• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Përgjimet, si u tjetërsuan 39 hektarë tokë në Velipojë

by A M
06/08/2023 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procedimi për dosjen “Metamorfoza” ka nisur nga Prokuroria e Posaçme, në 16 Janar të këtij viti. Në SPAK, pronarët e 39 hektarë tokë në fshatin Pulaj në Velipojë kanë depozituar një kallëzim, për falsifikim dokumentesh, pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal. Ata pretendojnë se prona e tyre është tjetërsuar nga Pëllumb Gjoka në bashkëpunim me disa persona të tjerë.

Kjo çështje është hetuar më herët edhe nga ana e prokurorisë së Shkodrës. Procedimi ishte regjistruar në 24 Qershor të 2020. Çështja për tjetërsimin e 39 hektarëve tokë është hetuar nga prokurori Xhevahir Lita. Ne dosjen e SPAK janë të zbardhura edhe komunikimet mes tyre dhe se si prokurori Lita pushoi çështje.

Në datën 12 Nëntor të 2020 ata diskutojnë mes tyre për tërheqjen e disa shkresave nga arkivi dhe prokurori Lita i konfirmon se e ka në vëmendje. Xhevahir Lita i dërgon disa mesazhe Gjokës për t’i konfirmuar se nuk e ka harruar çështjen e tij.

Xhevahir Lita: Dje e kam bisedu me atë që të bëjmë atë shkresën, e pashë që e kishte pak më vështirësi, po nëse nuk e bën dhe nesër do ia marr ta bëj vet.  Për atë letër po merrem, se atij tjetrit i ka thënë edhe një tjetër dhe bën pak kakërdhija por do e zgjidh pa merak.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe prokurori Xhevahir Lita komunikojnë sërish së bashku në 24 Shkurt të 2021. Biznesmeni kërkon që të mbyllet çështja për tjetërsimin e 39 hektarëve tokë.

Xhevahir Lita: Shih se ndoshta ka bërë, një vendim përkryerje e ekspertimit e procedurës. Takova dhe Valbonën dhe më tha se ka marrë mostra për t’i dërguar për ekspertim. Unë jam e bindur por më tha thuaj Pllumit të kapë dikë që të dalë tamam. Po edhe këtij akt ekspertimit bjeri mbrapa që ta qepet mirë si dosje  ai kolegu im.

Pëllumb Gjoka: Ti kërkoja nesër për ta mbyll. Se edhe një kafe të duhet ty. Se të kam ba telefon 300 herë. Mik me ke edhe të kam, por çdo gja ka lezetin e vet. Më shkon mua se kafja është bereqet. Kshu që kujtoju nesër t’i japësh drejtim.

Xhevahir Lita: Të bëjmë dhe këtë ekspertim të dalë se ka firmose vetë Dranja te prokura dhe pastaj të hajë një m… ai kolegu im.

Prokurori Xhevahir Lita kishte vendosur në vitin 2019 mosfillimin e procedimit penal për çështjen e tjetërsimit të pronave, thuhet në dosjen e SPAK. Kjo çështje është rihapur sërish në vitin 2020 nga një tjetër prokurore, pasi i ka mbërritur një kallëzim i dytë. Dosja është pushuar me vendim të Gjykatës së Shkodrës në 14 Nëntor të vitit 2022.

Në vendimin e  Gjykatës së Posaçme thuhet se prokurori Xhevahir Lita është i njëanshëm, kur bëhet fjalë për çështje që lidhjen me Behar Bajrin, Pëllumb Gjokën, Bardhyl Mavraj dhe të afërm të tyre.

“Duke pasur parasysh edhe veprimet e tij, në rastin e lirimit të Behar Brajoviq ku bashkëvepron me Pellumb Gjokën. Në rastin kur prokurori Lita ndërhyn për një procedim penal në emër të personit G.Vaso gjen një zgjidhje për procedimin sipas kërkesës së Behar Brajoviq. Xhevahir Lita kontaktohet nga Bardhyl Mavraj në lidhje me shmangien nga përgjegjësia penale të Eljon Hato dhe Arsad Bashli, gatishmëria për t’i ndihmuar dhe liria në komunikim me to, krijon dyshime të arsyeshme se Lita bashkëpunon me shtetasit e lartpërmendur jo thjesht si lidhje shoqërore, por në formën e një grupi të strukturuar kriminal.”

Në komunikimet përmes aplikacionit SKY, ish-prokurori Xhevahir Lita shfaqet gjithashtu duke folur me biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajrin për lirimin nga burgu të këtij të fundit. Bajri i thotë biznesmenit se do ishte mirë që çështja e tij të merrej nga Lita. Pasi dosja vendoset që do të ndiqet nga prokurori Lita, Bajri flet sërish me biznesmenin Gjoka, ku e pyet se sa lekë do prokurori për ta liruar.

 

 

Next Post
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, arrestohet organizatori Aldo Majnishta

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, arrestohet organizatori Aldo Majnishta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre skenarët që përfliten / Kush do të udhëheqë Venezuelën pas largimit të Maduros?

Tre skenarët që përfliten / Kush do të udhëheqë Venezuelën pas largimit të Maduros?

January 3, 2026
Berisha reagon pas sulmit amerikan në Venezuelë: Edhe shqiptarët duhet të ngrihen në protesta, do ketë pasoja…

Berisha reagon pas sulmit amerikan në Venezuelë: Edhe shqiptarët duhet të ngrihen në protesta, do ketë pasoja…

January 3, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Nëse reagoni, do të bëni gabimin më të madh të historisë suaj

“Maduro nuk është presidenti i Venezuelës”/ Rubio: Është kreu i kartelit që ka pushtuar vendin

January 3, 2026
Protesta e 22 Dhjetor, Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet! Shqipëria do gjejë paqen kur..

“Betejë për demokracinë”/ Berisha: Qeveria teknike do mbështetet nga të gjithë! Së shpejti tryezë e përbashkët me të gjitha forcat politike..

January 3, 2026
Shefja e diplomacisë së BE ngre alarmin: Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten

“Thirrje për përmbajtje”/ Kallas: BE po monitoron situatën në Venezuelë. Reagimet nga Spanja, Italia dhe..

January 3, 2026
I drejtohet Maduros me tone të ashpra, Trump: Atij nuk ia mban të ngatërrohet me Shtetet e Bashkuara

Bombardimet në Venezuelë/ Historia e ndërhyrjeve të SHBA në Amerikën Latine

January 3, 2026
Kakavijë, përfundimi i festave, 10 mijë emigrantë rikthehen në Greqi

Kakavijë, përfundimi i festave, 10 mijë emigrantë rikthehen në Greqi

January 3, 2026
Tragjedia në Zvicër, identifikohen 4 viktimat e para, policia: Mes tyre dy të mitur…

Tragjedia në Zvicër, identifikohen 4 viktimat e para, policia: Mes tyre dy të mitur…

January 3, 2026
“Ne do t’i rezistojmë trupave të huaja”, reagimi i ministrit të Mbrojtjes në Venezuelë pas sulmit amerikan në Karakas

“Ne do t’i rezistojmë trupave të huaja”, reagimi i ministrit të Mbrojtjes në Venezuelë pas sulmit amerikan në Karakas

January 3, 2026
Bombardimet në Venezuelë, zv.sekretari amerikan i Shtetit: Maduro do të përballet me drejtësinë për krimet e tij

Bombardimet në Venezuelë, zv.sekretari amerikan i Shtetit: Maduro do të përballet me drejtësinë për krimet e tij

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In