• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjimet që zbuluan super-bandën shqiptare të drogës

by A R
29/11/2016 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen të tjera detaje nga super-operacioni i policisë greke i koduar “Himera”, ku koka e bandës së trafikantëve ishte shqiptari i njohur me emrin “Genti”.

Mediat greke kanë zbardhur mënyrën se si u zbulua organizata, e cila u hetua pasi policia po investigonte për vrasjen e shqiptarit 32-vjecar Rigert Dervishi.

Sipas policisë është zbuluar edhe vrasësi i Dervishit. Ai u zbulua nga një bisedë telefonike kur pas ngjarjes ka komunikuar me kreun e organizatës në Shqipëri, të cilit policia i di vetëm pseudonimin “Genti”.

Ndërkohë mediat greke duke iu referuar videopergjimeve zbulojnë mënyrën e trafikut dhe shpërndarjes së drogës:

“20 njerëz po ecin vazhdimisht lart e poshtë duke pyetur njëri-tjetrin? Ku është? Ku është”? Njëri prej tyre bërtiti “ja ku është” dhe të gjithë shkuan në drejtim të një hoteli, ku ndodhej një njeri me ngjyrë. Ky i fundit, pasi kontrolloi zonën me një vështrim të shpejtë, u dorëzoi 4 burrave secilit nga një paketë plastike që përmbante heroinë”- shkruan gazeta.

Sipas saj, skena të tilla janë filmuar nga policë të fshehtë të policisë greke gjatë 8 muajve që zgjati hetimi.

Policia tha se grupi kriminal shiste kanabis, heroinë dhe kokainë në sheshet kryesore të kryeqytetit grek, ku pjesë e bandës ishin shqiptarë dhe afrikanë.

Mes përgjimeve të telefonit, media greke veçon një pjesë, kur Genti flet me një nga bashkëpunëtoret. “Marr pesëmbëdhjetë, i sjell tek ty, ku i jap letrat unë?” dhe “Genti” i përgjigjet: “Jo, jo, mos më fol kështu”.

Sipas policisë, ende nuk ka një informacion të saktë rreth “Gentit”, por dihet tashmë skema e organizimit dhe funksionimit të organizatës kriminale.

Ai thuhet se është në Shqipëri, por ka dyshime, nesë porositë dhe drejtimin e bënte nga Shqipëria dhe se nuk kishte shkelur në Greqi ndonjëhere.

Dje polica greke prangosi 59 persona, ku 38 prej tyre u është komunikuar arresti në burg, ndërsa 46 janë shpallur në kërkim, duke plotësuar kështu totalin prej 146 anëtarësh të organizatës kriminale.

SKEMA E BANDES 

Sipas policisë greke, grupi funksiononte në këtë mënyrë: Në nivelin e parë qëndronte “Genti”. Poshtë tij ishin 4 shtetas shqiptarë, më pas 3 shqiptarë e 4 grekë, në nivelin e katërt 3 grekë merreshin me trafikun në kufirin greko-shqiptar, ndërsa në nivelin e pestë ishin 17 shqiptarë, 1 grek, 1 bullgar e 1 rumun, që kryenin magazinimin e drogës.

Në nivelin e gjashtë, 6 shqiptarë, 3 grekë dhe 1 bullgar, shpërndanin drogën kundrejt shitësve të vegjël dhe në nivelin e fundit ishin gjithë tregtarët e sasive të vogla të drogës në qendër të Athinës, kryesisht shtetas afrikanë.

Mendohet se grupi kontrollonte rreth 35% të tregut të narkotikëve në Athinë, duke bërë që goditja e tij të ulë ndjeshëm shitjen e drogës në këtë zonë.

Policisë greke iu desh rreth 8 muaj të hetonte grupin. Gjashtë oficerë grekë, pjesë e operacionit, kryen filmime gjatë veprimtarisë së të dyshuarve.

Vrasja e Dervishit 

Mësohet se hetimet policore kanë zbuluar një lidhje të mundshme të grupit me vrasjen e 32-vjeçarit shqiptar Rigert Dervishi, në Keratsini të Athinës, më 13 nëntor të këtij viti.

Sipas Policisë, Dervishi ishte drejtues i mjetit, por është vrarë gabimisht, pasi objekt i atentatit ishte një 36-vjeçar shqiptar, pasagjer në mjet, të cilin banda kishte tentuar ta vriste me bombë me telekomandë, më 14 shtator 2016, për një borxh./Panorama/am.

Next Post
VIDEO/ “Kuq e Zi” elektrizon stadiumin e NBA amerikane, koreografi spektakolare

VIDEO/ "Kuq e Zi" elektrizon stadiumin e NBA amerikane, koreografi spektakolare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com