• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjimi i “dëshmitarit X”, prokuroria zbërthen skemën: U krijuan prova të rreme

by A R
06/10/2018 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria mbylli hetimet për audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike ku sipas saj dëgjohet duke bërë pazare droge vëllai i ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj.

Sipas organit të akuzës, referuar ekspertizës së kryer, materiali ka rezultuar se është montazh.

Prokuroria kërkoi “arrest me burg” për Albert Veliun, njeriu që denoncoi publikisht në një intervistë për gazetarin Jetmir Olldashi dhe e publikuar nga Partia Demokratike se vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i përfshirë në trafik droge.

Organi i akuzës ka reaguar zyrtarisht lidhur me çështjen në fjalë.

Deklarata zyrtare e Prokurorisë së Krimeve të Rënda:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në datë 17.05.2018 ka regjistruar procedimin penal Nr. 95/v.2018 për vepren penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal. Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me vërtetësinë e audio-regjistrimit të bisedës së zhvilluar midis “Bashkëpunëtorit X” dhe “Agronit” ekziston dyshimi që jemi para veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga neni 305/25 i Kodit Penal, e kryer në formën e krijimit të provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me vendimin Nr. 142 datë 06.10.2018 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Albert Veliu, si i dyshuar për kryerjen e veprat penale të “Kallëzimit të rremë” dhe “Kalimit të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga nenet 305/25 dhe 297 të K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Fredi Alizoti, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin Jetmir Olldashi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal. Në datë 06.10.2018 janë ekzekutuar vendimet e Gjykatës./a.m.

Next Post
Kryemadhi: Rama po bllokon qëllimisht krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së

Kryemadhi: Rama po bllokon qëllimisht krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Era ‘trazon’ detin, autoritetet ngrenë flamurin e kuq në plazhet e Vlorës!

VIDEO/ Era ‘trazon’ detin, autoritetet ngrenë flamurin e kuq në plazhet e Vlorës!

July 26, 2026
Kur “Besa” hyn në qeveri

Kur “Besa” hyn në qeveri

July 26, 2026
Alarm në Kongo, Ebola del jashtë kontrollit!

Alarm në Kongo, Ebola del jashtë kontrollit!

July 26, 2026
Zjarret pranë Madridit, Sánchez: Kemi bërë përparim, por rreziku mbetet i lartë

Zjarret pranë Madridit, Sánchez: Kemi bërë përparim, por rreziku mbetet i lartë

July 26, 2026
Shqipëria përshpejton negociatat me BE-në, Hoxha: Progresi erdhi falë punës

Shqipëria përshpejton negociatat me BE-në, Hoxha: Progresi erdhi falë punës

July 26, 2026
Rreziku nga zjarret, hapen 100 km rrugë pyjore në Qarkun e Tiranës

Rreziku nga zjarret, hapen 100 km rrugë pyjore në Qarkun e Tiranës

July 26, 2026
Operacioni “Game Over” në Divjakë, zbulohet një lokal me lojëra fati, arrestohen pronari dhe kamarieri

Operacioni “Game Over” në Divjakë, zbulohet një lokal me lojëra fati, arrestohen pronari dhe kamarieri

July 26, 2026
Shqipëria magjeps gjermanët/ Revista “Focus.de” vlerëson plazhet, çmimet dhe qytetet historike

Shqipëria magjeps gjermanët/ Revista “Focus.de” vlerëson plazhet, çmimet dhe qytetet historike

July 26, 2026
Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE

Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE

July 26, 2026
“Besa e thyer si kokërr vezë për Milot-Balldren”, Gjekmarkaj: Investim i premtuar mbi 13 herë nga Rama

“Besa e thyer si kokërr vezë për Milot-Balldren”, Gjekmarkaj: Investim i premtuar mbi 13 herë nga Rama

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In