• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përgjimet/ Shoferi i drejtorit u diplomua pasi gjeti ndryshimin me FB dhe Twitter

by
24/09/2015 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen përgjimet e pedagogëve të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe shoferit të drejtorit të Ujësjellësit, Jani Muslli, i cili u diplomua me ndërhyrjen e shefit të tij.

Nga bisedat e përgjuara vihet re se dhe diplomat në Universitetin e Elbasanit merren lehtë, mjafton të kesh bërë shok në Facebook profesorin. E njëjta gjë ka ndodhur me diplomimin e shtetasit Jani Muslli, i cili pasi kishte paguar për provimin, kishte futur ndërmjetës shtetasin Gazmend Laloshi, raporton “Mapo”.

Ky i fundit kishte marrë përsipër të fliste me 4 nga 5 anëtarët e komisionit të diplomës, të cilët sipas përgjimeve rezultojnë “dashamirës” ndaj Musllit, i cili arrin të diplomohet. Po nga përgjimet rezulton se njëri prej anëtarëve të komisionit të diplomës është “sjellë keq” me studentin, të cilit i ka ndërruar tezën dhe nuk e ka lejuar të kopjojë duke i thënë të futë telefonin në xhep.

Por shpëtimi ka ardhur nga profesor R., i cili e ka marrë studentin dhe i ka bërë disa pyetje të tipit: Ku ndryshon Facebook nga Tëitter? Po Instagrami? A e ka bërë shok profesorin në Facebook?

Studenti i është përgjigjur ‘po’ dhe kaq ka mjaftuar për të përfunduar seancën e pyetjeve me gojë duke i thënë studentit Jani Muslli që të priste notën jashtë.

Biseda mes Jani Musllit dhe Gazmend Laloshit

Më datë 20.07.2015, ora 13.15.39,  shtetasi Jani Muslli, (Besjani), përdoruesi i numrit të telefonit 0672033311, komunikon me shtetasin Gazmend Laloshi, përdoruesin e numrit te telefonit 0694573875, dhe zhvillojnë këtë bisedë:

Muslli: Hë vëlla?

Laloshi:Si dole?

Muslli: Ik se më iku truri, po ik

Laloshi:Pse nuk e more?

Muslli: Po ça, më kapi me telefon ai, dil jashtë tha. Prit i tha A. se do të ndërroj tezë. Unë te teze që më mori ai, kisha shkruar se i mora nga internet. Më dha tezë tjetër, po ccfarë të shkruaja?

Laloshi: Kush ishte ai, o burr?

Muslli:Ishte një rob …., një i ri. Ça ke shkruajt, më tha mua A? I thashë unë, ja këto që po shikon. Këto tek fleta tënde i kam hedhur tek kjo fleta tjetër. Po qeshte. Mirë tha, monopoli, vari leshtë, ca budallallëqe që janë të thjeshta. Tha do të vë 5, kalo nga profesor R…. Hajde tha Jani, se do të bëj ca pyetje të vështira. Ku ndryshon Facebook-u nga Instagrami? Tëitti çfarë është? Këtë o presor mos më pyet se nuk kam Tëitter, i thashë. Ok, Facebook ke? – më tha. Kam. Po mua më ke bërë shok? Të kam bërë bërë. Ik, mbarove- tha profesori, – dil prit notën jashtë.

Next Post

Azilkërkuesi kosovar i pamëshirë plagos rëndë tre persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com