• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjimi i SIGURIM-it, heronjtë, pseudot dhe moralistët

by Ben Andoni
28/05/2017 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Bota e spiunazhit, ku si element thelbësor mbart përgjimin, ka qenë dhe mbetet në zemër të mitologjisë, që kemi ngritur edhe ne për të shkuarën tonë. Togfjalëshi “Shtëpia e gjetheve”, me anë të të cilit njihet sot godina e vendosur përballë katedrales së madhe ortodokse mbetet simboli material i punës së SIGURIM-it shqiptar. Me një aparaturë moderne për kohën ajo bëri për pak dekada regjistrimin dhe përgjimin e individëve, të cilët dyshoheshin se kryenin veprimtari kundër shtetit komunist.

Qeveria Rama me strukturat e veta të Kulturës ka meritën, paçka fryrjes dhe propagandës së zakonshme, që në qeverisjen e saj katërvjeçare e ka materializuar kujtesën me ngritjen e këtij muzeu dhe dy të tjerëve para tij syresh. Ky muze i ri, dëshmi e një kohe të kontrollit totalitar për vendin, siç e vlerësuan autorët e projektit, duhet vlerësuar gjithashtu sepse ka materializuar atë që njerëzit dhe sidomos brezat më të rinj duhet të konceptojnë për një kohë që se kanë prekur, por që indirekt po ia vuajnë pasojat. Në këtë vazhdë janë përshfaqur pseudot dhe moralistët, që stigmatizojnë gjithçka, i venë në lojë apo tallen sot me njerëzit që punuan në këtë mjedis, por edhe në të tjerat si kjo.

Përgjuesit shqiptarë (spiunë ka konotacion që s’u përshtatet), njësoj si kolegët e tyre të Lindjes dhe Perëndimit, që punonin në të dy anët e Perdes së Hekurt duke marrë përsipër rrezikun e lartë të jetës (shumë herë me baza vullnetare) ndikuan teknikisht dhe politikisht në drejtim të ngritjes dhe uljes së temperaturës së kohës. Energjia më e madhe e njerëzve të përgjimit të kohës u shpenzua në vjedhjen e sekreteve më të larta në rendin komunist, por edhe atë kapitalist perëndimor. Të kujtojmë vetëm nga mesi i viteve ’70 kishte mbi 100 ‘diplomatë’ rusë që u identifikuan në Angli për veprimtari spiunazhi dhe një masë po kaq e madhe anasjelltas, që interceptohej në vendet e Lindjes nga perëndimorët. Shqipëria nuk mund të ishte e veçuar nga ky realitet, kurse për shkak të rëndësisë jo të vogël (deri në vitin 1968 ishte anëtare e Traktatit të Varshavës), armatimet e saj ushtarake kishin rëndësi jo të pakët. Që do të thotë se ia vlente të përgjohej në të, ashtu si komunistët nga ana e tyre përsosën mjetet për të luftuar përpjekjen e kundërt. Duke lënë disi mënjanë propagandën e sotme nuk mund të mohosh se regjimi i Hoxhës ishte pjesë e një sistemi ndërkombëtar që vilte dhe merrte të dhëna dhe nga jashtë. Dhe disa herë suksesshëm. Këtu ishin ata që SIGURIM-i, i përball si heronj dhe që presin që historianët e kohës t’u japin vendin e duhur, ashtu si ata që u munduan t’i luftonin këta ndodheshin në anën e kundërt. Punonjësit shqiptarë të përgjimeve mbronin një regjim totalitar që koha do e tregonte se e la vendin e vet në skamje porse idealizmi i një pjese të tyre është mbresëlënës, sa i përket profesionalizmit.

Për fat të keq publiku shqiptar ka rënë në grackën e përhershme të shikimit bardhezi të problemit apo më shumë akoma të interpretimit sipërfaqësor të punës së shërbimeve tona inteligjente. Që Shqipëria e ka pasur një institucion të tillë si “Shtëpia me Gjethe”, kjo nuk e turpëron, madje e lartëson punën e strukturave të saj, një vlerë që e ka marrë edhe nga kolegët e huaj. Fakt është se regjimi për disa fusha ishte tejet i interesuar. Ku veç atyre bazikë si industria dhe bujqësia, që iu kushtua për ndërtimin e vendit, për të ruajtur integritetin e saj kishte investuar te organet e inteligjencës, për t’i mundësuar modelit të zhvillimit të vendit një lloj qetësie. A ka qenë i ekzagjeruar? Këtë nuk ia kërkojmë dot punonjësve që kanë punuar aty, që këto ditë janë pjesë e një stigme prej pseudove vetëm se e pohuan punën e tyre dhe ndershmërinë sesi e kanë kryer. Si profesionistë të mirë, askush prej tyre jo vetëm nuk e hodhi punën që është bërë te “Gjethet”, por edhe u krenua. Krejt ndryshe nga ç’ndodh sot me militantët e tre partive kryesore, që i shesin shefat e tyre me qejfmbetjen e parë.

