Per here te pare qe nga koha kur erdhi ne pushtet, Aleksander Vucic eshte perfshire ne nje skandal korrupsioni.
Website italian globalist.it ka publikuar te merkuren nje bisede telefonike ne te cilen ngrihen akuza ndaj nje personi te besuar te kryeministrit serb dhe ne te njejten kohe theksohet se transkripti i bisedes telefonike eshte siguruar permes pergjimeve te policise se shtetit.
Të njëjtëm gjë shkruajnë dhe disa media serbe. Por mbetet i cuditshem fakti se ndersa njeri prej pjesemarresve ne bisede, kryeministri dhe njekohesisht lideri i partise demokratike ne Vojvodine,Bojan Pajtic konfirmon se transkripti eshte origjinal, ministria e Brendshme dhe Agjencia per siguri dhe informacion mohojne te kene zbuluar nje pergjim te tille. Pajtic perfshin ne bisede edhe ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby i cili eshte pergjigjur duke thene se behet fjale per nje transkriptim telefonik referuar nje bisede te pakten nje vit e gjysem me pare.
Pajtic pohon se nje njeri i besuar i kryeministrit Serb,Nikola Petrovic,administrator i kompanise shteterore serbe, i ka kerkuar rryshfet nje kompanie te madhe amerikane per te zhvilluar te njejtin aktivitet ne Serbi. Sipas pergjimit te bisedes,udheheqesi i Vojvodines,Pajtic ishte duke folur me Lidija Udovickin,motren e Korit, minister i administrates shteterore dhe pushtetit lokal. Lidija Udovicki dhe bashkeshorti i saj Mark Crandall , qytetare te Shteteve te Bashkuara te Amerikes , jane pikerisht njerezit qe kryeministri serb pa i permendur ne menyre te drejtperdrejte i ka akuzuar ne nje interviste te koheve te fundit se po perpiqen ti bejne shantazh autoriteteve serbe.
Sipas transkriptit te bisedes,Lidija Udovicki pohon se administratori i Kompanise shteterore serbe (EMS) Nikola Petrovic i emeruar ne kete pozicion nga SNS i ka kerkuar para kompanise CWP ku Crandall eshte bashkepronar per nje park eolik qe shoqeria amerikane donte te ndertonte ne Serbi,gje qe Petrovic e ka mohuar.