• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përgjimi i plotë, Berisha: Rama-drejtorëve “kutitë ose postin”

by
06/05/2015 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Kryeministri Sali Berisha ashtu siç paralajmëroi ka publikuar të plotë përgjimin audio të shefit të qeverisë Edi Rama me shtabin drejtues të zgjedhjeve vendore.

Nëse ditën e djeshme Berisha publikoi një pjesë të përgjimit, këtë herë ish-kryeministri ka postuar përgjimin e plotë me mbishkrimin “ Rama drejtoreve te shtetit: Kutite e Votave ose Postin”.

Në videon dhe transkriptin e saj është Kryeministri Rama në mbledhjen e tij me shtabin drejtues të PS në Shkodër. Sipas Berishës, kjo tregon se Rama kërkon nga drejtuesit vota për mazhorancën në zgjedhje ose në të kundërtën do t’u marrë postin drejtues të dhënë.

Në audio dëgjohet shefi i qeverisë që pranon se janë bërë gabime me emërimet e drejtorëve në poste të ndryshme që sipas tij “po na nxjerrin bojën”.

Publikimet e përgjimeve audio të Berishës kanë sjellë reagime nga ët dyja kampet politike. Po sot kreu i Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka kërkoi ndërhyrjen e ndërkombëtarëve të asaj që ai e cilësoi si skandal. Ndërsa nga ana tjetër, selia rozë i ka cilësuar këto si montime dhe shpifje të radhës së opozitës.

Më poshtë transkriptimi i plotë i bisedës:

RAMA: “…Çdo drejtor, çdo shef, çdo pergjegjës, çdo person që ka marr një fije pushtet nga PS, dhe nga LSI por për këtë do t’ju flasë kryetari, një fije pushtet, duhet të garantojë që do ta ketë prapë në 22 qershor (shënim i yni: bëhet fjalë për postin). Ne jemi të vetëdijshëm që në të gjithë territorin kemi bërë dy gabime, me burimet njerëzore dhe me emërtesat. Jam i vetëdijshëm që në të gjithë territorin jo të gjithë drejtorët kanë, janë në vlerësimet e duhura. Jam i vetëdijshëm që në në çdo qark, çdo rreth, në çdo bashki ka drejtorë që po na nxjerrin bojën.

Shtabit drejtues, që është shtabi i përbashkët i kandidates dhe i deputetëve që janë këtu në sallë iu tha vetëm një gjë, që të gjithë këtyre drejtorëve, nëndrejtorëve që janë dhe shefa dhe pergjegjësa, do t’u caktojnë detyrën konkrete. Dhe detyra konkrete do të jetë: Sa kuti votimi do të kesh ti nën përgjegjësinë tënde personale. Që do të thotë, dikush një zonë, dikush 5 qëndra, dikush 2 qëndra e kështu me radhë, por ama, aty në krah secili nga ju do të marri në dorë letrën dhe do ju thuhet: Këto janë votat që ne presim të dalin nga kjo qëndër votimi. Shko tani derë më derë, shtëpi më shtëpi, trokit dhe fol për Keti Bazhdarin, dhe kush është i Partisë Socialiste të kërkojë votat për Partinë Socialiste, kush është me LSI të kërkojë votat për LSI, por të gjithë bashkë për Keti Bazhdarin në radhën më të parë, se kjo është kryesorja, dhe në fund fare në qoftë se rezultati, objektivi nuk do të arrihet tek kutia, dmth që koha për ti hapur vendin dikujt tjetër ka ardhur me datën 22.

Historia e Partisë Socialiste në pushtet, dhe ata që janë këtu e njohin historinë e Partisë Socialiste në pushtet, ka qënë historikisht që kush bëhej drejtor i kthente shpinën betejës, nëpër kafe, nëpër historira, dhe shumica dërrmuese u bë edhe shkaku që filloi edhe degjenerimi i pushtetit të PS.

Kjo nuk ka për të ndodhur prapë, kjo nuk ka për të ndodhur prap dhe ne nuk do ta lejojmë këtë që të ndodhi, sepse ne kemi bërë mirë që kemi investuar mbrapsht tek ju besimin që ju të merrni përgjegjësi dhe kështu me rradhë, por kjo nuk është e ndarë nga domosdoshmëria që shumica jonë, që qeveria jonë, jo vetëm të performojë, jo vetëm të japë rezultate, por edhe të marrë mbrapsht nga populli atë që i takon. Dhe është rasti që disa prej jush këtu të shlyejnë një pjesë edhe të degradimit që kanë shkaktuar në imazhin e PS me punën e tyre si drejtora, ta shlyejnë duke i kthyer mbrapsht Partisë Socialiste kreditë që ka marrë me 23 qershor në Shkodër, bashkë me LSI, padiskutim. Dhe për këtë arsye nuk kemi shumë për të diskutuar kjo është e thjeshtë dhe e qartë. Çdo njëri nga ata që ka një përgjegjësi më shumë se sa punonjësit e thjeshtë, aty tek punonjësit e thjeshtë gjëja është pastaj tek organizimi i natyrshëm dhe detyra të natyrshme…”

