• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjuesi nga Izraeli lihet i lirë, hetuesit nuk e kuptojnë pajisjen

by A R
25/03/2017 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pajisja elektronike e sekuestruar shtetasit izraelit Yoram Frig, është e mbështjellë me mister, për shkak se policë dhe prokurorë nuk kanë qenë në gjendje të kuptojnë se çfarë funksioni real ka kjo pajisje.

Pavarësisht kësaj grupi i hetimit është munduar të mësojë më tepër rreth poseduesit të kësaj pajisje, shtetasit Yoram Frig.

Ky i fundit nuk është hera e parë që viziton Shqipërinë dhe ka njohje për këtë vend. Nga verifikimet në sistemin Tims, të këtij personi, ka rezultuar se Frik për herë të parë ka mbërritur në Shqipëri në vitin 2011.

Nuk dihet me saktësi se cili ka qenë qëllimi i kësaj vizite, por pas kësaj Frig ka mbërritur në Shqipëri dhe katër herë të tjera. Sipas të dhënave të sistemit Tims, ky shtetas ka hyrë në vitin 2014, 2015, dhe së fundi 2017.

Madje gjatë një vizite në Tiranë në vitin 2014,51-vjeçari Yoram Frig, ka postuar dhe një foto në profilin e tij në “Facebook”, ku sipas fotos mendohet se është në zonën e “Ali Demit” ose “Freskut” në kryeqytet. Kjo pasi mali i Dajtit ndodhet shumë pranë.

51-vjeçari me origjinë nga Izraeli rezulton dhe posedues i dy kompanive investiguese në Izrael ç’ka shton dyshimet se ai ka njohur nga përgjimet apo nga survejimet në teren.

Emri i Yoram Fring është bërë publik dhe gjatë skandalit të “Panama Papers” si person që dispononte kompani të regjistruara në ishujt offshore. Kompanitë e tij quhen “Faturenet Holding corp” Oracle FLEXCUBE Know-How e regjistruar në ishullin e Qipros.

Ndërkohë në Izrael ky shtetas disponon dhe një kompani tjetër të quajtur “Investigation and Security”, ku duket se nëpërmjet kësaj kompanie ky shtetas jepte asistencën e tij, kundrejt personave të interesuar, shkruan Shqiptarja.com.

Me sa duket qëllimi i vizitës së tij në Shqipëri ka qenë pikërisht dhe përgjimi i paautorizuar i personave të ndryshëm. Ka shumë gjasa që Frig, mund të jetë paguar nga ndonjë biznesmen Shqiptar, i cili i ka ofruar më pas asistencë në fushën e përgjimeve dhe deduktimin e pajisjeve përgjuese të instaluara brenda në godina.

Madje sipas Frig paisja elektronike këtë rol ka, që të gjurmojë dhe evidentojë pajisjet përgjuese që mund të instalohen në godina dhe jo vetëm. Por të gjitha këto pretendime të Frig, nuk janë besuar nga prokuroria dhe policia, të cilat kanë vendosur të njohin më nga afër pajisjen elektronike të dyshimtë.

Sot në media u raportua se Frig është lënë i lirë pas marrjes në pyetje dhe është sistemuar në një hotel deri në përfundim të hetimeve.

Next Post
Shqipëria e para, De Biasi përgjigjet me një proverb italian

De Biasi: Është herët për të folur, por do e diskutoj dorëheqjen me Dukën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhen investitorët e projektit 4 mld USD në Sazan dhe Zvërnec, pas kompanisë qëndrojnë dy biznesmenë nga Katari

Zbardhen investitorët e projektit 4 mld USD në Sazan dhe Zvërnec, pas kompanisë qëndrojnë dy biznesmenë nga Katari

June 2, 2026
Në ishullin e heshtjes: Zvërneci si vend internimi dhe survejimi i komandantit partizan nga Sigurimi i Shtetit

Në ishullin e heshtjes: Zvërneci si vend internimi dhe survejimi i komandantit partizan nga Sigurimi i Shtetit

June 2, 2026
Rekomandimet e qeverisë, Braho: Lufta kundër korrupsionit dhe krimit kërkon para, teknologji dhe mbështetje nga shteti

Rekomandimet e qeverisë, Braho: Lufta kundër korrupsionit dhe krimit kërkon para, teknologji dhe mbështetje nga shteti

June 2, 2026
Gogu nxjerr prioritetet e drejtësisë për 2026: Alarm për evazionin fiskal, krimin kibernetik dhe pastrimin e parave me kriptovaluta

Gogu nxjerr prioritetet e drejtësisë për 2026: Alarm për evazionin fiskal, krimin kibernetik dhe pastrimin e parave me kriptovaluta

June 2, 2026
Kush do të drejtojë policinë në qarqe? 21 efektivë në garë për postet vakante në Durrës, Fier, Lezhë dhe Kukës

Kush do të drejtojë policinë në qarqe? 21 efektivë në garë për postet vakante në Durrës, Fier, Lezhë dhe Kukës

June 2, 2026
Gënjeshtrat amerikane të Fatmir Mediut

Masakra e Gërdecit, avokatët e Mediut në GJKKO: Pretendimet e SPAK nuk mbështeten në asnjë fakt të provuar

June 2, 2026
SHBA shpall ambasadorët për Serbinë, Bosnjën dhe Malin e Zi, mbetet pezull emërimi për Kosovën

SHBA shpall ambasadorët për Serbinë, Bosnjën dhe Malin e Zi, mbetet pezull emërimi për Kosovën

June 2, 2026
Dezinformimi në Ballkan/ Raporti i IDEA për 2025: Si përdoren temat mjedisore për fushata

Dezinformimi në Ballkan/ Raporti i IDEA për 2025: Si përdoren temat mjedisore për fushata

June 2, 2026
Përgatituni për El Niño! Paralajmërimi i OKB-së: 2027-ta mund të jetë viti më i nxehtë në dekada

Përgatituni për El Niño! Paralajmërimi i OKB-së: 2027-ta mund të jetë viti më i nxehtë në dekada

June 2, 2026
Turi në Ballkan/ Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa sot në Tiranë! Takim me kryeministrin Rama

Turi në Ballkan/ Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa sot në Tiranë! Takim me kryeministrin Rama

June 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In