali| Kufizimet amerikane rrezikojnë pjesëmarrjen e bukurosheve afrikane në Miss Universe

November 13, 2026
Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

FOTO/ Vila, hotele dhe pagë 46 mijë euro! Demalia:Pasuria e Tritan Shehut dhe korrupsioni i vjetër që SPAK nuk e sheh

November 13, 2026
‘Luftë’ spiunazhit dhe hakerave, Gjermania i jep kompetenca të reja shërbimit sekret

‘Luftë’ spiunazhit dhe hakerave, Gjermania i jep kompetenca të reja shërbimit sekret

November 13, 2026
24-vjeçari vlonjat prej dy ditësh i zhdukur! Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

24-vjeçari vlonjat prej dy ditësh i zhdukur! Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

November 13, 2026
“Më mori dritën e syrit,” letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

“Më mori dritën e syrit,” letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

November 13, 2026
E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

November 13, 2026
Pse fitorja e demokratëve në SHBA mund të ‘fundosë’ interesat e Izraelit?

Pse fitorja e demokratëve në SHBA mund të ‘fundosë’ interesat e Izraelit?

November 13, 2026
Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Kuvendi me 100, 101 apo 140 deputetë?

November 13, 2026
Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, aksidentohen 3 motra dhe një foshnjë në Lushnjë

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, aksidentohen 3 motra dhe një foshnjë në Lushnjë

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In