• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjimet/ SPAK bllokon 25 mijë paund në banesë: Mos puno vetëm për shtetin, shiko edhe punët private…, unë i mora 2000 euro

by Java News
15/02/2023 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ora News” zbulon detaje të reja nga çështja penale, që flet për arrestimin e zyrtarëve të Bashkisë Ura-Vajgurore.

Në dosjen hetimore janë dhjetëra raste paligjshmërie, të dokumentuara nga prokuroria e Posaçme SPAK, ku zyrtarë të Bashkisë Ura Vajgurore në Berat, kanë abuzuar rëndë me detyrën, duke u marrë qytetarëve shuma financiare që variojnë nga 2 mijë deri në 3 mijë euro.

Gjatë operacionit për arrestimin e personave dhe kontrollit të banesave, oficerët e policisë së Shtetit dhe BKH-së, kanë sekuestruar në banesën e Arjan Demirit, një shumë prej 25 mijë paund si dhe një armë gjahu.

Në përgjimet e kryera përgjatë 1 viti, vihet dukshëm re komunikimi mes zyrtarëve të bashkisë, për miratimin e lejeve të ndërtimit, kundrejt pagesës. Ndërsa njeriu më aktiv në veprime korruptive, rezulton të jetë Përgjegjësi i Transportit, pranë kësaj bashkie, i arrestuari Arben Guraj.

Në përgjimet e kryera me kërkesën e prokurorit të SPAK Elvin Gogaj, rezultojnë episode që tregojnë bisedat e zyrtarëve të Bashkisë Ura-Vajgurore, të cilët gjatë komunikimit mes njëri-tjetrit, mbajnë qëndrime poshtëruese dhe fyese ndaj qytetarëve që ndërtojnë pa lejë.

Sapo ata evidentojnë rastin, zyrtarët paraqiteshin tek qytetarët duke i marrë 2 mijë deri në 3 mijë euro.

Qytetarët që ndërtonin pa lejë si Dritan Kalivaçi, Fitim Dushku, Adriatik Vrapi, Kimet Dervishi dhe Arben Dyli, janë detyruar të paguajnë shuma monetare në këmbim të ndërtimit pa lejë ose nxjerrjes së një leje provizore.

Gjatë një bisede të përgjuar mes Arben Guraj dhe njërit prej personave të proceduar zhvillohet një komunikim i tillë:

”…unë i mora 2 mijë euro atij legenit që po ndërtonte, tani shkoi ti mbaro punë…”.

Ndërsa personi tjetër ja kthen se ishte i zënë për momentin dhe kishte punë. Nisur nga kjo situatë Arben Guraj, ia kthen se:

”…shiko mos u merr shumë vetëm me punën e shtetit. Punët e shtetit nuk mbarojnë asnjëherë,… por shiko mbaro punët private…”.

Në dosje janë dhe shumë episode të tjera korruptimi, që tregojnë qartë implikimin e të arrestuarve. Në materialin hetimor thuhet se ka qenë seksioni i krimit ekonomik në policinë e Beratit, që ka dërguar relacion informativ për hetimin e zyrtarëve.

Oficerët kanë marrë informacione në rrugë operative se mbi veprimet korruptive të Përgjegjësit të Transportit, pranë Bashkisë Ura Vajgurore, Arben Guraj.

Arben Guraj gjatë ushtrimit të detyrës së tij, jep kontribut të paligjshëm duke përdorur ndikimin e tij dhe shfrytëzuar lidhjes dhe pozicionin e punës në këtë bashki, për pajisjen e qytetarëve të ndryshëm të bashkisë Ura Vajgurore me Vërtetim të Vetëdeklarimit të Punimeve, për restaurimin e objekteve të banimit dhe më pas në këto objekte kryhen ndërtime të paligjshme, kundrejt pagesave të ndryshme.

Nga përmbajtja e përgjimeve telefonike, ka rezultuar se në vijim Arben Hysen Guraj, me ndërmjetësimin e personit tjetër Altin Pali, me detyrë drejtor i zyrën e Urbanistikës, ka kontraktuar persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike dhe në bashkëpunim mes palëve, kanë kryer veprime konkrete me qëllim pajisjen me leje ndërtimi, kundrejt përfitimit të parregullt.

