• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjimi erotik, Ermira Mehmeti: Duan të tregojnë që femrat shqiptare s’mund t’ia dalin

by Java News
02/05/2016 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politika shpesh konsiderohet si një xhungël, ku më i forti arrin t’i mbijetojë pushtetit, sulmeve dhe intrigave që mund të thuren në korridoret e dhunshme të saj. Përjashtim nuk bëjnë as femrat. E fundit në listë ishte Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së, e cila është një nga dy femrat shqiptare protagoniste në politikën e Maqedonisë.

Rreth një muaj më parë u publikua një përgjim telefonik ku supozohej se biseda zhvillohej mes saj dhe një zyrtari të lartë të BDI-së, zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi. Ende sot, organet e hetimit në Maqedoni nuk kanë një përgjigje përfundimtare mbi autenticitetin e materialit të publikuar.

Deputete prej 8 vitesh e Parlamentit të Maqedonisë, Mehmeti tregon të vërtetën e saj për “Exclusive”.

“Unë kam bërë disa ekspertiza private lidhur me atë lloj përgjimi. Këto analiza kanë treguar se bëhet fjalë për një montim zërash. Janë ngjitur disa përgjime dhe është futur mes tyre edhe zëri im për t’i dhënë më shumë besueshmëri. Aktualisht ka një proces hetimor në Prokurorinë Speciale, organi më i pavarur i hetimit në Maqedoni dhe nuk dua të ndërhyj më tepër sepse dëmtoj hetimet. Është një konspiracion të rrezikshëm nga ata që duan të dëmtojnë politikanët shqiptarë në Maqedoni, e sidomos një politikane femër shqiptare. Në një situatë ku ka rënë sistemi i sigurisë dhe ligjit në vend, nuk mund të presim gjë tjetër përveçse konspiracioneve të tilla. Çfarëdo që të themi në mbrojtjen tonë, nuk i plotëson pritshmëritë e opinionit. Ka qenë një goditje e rëndë. Qëllimi ka qenë që të tregohet se një femër shqiptare nuk mund t’ ia dalë në politikën maqedonase pa një aferë me një mashkull të pushtetshëm. Mendoj se është taktikë ose skenar që është përdorur historikisht në ish-Jugosllavi, kur duhej diskretituar një person publik”, tregon deputetja.

Ajo shton se qëllimi ka qenë të goditej edhe familja e saj: “Familja ime ka qenë dhe ngelet në krahun tim dhe e mira është se dolëm nga kjo histori edhe më të fuqishëm, më të bashkuar, për zhgënjimin e atyre që donin të më lëndonin”.

“Unë kam marrë 3 kërcënime, për fat të keq edhe nga shqiptarë, që tregon se krimi tejkalon barrierat etnike. Bëhet fjalë për njerëz që kanë histori me drejtësinë. Dua ta mbyll këtë histori që më ka lënduar, por nuk më ka rrënuar. Kam mësuar se është detyrë e imja që të ngrihem dhe të vazhdoj jetën dhe veprimtarinë time politike. Ua kam borxh votuesve të mi dhe familjes sime”, shtoi Ermira Mehmeti.

TCH/d.i.

Next Post

Çmenduria/ Digjen 105 ton... dhëmbë të çmuar (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit

August 26, 2026
Riatdhesimi i 5 shqiptarëve nga Siria, dalin pamjet nga Rinasi, Lamallari: Vijojmë punën për..

Riatdhesimi i 5 shqiptarëve nga Siria, dalin pamjet nga Rinasi, Lamallari: Vijojmë punën për..

August 26, 2026
Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

August 26, 2026
Shtatë të vrarë në Gaza, sulmi izraelit shkatërron magazinën me ndihma

Shtatë të vrarë në Gaza, sulmi izraelit shkatërron magazinën me ndihma

August 26, 2026
Zjarr në Linaj të Malësisë së Madhe, digjen 3 shtëpi, detajet e para

Zjarr në Linaj të Malësisë së Madhe, digjen 3 shtëpi, detajet e para

August 26, 2026
Ligjet u ndryshuan, siguria e grave jo

Ligjet u ndryshuan, siguria e grave jo

August 26, 2026
Kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës të administratës, aplikimet nisin më 27 gusht

Kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës të administratës, aplikimet nisin më 27 gusht

August 26, 2026
Britania rishikon azilin për shqiptarët e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike ndër faktorët e rrezikut

Britania rishikon azilin për shqiptarët e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike ndër faktorët e rrezikut

August 26, 2026
Shuhet zjarri në Shashicë, 4 punonjës refuzuan evakuimin për të monitoruar zonën

Shuhet zjarri në Shashicë, 4 punonjës refuzuan evakuimin për të monitoruar zonën

August 26, 2026
Operacioni i MEPJ përfundon me sukses: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

Operacioni i MEPJ përfundon me sukses: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com