• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Përgjimi nga ish-drejtori, MB masë drastike

by A R
24/10/2017 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej më shumë se tri javësh, pjesëmarrësit në mbledhjet që zhvillohen në Ministrinë e Brendshme janë të detyruar të mos i mbajnë me vete celularët.

Vendimi është marrë pas skandalit që u zbulua në fund të shtatorit, kur drejtori i Emergjencave Civile regjistroi me telefonin e tij diskutimet në një mbledhje që po zhvillohej aty.

Zyrtari i lartë i Ministrisë, Xhuvanaq Gjylameti, u kallëzua penalisht për zbulim të sekretit shtetëror, pasi kishte regjistruar zhvillimet e mbledhjes. Ky veprim i kushtoi atij procedimin penal në gjendje të lirë dhe pezullimin nga detyra. Por, nga ana tjetër, tashmë i privon edhe zyrtarët e tjerë që marrin pjesë në takime të tilla, duke mos i lejuar që të mbajnë me vete celularët.

Rasti më i fundit ishte ai i së dielës, kur gjatë një takimi ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, pjesëmarrësit kishin dorë- zuar më parë celularët, në mënyrë që të parandalohej çdo mundësi e mundshme përgjimi. Nuk dihet nëse ky vendim është i përkohshëm, apo takimet e mbledhjet në Ministrinë e Brendshme do të vazhdojnë të zhvillohen pa celular, apo objekte të tjera që mund të kryejnë regjistrim të paligjshëm.

PERGJIMI

Sipas materialit të referuar në Prokurori për zbulim të sekretit shtetëror, Xhuvanaq Gjylameri ka përgjuar me celularin e tij mbledhjen e zhvilluar më datë 29 shtator. Në këtë mbledhje ai ishte pjesë- marrës, pasi kishte zëvendë- suar drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, i cili ndodhej në një takim pune jashtë Shqipërisë.

Në këtë mbledhje ka qenë i pranishëm edhe ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Genci Gjoncaj, drejtori juridik dhe disa drejtues të tjerë. Gjylameti mbante celularin në xhepin e xhaketës, ku kishte lënë aktiv opsionin e regjistrimit. Ndërsa mësohet se në mbledhje po diskutohej rreth hartimit të një materiali që do t’i dorëzohej Këshillit të Ministrave.

ISH-ZYRTARI

Zyrtari i Ministrisë së Brendshme është marrë nën hetim, pasi akuzohet se në kundërshtim me ligjin ka regjistruar mbledhje në këtë dikaster nëpërmjet aparatit të tij celular.

Burimet thanë se, rasti në fjalë është regjistruar në fund të muajit shtator. Menjëherë pasi është konstatuar një gjë e tillë, është njoftuar për rastin Policia e Tiranës, e cila ka nisur procedimin në gjendje të lirë të zyrtarit, ndaj të cilit u mor edhe masa administrative e pezullimit nga detyra. Nuk dihet objekti i mbledhjes kur është bërë regjistrimi, por burimet thonë se në të merrnin pjesë drejtues institucionesh në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Gjithashtu, burimet thonë se Gjylametit iu sekuestrua edhe aparati celular me të cilin dyshohet se ishte regjistruar fshehurazi mbledhja dhe diskutimet që u bënë aty. Dyshohet se Gjylameti mund të ketë regjistruar edhe mbledhje të tjera të më- parshme në të njëjtin dikaster.

Përveç telefonit celular, objekt i hetimit të Prokurorisë janë edhe kompjuteri i zyrës dhe ai personal i Gjylametit, si edhe posta elektronike e tij.

Në Prokurori janë dorëzuar materialet përkatëse ndaj Gjylametit dhe pritet që hetimet të përfundojnë së shpejti, në mënyrë që çështja të shkojë në Gjykatë. Deri më tani, ai akuzohet për veprën penale të zbulimit të akteve ose të të dhënave sekrete që parashikohen në nenin 295/a./panorama

Next Post
Buffon: Video-arbitrazhi… i vlefshëm

Buffon ndryshon mendje për largimin nga futbolli pas "Rusi 2018"?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

March 26, 2026
Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

March 26, 2026
Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

March 26, 2026
Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

March 26, 2026
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In