• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përhapja e lajmeve të rreme është pothuajse po aq e rrezikshme sa përhapja e virusit

by S M
04/05/2020 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opinion nga Amer Kapetanoviç, Drejtor i Departamentit Politik në RCC (Këshilli për Bashkëpunim Rajonal)

 Kam hasur në lajme të rreme që lidhen me koronavirusin që në fazën e hershme të shpërthimit të pandemisë në tokën europiane.

Mesazhi në anglisht që dyshohet se qarkulloi nga epiqendra europiane e pandemisë, Italia Veriore mbërriti tek unë përmes një grupi miqsh dhe familjarësh në Viber. Ky informacion i rremë ishte përshtatur posaçërisht për të nxitur frikën dhe panikun:

‘Ajo që po shihni e lexoni në raportet mediatike nga Italia në këto ditë, po bëhet për të mbuluar të vërtetën e madhe. Dhe kjo e vërtetë e madhe është se koronavirusi nuk po vret të vjetrit, por në radhë të parë po vret fëmijët. Kam parë të rinj në prag të vdekjes, të shtrirë në dyshemetë e korridoreve të spitalit mes dhimbjes dhe agonisë. Prandaj, mos i besoni aksujt, mos dilni jashtë pavarësisht se sa vjeç jeni dhe ju lutem këtë mesazh shpërndajeni’.

Pavarësisht njoftimeve zyrtare nga Organizata Botërore e Shëndetit, me statistika të aprovuara, përqindje, deklarata të mjekëve dhe të ekspertëve, ky informacion tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve që njoh, madje shumica e tyre e besuan dhe për rrjedhojë u frikësuan për vdekje.

Përveç sëmundshmërisë evidente dhe vdekjes, kjo pandemi e Covid-19 ka përhapur edhe një frikë të jashtëzakonshme; ‘nga vrasësi i panjohur dhe i padukshëm’, ku për pasojë pengoi njerëzit për të përballuar frikën me logjikë, panikun me durim dhe pasigurinë me edukim. Në rrethana të tilla, teori konspirative e komploti lundrojnë përreth, pa baza, pa kontrolle të fakteve, pa bazë shkencore. Për shembull u tha: ‘Chloroquine është një kurë e provuar’, ose ‘Fëmijët janë imunë ndaj Covid-19, ose ‘Rrjeti 5Gshkaktoi pandeminë’. Këto informacione përmbajnë mesazhe dhe këshilla të pavlefshme, të gabuara apo dhe të dëmshme, të cilat pengojnë reagimin e shëndetit publik dhe shtojnë çrregullimin social dhe polarizimin e situatës.

Edhe rajoni ynë nuk ka qenë imun ndaj lajmeve të rreme.

Narrativa të tilla si: ‘Virusi ndoshta u zhvillua në një laborator në Wuhan për të targetuar Kinën apo Iranin’ dhe shumë të tjera, u përhapën në mediat tradicionale dhe sociale në gjithë rajonin. Një mori informacionesh të rreme dhe dashakeqe që ndotën sferën publike në atë masë sa për herë të parë në historinë njerëzore, OBSH shpalli Infodeminë, duke paralajmëruar se përhapja e lajmeve të rreme është pothuajse po aq e rrezikshme sa përhapja e virusit.

Një lajm i rremë mbërrin tek njerëzit gjashtë herë më shpejt se një lajm i vërtetë. Sidomos në kohë krizash kur ka tendencë në rritje të popullatës për t’u besuar thashethemeve edhe më shumë sesa një informacioni zyrtar, si pasojë e një reagimi emocional ndaj frikës. 

Më pas këto informacione shpërndahen më tej, shumica bëhen pa qëllim të keq, thjesht sepse ata që i shpërndajnë nuk janë të mire-informuar aq sa duhet dhe nuk bëjnë verifikime. Informacioni pa verifikim mund të shkaktojë probleme serioze në gjithë shoqërinë. Kur lajmet e rreme përsëriten dhe intensifikohen, rreziku i vërtetë është se informacionit aktual, që bazohet tek fakte dhe e vërteta i kufizohet ndikimi tek shoqëria.

Çfarë mund të bëhet për t’u siguruar që informacioni i vërtetë dhe i dobishëm, që shpëton edhe jetë, të avancojë kundër lajmeve të rreme?

Pas skandalit të Cambridge Analytics/ Facebook që lidhet me gjetjet e referendumit të Brexit, Bashkimi Europian miratoi një ligj për të mbrojtur zgjedhjet nga keqpërdorimi i të dhënave. Ndoshta e kujtoni rastin nga viti i kaluar, ku gjatë fushatës për zgjedhjet në BE, u zbuluan 500 faqe të dyshuara në Facebook, mes tyre faqe të ngritura nga grupe brenda rajonit që shpërndanin lajme të rreme ose duke përdorur teknika manipuluese për të promovuar ekstremin e djathtë dhe grupet anti-BE. Parlamenti Europian dënoi Rusinë, Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut për fushata dezinformimi në Europë.

