• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjimet/ “Qite se ke 2 mln në dorë”, zyrtarët e Kadastrës i bëjnë faturën qytetarit: Kaq do drejtori, kaq ne, ik i qetë tashi…

by Java News
29/07/2021 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet dosja e plotë të përgjimeve nga prokuroria që çoi pas hekurave seksere dhe zyrtare te Kadastres, të cilët përmes ndikimit të paligjshëm ndërhynin për praktika të ndryshme për marrjes e certifikatave të pronësisë.

Gazment Canaj del nga përgjimet se ka qenë i përfshirë në të gjitha rastet e ndërhyrjes në Kadastër përmes Admir Burrit për nxjerrjen e dokumenteve për qytetarë të ndryshëm që zvarriteshin për shkak të burokracisë.

Në një rast nga përgjimet ka rezultuar se Gazment Canaj dhe Admir Burri marrin përsipër nxjerrjen e dokumenteve për Ilir Ahmetajn. Pas aplikimit në Hipotekë, në një moment zyrtari Admir Burri telefonon Gazment Canajn dhe i shpjegon tarifën që duhet të paguajë personi që është i interesuar, informon abcnews..

“Një pikë pesë i do drejtor- nëndrejtor, 200 specialisti, 100 Adi, 200 euro bori aplikimi, e ke aty bilës, në letër sa bori aplikimi” i thotë ai.

Dhe Gazment Canaj i thotë që “mos ke merak, tashi do iki unë”. Për të gjitha lëvizjet në dosje theksohet se prokuroria ka prova nga përgjimet por edhe takimet që kanë zhvilluar palët dhe në 25 maj, Gazment Canaj shprehet në një bisedë telefonike “Lirin e mbyllëm dhe do të shkoj pastaj ti marr të gjitha dhe ti jap në dorë”.

Një tjetër rast të cilin Canaj dhe Burri marrin përsipër është ai i qytetarit Besnik Hyka, i cili në një bisedë telefonike i shqetësuar nga burokracia në Kadastër thotë se “Po si s’po më qisin ja dy letra aty te hipoteka, s’po mi japin, më kërkojnë lekë o vëlla…i ka dhënë lekë dikujt dhe më thotë, jo më kërkon lekë prapë një tjetër”.

Në 4 prill të këtij viti, Gëzim Hyka i ka dërguar një mesazh Gazment Canajt duke i thënë “Gazi ke 2 milionë lekë në dorë, vetëm qit certifikatën e tokës, i kam futur dokumentet”.

Në datë 5 qershor i dërgon një tjetër mesazh Canajt duke i shkruar “O gjigant a ke vu gjo ne vi”.

Në një moment Admir Burri i thotë Gazment Canajt “Atë dyshen që i kam thënë që në fillim, do i morin ata, që pretendojnë shumë fare, a kupto? Ne nga tonat do të respektojmë Panolin (zyrtar i Kadastrës) të tjerat i këna unë dhe ti, ti ca hallin qan, kështu që po hongre ti, ha edhe une po hongra une, ha edhe ti”.

Pas disa bisedave mes palëve, cështja, pra regjistrimi në Kadastër sipas prokurorisë rezulton se është zgjidhur kundrejt ryshfetit. /m.j

Next Post
Zbulohen detaje nga takimi mes Ramës, Vuçiç dhe Zaev, ja ku do mbahet samiti i ardhshëm i Minishengenit

Financial Times, artikull për ‘Ballkanin e Hapur’ e integrimin: Treshja Ballkanike e zhgënjyer nga BE!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

October 23, 2026
“The making of Albanians”

Anomia 2026

October 23, 2026
Irani: Kemi qëlluar shtatë anije në Hormuz, askush nuk kalon në mënyrë të paligjshme

Irani: Kemi qëlluar shtatë anije në Hormuz, askush nuk kalon në mënyrë të paligjshme

October 23, 2026
Trump: Elon Musk rikthen internetin Starlink për Ukrainën pas kufizimeve që prekën ushtrinë

Trump: Elon Musk rikthen internetin Starlink për Ukrainën pas kufizimeve që prekën ushtrinë

October 23, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 23 tetor 2026

October 23, 2026
Argjentina shpall pesë organizata kriminale të Amerikës Latine si terroriste

Argjentina shpall pesë organizata kriminale të Amerikës Latine si terroriste

October 23, 2026
Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kongresmenes demokrate, e akuzon për përdorimin e një emri të rremë

Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kongresmenes demokrate, e akuzon për përdorimin e një emri të rremë

October 23, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosi me armë zjarri të riun dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

October 23, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: Jam i gatshëm në çdo orë. Kush shkel ligjin do të përgjigjet

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: Jam i gatshëm në çdo orë. Kush shkel ligjin do të përgjigjet

October 23, 2026
Tërmeti në Kinë shkaktoi të paktën 16 të vdekur dhe 54 të plagosur

Tërmeti në Kinë shkaktoi të paktën 16 të vdekur dhe 54 të plagosur

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In