Prokuroria ka nisur zyrtarisht hetimet kryesisht lidhur me audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike në të cilin sipas saj vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dëgjohet duke bërë pazare droge.
“Real Story” raporton se prokuroria ka kërkuar nga PD materialin që publikoi në media.
Sipas informacioneve, materiali i publikuar nga PD është audio-përgjim ambjental i kryer nga Policia, por nuk dihet nëse ka qenë pjesë e ndonjë dosje penale apo jo.
Dalja e këtij materiali sipas ish-Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani ngre pikpyetje.
“Këtu fillon kompromenton burimin, si ka mundësi ka rënë në dorë të opozitës?” thotë Manjani./a.m.