Bazuar në përvojën e BE-së, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal po punon në krijimin e një platforme brenda Ballkanit Perëndimor për të luftuar lajmet e rreme.

Për shembull; Finlanda po e lufton këtë duke edukuar nxënësit e shkollave fillore, duke u mësuar atyre metoda të leximit dhe selektimit të lajmëve përmes mediave. Kjo ka qenë në axhendën e sistemit arsimor të Finlandës që nga viti 2014 kur vendi ishte në shënjestër të lajmeve të rreme nga Rusia. Prandaj nuk është për t’u habitur që Finlanda zë vendin e parë në indeksin e shkrim-leximit në media, me 78 pikë, krahasuar me Britaninë 60, Francën 59 dhe Italianë 51.

Sondazhi nga Gallup1 tregon se në disa ekonomi të Ballkanit Perëndimor njerëzit kryesisht besojnë se rreziku i virusit korona është i ekzagjeruar, në disa raste me një diferencë shumë të lartë, mbi 70% e të anketuarve. Siç mund të pritej lehtësisht nga francezët, holandezët, austriakët, italianët etj, këto vende ndajnë qëndrim të kundërt- Me mbi 70%, një shumicë që nuk mendon se është ekzagjerim. Ndër të tjera, niveli i ulët i leximit në media, duket se po luan një rol vendimtar. 

Prandaj ne duhet të krijojmë dhe të gjejmë mekanizmat e duhur rajonalë dhe të zhvillojmë metoda të qëndrueshme për të mbështetur median dhe publikun e Ballkanit Perëndimor, për të bërë dallimin ndërmjet asaj që vërtetohet, informaconet e publikuara nga mediat e besueshme dhe ato që janë e shpërndahen nga ato false, siç janë dezinformatat në rrjetet sociale.

Siç është vërtetuar tashmë në kohën e koronës, qytetarët e arsimuar dhe të informuar siç duhet, të cilët ruajnë distancimin social dhe sillen me përgjegjësi, mbeten një faktor kryesor në trajtimin e pandemive. 

Lufta ndaj infodemisë kërkon të njëjtën vigjilencë dhe përgjegjësi- Nëse mediat dhe qytetarët janë në gjendje të dallojnë dhe t’u përmbahen informacioneve të rreme, si dhe t’i lënë të zhduken në koshin e riciklimit, patjetër që do ndalohet ndotja e një game të gjerë të narrativave të paligjshme.

Unë jam veçanërisht i lumtur që shoh përpjekje të ndërmarra tashmë nga platformat e rrjeteve të OJQ-ve në Ballkanin Perëndimor2 që synojnë nxitjen e kontrollit të fakteve dhe zbulimin e lajmeve dhe narracioneve të rreme. Ky është padyshim një hap i mirë në drejtimin e duhur, megjithatë larg qasjes së mjaftueshme dhe gjithëpërfshirëse të qeverisë dhe tërë shoqërisë në trajtimin e këtij fenomeni të dëmshëm. Ne duhet të bëjmë më shumë në të gjitha sferat e jetës.

Pandemia e koronairust mund të na mësojë shumë gjëra të reja para se ajo të mbarojë; Në lidhje me shkencën, marrëdhëniet ndërnjerëzore, nevojën për të bashkëpunuar, ekonominë, si të ndajmë njohuritë, sugurinë, higjienën, empatinë dhe shumë më tepër,  por një gjë është e qartë: Vetëm përmes veprimit të përbashkët, të kooridinuar dhe me përgjegjësi, rezultati do të jetë i dukshëm. Për këtë arsye Këshilli për Bashkëpunim Rajnal  është plotësiht i disponueshëm për nisma të mëtejshme që lidhen me parandalimin dhe luftën ndaj lajmeve të rreme e narracioneve të paligjshme.

 

Amer Kapetanoviç- diplomat, analist politik dhe gazetar, u bashkua me RCC në vitin 2017 pas 19 viteve karrierë në pozicione të ndryshme në diplomacinë e Bosnje-Hercegovinës. Ai është autor dhe bashkëautor i dy librave dhe i shumë analizave dhe artikujve të botuar në mediat vendase dhe të huaja.

Next Post
“Qeveria të rishikojë marrëveshjen me bankat”/ Biznes Albania: Vendimet e paketës së parë e asaj të zgjeruar s’po gjejnë zbatim

“Qeveria të rishikojë marrëveshjen me bankat”/ Biznes Albania: Vendimet e paketës së parë e asaj të zgjeruar s’po gjejnë zbatim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

April 5, 2026
Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

April 5, 2026
Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

April 5, 2026
Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

April 5, 2026
Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

April 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 6 prill 2026

April 5, 2026
Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

April 5, 2026
“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In