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Rama drejtoreve te shtetit: Kutite e Votave ose PostinTe dashur miq, me poshte keni videon dhe transkriptin e videos. Degjojeni dhe lexojeni vete! sbRAMA: "...Çdo drejtor, çdo shef, çdo pergjegjës, çdo person që ka marr një fije pushtet nga PS, dhe nga LSI por për këtë do t'ju flasë kryetari, një fije pushtet, duhet të garantojë që do ta ketë prapë në 22 qershor (shënim i yni: bëhet fjalë për postin). Ne jemi të vetëdijshëm që në të gjithë territorin kemi bërë dy gabime, me burimet njerëzore dhe me emërtesat. Jam i vetëdijshëm që në të gjithë territorin jo të gjithë drejtorët kanë, janë në vlerësimet e duhura. Jam i vetëdijshëm që në në çdo qark, çdo rreth, në çdo bashki ka drejtorë që po na nxjerrin bojën. Shtabit drejtues, që është shtabi i përbashkët i kandidates dhe i deputetëve që janë këtu në sallë iu tha vetëm një gjë, që të gjithë këtyre drejtorëve, nëndrejtorëve që janë dhe shefa dhe pergjegjësa, do t'u caktojnë detyrën konkrete. Dhe detyra konkrete do të jetë: Sa kuti votimi do të kesh ti nën përgjegjësinë tënde personale. Që do të thotë, dikush një zonë, dikush 5 qëndra, dikush 2 qëndra e kështu me radhë, por ama, aty në krah secili nga ju do të marri në dorë letrën dhe do ju thuhet: Këto janë votat që ne presim të dalin nga kjo qëndër votimi. Shko tani derë më derë, shtëpi më shtëpi, trokit dhe fol për Keti Bazhdarin, dhe kush është i Partisë Socialiste të kërkojë votat për Partinë Socialiste, kush është me LSI të kërkojë votat për LSI, por të gjithë bashkë për Keti Bazhdarin në radhën më të parë, se kjo është kryesorja, dhe në fund fare në qoftë se rezultati, objektivi nuk do të arrihet tek kutia, dmth që koha për ti hapur vendin dikujt tjetër ka ardhur me datën 22. Historia e Partisë Socialiste në pushtet, dhe ata që janë këtu e njohin historinë e Partisë Socialiste në pushtet, ka qënë historikisht që kush bëhej drejtor i kthente shpinën betejës, nëpër kafe, nëpër historira, dhe shumica dërrmuese u bë edhe shkaku që filloi edhe degjenerimi i pushtetit të PS. Kjo nuk ka për të ndodhur prapë, kjo nuk ka për të ndodhur prap dhe ne nuk do ta lejojmë këtë që të ndodhi, sepse ne kemi bërë mirë që kemi investuar mbrapsht tek ju besimin që ju të merrni përgjegjësi dhe kështu me rradhë, por kjo nuk është e ndarë nga domosdoshmëria që shumica jonë, që qeveria jonë, jo vetëm të performojë, jo vetëm të japë rezultate, por edhe të marrë mbrapsht nga populli atë që i takon. Dhe është rasti që disa prej jush këtu të shlyejnë një pjesë edhe të degradimit që kanë shkaktuar në imazhin e PS me punën e tyre si drejtora, ta shlyejnë duke i kthyer mbrapsht Partisë Socialiste kreditë që ka marrë me 23 qershor në Shkodër, bashkë me LSI, padiskutim. Dhe për këtë arsye nuk kemi shumë për të diskutuar kjo është e thjeshtë dhe e qartë. Çdo njëri nga ata që ka një përgjegjësi më shumë se sa punonjësit e thjeshtë, aty tek punonjësit e thjeshtë gjëja është pastaj tek organizimi i natyrshëm dhe detyra të natyrshme…"

Posted by Sali Berisha on Wednesday, May 6, 2015
Next Post

Dako-PD: Nga e drejta për të lëvizur lirshëm, përfitoi edhe Duma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Ndreca: Oficeri i Policisë Gjyqësore mund të kontrollojë veprimtarinë bankare të çdo qytetari

May 1, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani i prerë: PD është parti e Berishës, sa të marrë frymë ai do të jetë kryetar

May 1, 2026
Jet Bank, banka e parë digjitale në Shqipëri!

Jet Bank, banka e parë digjitale në Shqipëri!

May 1, 2026
Moti për sot me diell dhe rritje e lehtë e temperaturave

Moti për sot me diell dhe rritje e lehtë e temperaturave

May 1, 2026
Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

April 30, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Akuzat ndaj tij për CEZ-DIA, Meta: Rekord Guinness, çështja po gjykohet për herë të katërt!

April 30, 2026
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

Çfarë raporti keni me Kryemadhin? Meta: S’kam rakordim me të. Ja kur nisi “krisja”

April 30, 2026
“Je i komanduar nga krimi”, Salianji i përgjigjet Berishës: Po shpik armiq për të fshehur frikën nga gara

U la jashtë garës për drejtimin e PD, Salianji: Akt i padëgjuar në historinë politike, PD nuk është pronë!

April 30, 2026
VIDEO! Momenti i parë publik i Metës që pas arrestimit: Shpifje, gënjeshtra e kallëzues të rremë!

I sëmurë apo…? Meta pranon ndryshimin drastik: Jam dobësuar, por…

April 30, 2026
Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin…

“Kisha plan të largohesha nga politika, por…”, Meta nga burgu: S’kam asnjë betejë me drejtësinë

April 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In