• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Përgjimet, si e pritën vdekjen e Enverit Fiqerete Shehu, Lubonja, Ngjela…

by Java News
21/11/2016 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si u përgjuan të burgosurit politikë dhe armiqtë e klasës pas vdekjes së diktatorit në prill të vitit 1985. Dokumente të shumta të Sigurimit të Shtetit pasqyrojnë mënyrën se si u prit vdekja e diktatorit në burgjet komuniste, por edhe jashtë tyre, atje ku ishin ata që quheshin “armiq të popullit”. Sigurimi i Shtetit ka përgjuar në çdo kënd të vendit, për të kuptuar se si po komentohej vdekja e diktatorit.

Përgjimi është kryer nëpër burgje, atje ku gjendeshin “armiqtë” e dalë nga radhët e partisë, ndër të cilët Todi Lubonja, Kiço Ngjela, Llambi Ziçishti e të tjerë. U përgjuan gjithashtu, e veja e Mehmet Shehut dhe ajo e Kadri Hazbiut bashkë me familjarët e tyre e të tjerë “armiqve të popullit”. Më poshtë botohet teksti i gjetur në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Burrel, 13 prill 1985
I dënuari Abaz Fejzo: Na la në burg. Na erdhi hakut të tërëve dhe na la në burg…

I dënuari Rrahman Përllaku: Edhe Enverit obeziteti ja solli diabetin. Kur vishte rroba ushtarake si … gjatë luftës e ka mbajtur trupin shumë mirë. Komunikata thotë për varrosje, se për ballsamosje nuk do të vihej në komunikatë. Do ta varrosin e ballsamosin pastaj…

I dënuari Gjok Margjoni: …ec more, se kush është tuj ça kryet për të.

Qafë Bari Pukë, 14 prill 1985
Disa të dënuar në repartin nr.311 thanë:

Tani kaq e pati kjo histori, do të dalim nga burgu, asnjë vit nuk e mbushim. Kjo pritej prej vitesh, këta do të hanë kokën e njëri-tjetrit, tani prit nga dita në ditë të vijnë jugosllavët, ata këtë rast kanë pritur. Do të kemi ngjarje të jashtëzakonshme tani e tutje…

E patë? I madhi mbaroi, mbaruan edhe këta. Lum ai që nuk i ka bërë kujt keq e mjerë ai që i ka bërë keq të tjerëve, se do i paguajë të gjitha. Forca e madhe dhe orteku i madh u përmbys…

Iku dhe mori fund diktatura e proletariatit…

Deri në fund të vitit do të dalim dhe nuk do të ketë burgje politike…

Burrel, më 25 prill 1985
Mihallaq Ziçishti: Ç’është kjo hata që na gjeti? Erdhi e papritur fare, edhe unë nuk orientohesha dot. Udhëheqës që të ketë bërë kaq vepra nuk ka në asnjë vend!

Kiço Ngjela: Po Fiqiretja ka bërë letër? Ata që donin ta vrisnin!

Bardhyl Belishova: Po kjo gatishmëri tani edhe mbas varrimit?!

Batër më 25 prill 1985
Avdyl Banushi: Ja edhe ai vdiq, veç vra e pre, mori në qafë dynjanë… Ç’e do, ka vdek një njeri, është puna tek klika komuniste, ajo do shuar… për ne është fitore, se e ka mbajtur 40 vjet në frena popullin tonë. Gjithë mineralet ja ka shitur shteteve të tjera, që të bëhej mirë me ta dhe të bënte politikën e tij…

Tiranë 6 maj 1985
Fiqrete Shehu: Gjithmonë kam menduar se do t’i kalonte të 90-tat. Kisha ndërmend t’i shkruaja një letër Atij, se atje e kisha shpresën, ndërsa tani të gjitha m’u prenë. Në qoftë se do t’i kisha shkruar udhëheqësit kryesor të Partisë, isha e bindur se, jo për veten time, por për djemtë e mi diçka do të bënte.

Tiranë, 13 prill 1985
Llazar Lubonja, me banim në Tiranë, i vëllai i armikut Todi Lubonja, më datë 10/4/1985 është shprehur: …Vdiq një i madh, vdiq i madhi, këtë ma thotë telepatia ime, ai mori fund.

Aristidh Duri, me banim në Tiranë, jashtë përpunimit, më datën 11/4/1985, ka thënë: …Do të vija në shtëpi për të sjellë lajmin e gëzuar për vdekjen e udhëheqësit. Si mendon a do të kemi ndonjë ndryshim të gjendjes? …aman të shpëtojmë, ishallah të ketë ndryshime, se kjo situatë nuk durohet…

Skënder Ymeri, me banim në Tiranë, në përpunim 2/A për tendencë arratisje, më 11/4/1985 ka thënë: …Sot kemi festë, doli fjala ime se ai vdiq, shyqyr që shpëtuam…

Maksim Mano, me banim në Tiranë në përpunim 2/A për tendencë arratisje, më datën 11/4/1985 ka thënë: …Vdiq udhëheqësi kryesor i partisë, por interesant është pse nuk bëhet pushim?

Liri Kupi, me banim në Sektorin Gradisht të rrethit të Lushnjes, e shoqja e Fatbardh Abaz Kupit, është shprehur: …Hë mo, se plak ishte ai, e sa deshët që të rronte?…

Fiqiri Belishova (vëllai i armikes Liri Belishova) duke biseduar me gruan e tij, kur ajo e pyeti për vdekjen e udhëheqësit:

– A e more vesh?

– Po, ju përgjigj ajo dhe nuk bëri asnjë bisedë tjetër. Televizorin nuk e hapën, ndërkohë vajza e tyre këndonte.

Kurbnesh, 6 maj 1985
Elena Azbiu, (vajza e armikut Kadri Azbiu), ditën që vdiq udhëheqësi kryesor i partisë shtirej sikur qante me zë në banesën e saj.

Rrëshen 6 maj 1985
Drita dhe Gjergji Gjergo (vajza dhe dhëndri i armikut Beqir Balluku), ditën që vdiq udhëheqësi kryesor i partisë, bënin xhiro në qytet, qeshnin dhe i binin krahëve të njëri-tjetrit…

Një tjetër dokument pasqyron atë çfarë thanë diplomatët e huaj pak para vdekjes së diktatorit, pra kur ishte i sëmurë.
27.al/d.i.

pergjimi-2pergjimi

Agim Mero e Todi Lubonja
Agim Mero e Todi Lubonja

Next Post
Zana Çela: E vërteta e grevës së artistëve në vitin 2000 kundër ‘Ministrit’ Edi Rama

Zana Çela: E vërteta e grevës së artistëve në vitin 2000 kundër 'Ministrit' Edi Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

March 10, 2026
Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin që ekzekutoi Nikulajn

Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, portugezi paraqitet në gjyq, priten konkluzionet e mbrojtjes

March 10, 2026
Pas një viti bllokim total, Gjykata e Lartë nis nga puna: Në pritje për t’u shqyrtuar 35 mijë dosje

Masat e sigurimit në fokus, Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore

March 10, 2026
Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

March 10, 2026
Autostradat e 2025-ës, projektet: Nga korridoret evropiane, te bregdeti

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

March 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

March 10, 2026
SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

March 10, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

March 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In