Këtë të mërkurë zhvillohet mbledhja e radhës e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Mbledhja e Grupit do të mbahet në orë 13.00, në sallën ‘Azem Hajdari’.
Situata politike në vend është përfshirë nga përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Shkak është bërë afera e McGonigal, ku opozita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si të përfshirë në korrupsion.
Gjithashtu edhe seancat plenare në Kuvend janë zhvilluar me debate dhe akuza, protesta politike deri në bllokim të foltores, ku edhe janë përjashtuar deputetë të opozitës.
/s.f