• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përgjysmohet vlera e aksioneve të Bankers Petroleum në bursë

by A R
04/12/2015 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimi i aksioneve të Bankers Petroleum në bursën e Torontos shënoi sot (4 dhjetor 2015) vlerën më të ulët në gjashtë vjet, kur aksionet e kësaj kompanie u shitën për më pak se 99 cent të dollarit. Lajmi bëhet i ditur nga faqja në internet e bursës së Torontos.

Bankers hyri në mosmarrëveshje të thella me qeverinë e Shqipërisë më 20 nëntor, pasi administrata tatimore shqiptare urdhëroi bllokimin e llogarive bankare të kësaj kompanie, duke kërkuar të mbledhë me forcë një faturë fiskale me vlerë 75 milionë dollarë, të nxjerrë nga një rivlerësim tatimor mbi kostot e zbritshme të kompanisë. Në ditën e njoftimit të lajmit, aksionet e Bankers tregtoheshin në bursë për 2.1 dollarë për njësi. Por në dy javët që pasuan, çmimi ra në 1.45 dollarë për njësi, ndërsa sot pësoi një rënie të re duke u shkëmbyer për më pak se 1 dollar.

Vlera tregtare e kompanisë, e cila llogaritet si shumëzim i çmimit të aksionit me totalin e aksioneve të emetuara, ra sot në vetëm 261 milionë dollarë, nga mbi 500 milionë që qe dy javë më parë.

Bankers Petroleum iu drejtua gjykatës ndërkombëtare të arbitrazhit pas vendimit të bllokimit të llogarive të saj në Shqipëri dhe deklaroi se kjo gjykatë ka urdhëruar Bankers të vendosë një garanci financiare për llogari të gjykimit si dhe i ka kërkuar administratës tatimore shqiptare të zhbllokojë llogaritë e kompanisë në Shqipëri. Por Bankers thotë se Tatimet nuk kanë pranuar të zbatojnë urdhrin e gjykatës.

Së fundmi, Bankers deklaroi se do të ndërpresë prodhimin e naftës në fushën e Patos Marinzës pranë Fierit për shkak se nuk është në gjendje të kryejë veprimtarinë e zakonshme me llogari bankare të bllokuara.

Qeveria shqiptare e ka konsideruar vendimin e Bankersit për ndërprerjen e nxjerrjes së naftës si shantazh të papranueshëm.

“Teksa qeveria mirëpret partnerët e huaj apo vendas, pasuritë kombëtare të Shqipërisë janë një pasuri e të gjithë shqiptarëve dhe as nuk mund të keqpërdoren as mund të përdoren si kërcënim ndaj vendit,” deklaroi kryeministri Edi Rama në Facebook në lidhje me mosmarrëveshjen.

Ndërkohë, kompania deklaroi se arsyet e pezullimit të nxjerrjes së naftës nuk janë shantazh por një fakt i shkaktuar nga bllokimi i llogarive dhe nga moszbatimi i vendimit të gjykatës së arbitrazhit.

Pavarësisht kësaj, situata duket e pandryshuar.

Bankers Petroleum filloi punë në Shqipëri në vitin 2004 me një kontratë koncesionare të firmosur nga kryeministri Fatos Nano. Me kalimin e viteve, ajo qe në gjendje të rriste prodhimin e naftës në Shqipëri deri në 21 mijë fuçi në ditë (1 fuçi është e barabartë me 159 litra), për një prodhim total prej rreth 1.2 milionë tonësh në vitin 2014.

Të ardhurat nga shitja e kësaj nafte krijuan një kompani me xhiro vjetore maksimale prej mbi 500 milionë dollarësh, shifër e barabartë me 4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë. Nafta përbën gjithashtu gati një të katërtën e të gjitha eksporteve të vendit. Por në shtator 2014, përgjysmimi i çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar bëri që edhe të ardhurat e kësaj kompanie nga shitja e naftës të përgjysmoheshin.

Me kalimin e viteve, shumë ekspertë dhe zyrtarë filluan të dyshojnë se Bankers Petroleum deklaronte qëllimisht investime të fryra me qëllim që të mos paguante tatim mbi fitimin, i cili, sipas kontratës koncesionare është në masën 50 për qind dhe fillon të merret nga shteti shqiptar pasi kostoja e investimit fillestar të jetë rikuperuar.

Një rivlerësim i kryer nga autoritetet shqiptare për këtë qëllim doli në konkluzionin se investimet qenë të fryra dhe se kompania kishte fshehur fitimet. Mbi këtë bazë, tatimet kryen rivlerësim tatimor dhe kërkuan 57 milionë dollarë tatim mbi fitimin si dhe gjoba e kamatëvonesa për këtë tatim duke e rritur faturën totale në masën 75 milionë dollarë.

Bankers refuzoi të pranojë si të vërtetë rivlerësimin tatimor dhe deklaron se investimet e saj janë reale. Ajo i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit ku mund të kërkojë dëmshpërblim për prishje të njëanshme të kontratës së koncesionit nga ana e autoriteteve shqiptare. Marrë nga BIRN

Next Post

Patozi: Qeveria ka rënë, gjysmat në sherr me njëra-tjetrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisioni Evropian reagon ndaj Trump: Do të mbrojmë interesat tona nëse SHBA shkel marrëveshjen

Komisioni Evropian reagon ndaj Trump: Do të mbrojmë interesat tona nëse SHBA shkel marrëveshjen

May 1, 2026
WSJ: Irani ofron hapjen e Hormuzit në këmbim të heqjes së bllokadës amerikane

WSJ: Irani ofron hapjen e Hormuzit në këmbim të heqjes së bllokadës amerikane

May 1, 2026
Dialogu i Punëve të Brendshme 2026, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

Dialogu i Punëve të Brendshme 2026, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

May 1, 2026
Të burgosurit festë me muzikë e alkool brenda qelisë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Të burgosurit festë me muzikë e alkool brenda qelisë, reagon Drejtoria e Burgjeve

May 1, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Gazetari: Osmani u bë problematike për Kurtin kur u afrua me Donald Trump

May 1, 2026
A ishte gabim sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit?

A ishte gabim sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit?

May 1, 2026
“Kosto e madhe, Kosova nuk e meritonte”, Nurellari: Zhgënjim, shqiptarët të paaftë për të vetëqeverisur

“Kosto e madhe, Kosova nuk e meritonte”, Nurellari: Zhgënjim, shqiptarët të paaftë për të vetëqeverisur

May 1, 2026
Incident i rëndë në Greqi/ Rrëzohet shkalla lëvizëze e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

Incident i rëndë në Greqi/ Rrëzohet shkalla lëvizëze e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

May 1, 2026
Analisti: Për mua është gabim që Salianji nuk u lejua të përfshihej në garë

Analisti: Për mua është gabim që Salianji nuk u lejua të përfshihej në garë

May 1, 2026
A frikësohet Sali Berisha nga Saljanji në garën pa garë?

Analisti: Berisha e “mundi” politikisht Salianjin, ja pse nuk u prit në seli pas burgut

May 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In