• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përjashtimi i Berishës/ Gjekmarkaj: S’mund t’i gënjejmë shqiptarët se jemi vendi sovran i Enver Hoxhës! Një ditë Basha duhet të gjej forcën…!

by Java News
30/09/2021 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj duke folur mbi vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD pas shpalljes “non grata” nga SHBA, thotë se nuk mund t’i gënjejmë shqiptarët duke u thënë se “ne jmi vendi sovran i Enver Hoxhës”.

Gjatë një interviste në “EuroNews Albania” Gjekmarkaj komentoi edhe etiketimet që Berisha i bëri Bashës si “lider i thyer” dhe me defekte, duke ngritur pyetjen si u bë Basha papritur lider i keq në dy javët e fundit, si dhe duke shtuar se Berisha ka pasur detyrimin etik të fliste para demokratëve.

“Bindja ime është që atyre njerëzve që kthehen pas 10 viteve, u ofrohet një betejë e rreme dhe një iluzion i rremë. Në të gjithë diskursin që bëhet, flitet duke përjashtuar një gjë të madhe, sikur ajo gjë e madhe nuk ekziston, sikur ajo gjë e madhe nuk na godet, sikur ajo gjë e madhe nuk na prek. Kjo gjë e madhe, shumë e madhe, mund ta përjetojmë në të gjitha skajet e saj, është vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Ato e kanë marrë edhe për vendin tonë.  Tani, t’i gënjejmë ne shqiptarët që ne jemi vendi sovran i Enver Hoxhës, t’i gënjejmë shqiptarët që ne jemi vendi sovran që kemi qenë 45 vite komunizëm, është gënjeshtër.

Ne e kemi lënë sovranitet me dashje, kemi hyrë në organizata, jemi në NATO, një organizatë që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bozdo është këtu, mund ta di shumë më mirë nga unë që në statut Partia Demokratike ka orientimin e saj pro perëndimor, pro NATO. Ai po reagon prej tre javësh dhe po reagon fortë në mënyrën e tij tradicionale. Këto që dëgjoj, sepse i bie që Lulzim Basha papritmas u bë i keq në dy javët e fundit. Në qoftë se ka qenë i keq, ka qenë lider i thyer, ka patur të gjithë këto defekte që edhe mund t’i ketë pasur, Sali Berisha i pari ka pasur detyrimin etik ndaj demokratëve”, tha Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj thotë se një ditë Lulzim Basha duhet të gjej forcën që t’i mbledh të gjithë, por duhet edhe të tjerët të afrohen, pasi “nuk mund të vijnë ai me përqafim dhe të tjetër me thikë në dorë”.

“Tjetër është përmasa e Sali Berishës, njohja dhe aftësia e tij me demokratë dhe me partinë demokratike, tjetër e imja. Unë një pjesë e mendimeve i kam dhënë siç i kam pasur, sepse unë jam një person që flas në Partinë Demokratike, ngre zërin, them mendimin tim, them gjërat që dua dhe nuk lejoj të më imponohet dikush, nëse unë nuk jam i bindur.

Dhe kjo s’ka për të ndodhur të më imponohet njeri në atë parti, për sa të rri për sa kohë nuk jam i bindur. Dhe do ta them prapë, e përsëris, domethënë pse e kam bindjen time. Për mua, unë kam karrierën time profesionale, jam afruar në politikë, jo se jam ndonjë misionar i madh për të shpëtuar politikën, thjesht për të dhënë një kontribut, ta shoh deri ku shkon. Unë nuk e kam jetë a vdekje politikën.

Dëgjoj tani Sali Berishën që flet edhe më duket sikur dëgjoj akuza për Azem Hajdarin, për Gramoz Pashkon, për Neritan Cekën, për Preç Zogajn, për Arben Imamin, për Genc Rulin, kur befas pastaj u pajtua me të gjithë këta dhe i mori. Edhe bëri shumë mirë që i mori, tregoi një aftësi shumë të madhe në 2005-ën dhe e solli Partinë Demokratike në pushtet. Ishte “lunxhi miranc” politike, që Partia Demokratike duhet t’i rikthehet, qoftë dhe me këto që duken sot edhe më të ashpërt. Një ditë duhet ta gjej forcën Lulzim Basha i pari, që t’i mbledh të gjithë. Por duhet dhe të tjetër të afrohen, se nuk mund të vijnë ai me përqafim dhe të tjetër me thikë në dorë”, shtoi ai./m.j

Next Post
Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

PD bëhet "xheloze" për Tom Doshin dhe Kryemadhin: Duam lista të hapura 100%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In