Si person ndërmjetës në këtë veprimtari kriminale ndërmjet të dyshuarve, ishte caktuar Arben Guraj me ndërmjetësimin e personit nën hetim Altin Pali.

Guraj, jo vetëm që mbante komunikime të shumta telefonike me bashkë të dyshuarit e tjerë në këtë hetim, por edhe kontakte të drejtpërdrejta, në ambientet e punës dhe jashtë saj, si gjatë orarit të punës ashtu edhe jashtë orarit zyrtar.

Nisur nga kjo situatë prokurori i SPAK-ut, ka vendosur të arrestojë Arben Guraj, Altin Palin, V.J, Agim Çunaj, Arjan Demirin, Vait Koshin. Ndaj 5 zyrtarëve SPAK ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërsa për shefen e sektorit të Urbanistikës në këtë Bashki, shtetasen V.J, është kërkuar masa e “Arrestit në shtëpie”./m.j

Next Post
“Ti dukesh posesive në krevat gjatë seksit”/ Bledi vazhdon bisedat intime me Ermionën: Aty me kamxhik…!

“Ti dukesh posesive në krevat gjatë seksit”/ Bledi vazhdon bisedat intime me Ermionën: Aty me kamxhik…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asllani, titullar në Champions. “Ul” në stol Çalhanoglun në ndeshjen ndaj Feyenoord

Asllani jashtë planeve të Interit, priten edhe dy blerje në limitet e merkatos!

August 24, 2026
Zbulohet data kur do mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale! PS nuk heq dorë nga 46 bashkitë, Rama kritika të tijve në Pogradec! Territorialja do votohet në…

Zbulohet data kur do mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale! PS nuk heq dorë nga 46 bashkitë, Rama kritika të tijve në Pogradec! Territorialja do votohet në…

August 24, 2026
EMRI/ Nuk i shërbeu teken e rakisë! Zbardhet shkaku i sherrit në Mullet, 53-vjeçari qëlloi me armë pasi kamerieri i refuzoi porosinë

EMRI/ Nuk i shërbeu teken e rakisë! Zbardhet shkaku i sherrit në Mullet, 53-vjeçari qëlloi me armë pasi kamerieri i refuzoi porosinë

August 24, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

“Vëmendja në Pukë, Dajt e Dibër”- Normalizohet situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: Nga 18 vatra, vetëm 5 aktive! S’ka rrezik për banorët

August 24, 2026
Një nga mbështetësit më të mëdhenj, Kosova i jep shtetësinë ish-kongresmenit amerikan Joe DioGuardit dhe bashkëshortes së tij!

Një nga mbështetësit më të mëdhenj, Kosova i jep shtetësinë ish-kongresmenit amerikan Joe DioGuardit dhe bashkëshortes së tij!

August 24, 2026
Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, Gjykata lë në qeli 6 truprojat e arrestuar të lokalit!

Dhuna ndaj shefit të Krimeve të Sarandës, Prokuroria kërkon burg për pronarin dhe menaxherin e “Orange”, por Gjykata refuzon!

August 24, 2026
Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

Detaje tronditëse nga krimi në Kosovë, bashkëshorti vrau gruan tetë muajshe shtatzënë! Mister motivi dhe se si mbeti i plagosur rëndë

August 24, 2026
Ernest Muçi shkëlqen në krah të Salah, fundjavë e mirë edhe për legjionarët e tjerë kuqezi!

Ernest Muçi shkëlqen në krah të Salah, fundjavë e mirë edhe për legjionarët e tjerë kuqezi!

August 24, 2026
“Ishin konfliktuar më parë”- Qëlloi me armë zjarri në lokalin ku po rrinte 23-vjeçari në Mullet, arrestohet i dyshuari!

“Ishin konfliktuar më parë”- Qëlloi me armë zjarri në lokalin ku po rrinte 23-vjeçari në Mullet, arrestohet i dyshuari!

August 24, 2026
“Lale mos i jep muhabet këtij se është hasmi i Gjergjit”- Vrasja e ish-polici Arben Bilali, dëshmia e të penduarit nxjerr zbuluar Cukalin

“Lale mos i jep muhabet këtij se është hasmi i Gjergjit”- Vrasja e ish-polici Arben Bilali, dëshmia e të penduarit nxjerr zbuluar Cukalin

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com