• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përhapja e lisë së majmunit/ Mblidhet Komiteti i Imunizmit, merret vendimi për vaksinimet. Manastirliu: Ja cilët persona

by Java News
30/05/2022 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eshtë mbledhur këtë mëngjes Komiteti Kombëtar Teknik- Këshillues i Imunizmit në Institutin e Shëndetit Publik, për masat praprake për virusin e lisë së majmunit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, mori pjesë në këtë takim, ku foli për planin e masave të shëndetit publik për këtë situatë.

Komiteti i Ekspertëve të Imunizimit ka rekomanduar vaksinën e lisë për kontaktet e afërta dhe personelin shëndetësor, në rast të shfaqjes së rasteve me linë e majmunit.

“Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimt ka marrë vendim, në trajtën e një rekomandimi, për të mundësuar që përsa i përket kontakteve të afërta të rasteve, të cilat mund të diagnostikohen me linë e majmunit, të mundet të përdoret vaksina e lisë.

Një vaksinë, e cila ka një efikasitet, sikurse edhe studimet tregojnë, rreth 85% përsa i përket mbrojtjes nga lia e majmunëve. Vlerësohet nga ekspertët tanë që do të jetë një sasi, e cila për këtë fazë do t’i dedikohet kontakteve shumë të afërta apo edhe personelit mjekësor, që mund të jenë në përballje këtë sëmundje”, tha Manastirliu.

Në kuadër të masave të marra, Manastirliu tha po bëhen përgatitjet për diagnostikimin e lisë së majmunit në laboratorin e ISHP, ndërkohë që bëri me dije se aktualisht po bashkëpunohet me laboratorët e referencës.

“Ne jemi duke u përgatitur me Institutin e Shëndetit Publik që, nëpërmjet metodës PCR, të mund të kemi edhe në Shqipëri pikërisht mostrat primer, të cilat mund të evidentojnë edhe në vendin tonë, në këtë laborator të ISHP-së, diagnostikimin e lisë së majmunit. Aktualisht ne jemi duke bashkëpunuar me laboratorët e referencës në Londër dhe në Hollandë, për të patur mundësinë që mostrat të cilat mund të jenë të dyshuara, të mundet të referohen menjëherë, ashtu sikurse bëjmë edhe me rastet e ndryshme të varianteve të Covid19”, bëri me dije Manastirliu.

Edhe pse Shqipëria është një vend me risk të ulët përsa i përket lisë së majmunit, Manastirliu theksoi se ka një survejancë të shtuar aktive.

“Ashtu siç ekspertët referojnë, jemi një vend që ka një risk të ulët. Por ne, ashtu sikurse kemi vendosur në dispozicion për të gjithë sëmundjet infektive, survejancën aktive në të gjithë vendin, edhe për sa i përket lisë së majmunit ne kemi vendosur një survejancë të shtuar aktive, përsa i përket gjithë rrjetit sentinel. Janë kryer të gjithë trajnimet e nevojshme në personelin mjekësor në kujdesin parësor, në Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, për të mundësuar evidentimin në kohë të rasteve, të cilat më pas, nëpërmjet laboratorëve të referencës, vlerësohen dhe shihen nëse do të ketë raste me linë e majmunit” tha Manastirliu.

Shefja e Depatamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, prof. Silva Bino, nënvizoi se sëmundja e lisë së majmunit ka një risk të ulët për popullatën e përgjithshme dhe vaksinimi ka efikasitet për grupet në risk.

“Për çështjen e lisë së majmunit, Komiteti Ekspertëve për vaksinimin është mbledhur, ka shqyrtuar situatën aktuale në botë, riskun për populltaën, normalisht risku për popullatën e përgjithshme është i ulët, jo vetëm tek ne po në gjithë vendet e Bashkimit Europian. Përveç masave të tjera si izolimi dhe masave të tjera për një sëmundje të transmetohet nëpërmjet kontaktit apo skpërklave të mëdha, Komiteti ka vendosur masën e përdorimit të vaksinës. Lija e majmunit nuk ka një vaksinë specifike, por mendohet që vaksina, e cila është përdorur për variolën apo lijën e zezë siç edhe njihet në popullatë është një vaksinë e cila ka 85% efikasitet në parandalimin e sëmundjes, ose në parandalimin e formave të rënda të sëmundjes. Për këtë arsye u diskutua që për grupet në risk të kemi mundësi vaksinimin”,- theksoi Bino.

Komiteti Kombëtar Teknik -Këshillues i Imunizmit përbëhet nga ekspertë të fushës, drejtohet nga prof. Eduard Kakarriqi, me përbërje anëtarë prof. Gjeorgina Kuli-Lito, prof. Najada Çomo, prof. Genc Sulcebe, prof. Aida Bushati.

g.kosovari

Next Post
130 vetë në kërkim të avionit që shkonte në Gjermani, ende asnjë gjurmë

130 vetë në kërkim të avionit që shkonte në Gjermani, ende asnjë gjurmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha braktiset nga shqiptarët! Dalin pamjet nga protesta e opozitës para Kryeministrisë (VIDEO)

Berisha braktiset nga shqiptarët! Dalin pamjet nga protesta e opozitës para Kryeministrisë (VIDEO)

January 24, 2026
Berisha e quan të vetëpërjashtuar, Salianji me mbështetësit e tij i bashkohen protestës para Kryeministrisë

Berisha e quan të vetëpërjashtuar, Salianji me mbështetësit e tij i bashkohen protestës para Kryeministrisë

January 24, 2026
Protesta e PD zhvendos sërish “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj largohet me karrige në dorë

Protesta e PD zhvendos sërish “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj largohet me karrige në dorë

January 24, 2026
Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton rritjen e subvencionit të qirasë, Braimllari: Mbështetje për familjet në nevojë

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton rritjen e subvencionit të qirasë, Braimllari: Mbështetje për familjet në nevojë

January 24, 2026
FILMI “BENI ECEN VETE” MBUSH 50 VJEÇ

FILMI “BENI ECEN VETE” MBUSH 50 VJEÇ

January 24, 2026
“18 mln euro për akomodimin e forcave italiane të rendit”, Meloni rinovon marrëveshjen me resortin në Shëngjin

“18 mln euro për akomodimin e forcave italiane të rendit”, Meloni rinovon marrëveshjen me resortin në Shëngjin

January 24, 2026
“He mo Çim a do vish te burgu?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës

“He mo Çim a do vish te burgu?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës

January 24, 2026
Akuzohet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, arrestohet nga FBI kampioni olimpik Ryan Wedding

Akuzohet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, arrestohet nga FBI kampioni olimpik Ryan Wedding

January 24, 2026
Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë! Berisha del nga selia dhe zbret në shesh

Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë! Berisha del nga selia dhe zbret në shesh

January 24, 2026
Militantët e PD fillojnë të mblidhen në protestën e Berishës, kordon i dyfishtë policie para Kryeministrisë

Militantët e PD fillojnë të mblidhen në protestën e Berishës, kordon i dyfishtë policie para Kryeministrisë

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In