Nesti Vako, njëri syresh nga profesionistët e vjetër do të thoshte se: “Nuk kishim asnjëherë tendencë për të futur në burg dikë, por të verifikonim sinjalizimet që merrnim”. Ai tregoi realisht se si funksiononte institucioni i gjetheve, si merrej vendimi për një përgjim, si krijohej terreni i duhur i përgjimit, si mund të instalohej një aparaturë, por edhe arritjet që mateshin me organizimet që janë zbuluar. Vetëm se shumë kritikues u morën sesi ai kish përgjuar kushëririn e parë! Nga ana tjetër, disa nga ata ngritën pyetjen e drejtë: Nëse ka pasur akte terrori për të dëmtuar dhe janë interceptuar a mund të quhet vlerë apo jo?! Pyetje pa përgjigje në ditët e sotme.

Më tej akoma, këtu nuk është vendi të flitet thjesht sesi kryhej procesi i përgjimit, porse ngritjen e argumentit prej këtij muzeu sa shumë nga ata që i shërbenin SIGURIM-it, e thyen rregulloren duke dalë dhe duke dëmtuar me qëllimet e errëta njerëzit e zakonshëm. Pse e mbrojnë sot këtë institucion pa argumentet e duhura ose pse heshtin shumë personazhe? Dhe, fatkeqësisht, pse nuk doli para gjyqit struktura e lartë apo ata që përdorën mjetet anti-ligjorë (konform edhe atyre të kohës), për të arritur qëllimin etj., si mundën shefat e Sigurimit të shkojnë qetësisht jashtë vendit, si vepruan kameleonët apo dhe shumë shpifës që sot janë të lirë dhe kanë marrë flamurin e puritanizmit. Apo si justifikohen dhe pse nuk u ndëshkuan ata që jepnin informacione të gënjeshtërta për të fundosur të tjerët, në kohën që rrëgjimi ishte i etur për koka, që të mbronte dështimin e vet ekonomik-sociologjik. Në fakt ky sens mungon sepse njerëzit mezi presin të dëgjojnë thashetheme dhe pseudonime agjentësh, në mënyrë që të shtyjnë mënyrën e jetës plot thashetheme, kaq të zakonshme në vendin tonë. Dhe, ky përbën mjerimin e vërtetë, jo atë që një pjesë e këtyre përgjuesve e bënte si detyrë ndaj atdheut.

Paradoksalisht, në vitet e fundit, organet kompetente kanë sjellë para medias akuza për zyrtarë të ndryshëm, që kanë përdorur mjete përgjuese. Kemi harruar për fat të keq dhe vitin 1997, ku shërbimi informativ u përdor në mënyrën më të shëmtuar. Apo mjetet e përgjimit, që partitë ia veshin shpesh njëra-tjetrës. Një mjet i tillë është hetuar deri kohët e fundit, ndërsa kryeministri i mëparshëm Berisha e nxori jashtë loje Shërbimin Informativ më ngjarjet e Janarit 2011, kur përdori shërbimet e tjera alternative në vend për përgjimet, që i duheshin. Nuk po futemi me përgjimet që u janë bërë masivisht politikanëve dhe që janë nxjerrë në media si mjet shantazhi. Dhe, s’mbaron këtu, sepse nga Shqipëria ka pasur evidenca dhe akuza në media se janë përgjuar diplomatë të huaj, kurse sa i përket letrave anonime, përgjimeve sot duket se janë shumë më tepër edhe sesa në komunizëm.

Në të gjithë këtë tollovi, në vend të katarsisit, moralistët po vrapojnë të shikojnë vetëm sipërfaqen dhe nuk tentojnë të futen në premisat që mund të hedhin dritë për proceset sesi një shtet vepron për të mbrojtur integritetin e vet, por edhe gatishmërinë ndaj të keqes. Në momentin që shteti e përdor informacionin për të mirën e vendit, atëherë duhet vlerësuar, porse në rast se bëhet si në këto vite ku institucionet e shërbimeve inteligjente nuk merren vesh me njëra-tjetrën atëherë duhet që t’i lemë një moment ata operatorët e thjeshtë, që tek e fundit ishin si të gjithë njerëzit dhe vuanin nga të njëjtat probleme dhe të shohim pak më shumë veten: Pse jemi të tillë?! Pse vepruam jo rrallë keq në komunizëm?

Le ti lemë pra “spiunët” e atëhershëm dhe të sotëm që punojnë për shtetin në punën e tyre sepse tek e fundit, ata njësoj si me kolegët e tyre të huaj thjesht bëjnë një punë që pak dinë ta bëjnë. Tek e fundit,  nëse nuk kanë dëmtuar pa të drejtë, janë po kaq fatkeqë me jetët e tyre, sepse shërbyen dhe nuk ditën kurrë sesi do të mbaronte edhe vetë Lufta e Ftohtë. (Gazeta Shqiptare)

 

Next Post
Tiranë, mori ryshfet dhe lejoi 3 ndërtime pa leje, arrestohet nënkomisari

Policia nis hetimet: Rreth 50 anëtarë të PD me djegie sysh dhe lëkure

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com