• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjimet që fundosën Artur Zoton…” Ato punë i di i madhi, ai e ka çështjen në dorë”

by Java News
21/02/2017 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një seri bisedash të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë ngritur dyshime të forta për implikimin në aferat korruptive në tenderat e ushqimit në burgje dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto.

Në korrik të 2016, vetëm tre ditë pas arrestimit të Iljaz Labit dhe katër biznesmenëve Zoto ka dhënë dorëheqjen për arsye familjare.Mirëpo 8 muaj nga kjo dorëheqje, ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve,është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Vendimi për ndalimin e tij është marrë ditën e djeshme, ndërkohë që menjëherë është bërë ekzekutimi i tij.Vecc përgjimeve, kundër Zotos në prokurori ka dëshmuar dhe vartësi i tij,Iljaz Labi, i cili ka pohuar se ai ska pasur dijeni fare për këto prokurime, por e ka udhëzuar drejtori Zoto që të takonte njërin nga biznesmenët, Ylber Kalaja.

Tashmë Zoto, do i bashkohet në burg ish-vartësit të tij Iljaz Labi, i cili prej 8 muajsh vijon të qëndrojë në qeli. Hetimet e prokurorisë kanë zbuluar se në tenderat e ushqimeve në burgje Labi dhe Zoto kanë bërë korrupsion duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.Mirëpo fati i qëlloi që të dy të arrestohen dhe futen në burg, duke provuar vetë ushqimin e burgut, që ata e tenderonin, duke bërë korrupsion.

“I madhi e ka në dorë çështjen”
Në dosjen hetimore, ndodhen dhjetëra procesverbalë me biseda të transkiptuara, të cilat tregojnë se drejtori Zoto, tashmë i arrestuar ka qënë në dijeni të këtyre aferave korruptive, dhe se Iljaz Labi nuk bënte asnjë hap, pa miratimin e Zotos.

Ndaj këtij të fundit prokuroria nuk lëshoi asnjë urdhër-arrestim në muajin korrik, por pas tetë muaj. Por dy ditë pas operacionit të arrestimit të zv/ndësit të tij Iljaz Labi dhe katër biznesmenëve Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja,Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka dhënë dorëheqjen, duke ja justifikuar largimin ish-ministrit të Drejtësisisë Manjani nëpërmjet një letre, ku i shkruante se ishin motivet personale dhe familjare të tij, që e çonin në largimin nga kjo detyrë.

Por në një seri bisedash të përgjuara,të cilat “Shqiptarja.com” i disponon mes të tjerave pasqyrohet dhe një bisedë mes biznesmenëve Nexhmi Balla dhe Elidjan Laskaj, ku Nexhmiu e pyet Elidjanin se çfarë kishte bërë. Nga ana tjetër Elidjani i thotë se sa kishte dalë nga Drejtoria e Burgjeve. “Ai”, i kishte thënë se do ta çonte lart dhe do ti kthente një përgjigje. Por sipas dy bashkëbiseduesve nuk e kishte çuar akoma sepse ai i madhi (Për Drejtorin) ishte në Lezhë.

Elidiani i thotë Nexhmiut se çdo gjë i kishte thënë atij se çdo gjë e kishte me Bertin.Më tej në përgjimet e bisedave mes biznesmenëve tregohet qartë se thuajse të gjithë drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve janë të krimbur në korrupsion, aq sa pronari i kompaniës “Vllaznia” Ylber Kalaja nuk pranon të shkojë në katin e dytë të drejtorisë, pasi thotë se fillon xhelozia me ata të katit të parë, dhe kërkojnë të gjithë pastaj. Më tej në përgjimet e siguruara nga “Shqiptarja.com” tregohet se zyrtarët e Burgjeve kërkon 20 milionshin, sapo nënshkruhej kontrata me kompanitë ose kur kryhej arkëtimi i parave nga llogaria e Drejtorisë së Burgjeve në llogarinë e kompanisë kontraktuese.

Në një bisedë mes Elidianit dhe Ylberit, ai i thotë këtij të fundit:”… ata i deshën të datës së sotme të tëra o burrë,se unë i kisha porositur që dje, këta janë allahu na ruajtë…”.Mes bisedave të përgjuara është dhe një konflikt mes anëtarëve të këtij grupi, të cilët pranojnë se janë të organizuar dhe se Elidjani në konflikt e sipër i thotë se nëse doni ta prishni grupin prisheni “…Shëndet, unë prish grupin që sot dhe mos i bjer më telefonit tim…”.

Manovrat e biznesmenëve
Gjatë htimit është arritur nëpërmjet përgjimit telefonik dhe vëzhgimeve ambientale se administratorët e këtyre shoqërive përpara konkurimit në prokurim, bënim marrëveshje për të kryer një konkurim fiktiv dhe jo real në tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për furnizim me ushqime.

Nga përgjimet telefonike të zhvilluara në muajin prill 2016 midis personave të dyshuar janë zhviluar biseda telefonike.Nga përmbajtja e këtyre bisedave rezulton se administratorët takoheshin me njëri-tjetrin dhe binin dakord duke shkëmbyer informacion dhe duke përpiluar dokumentat e pjesëmarjes në prokurime, në mënyrë të tillë që të fitonte njëri prej tyre sipas bisedave që ata bënin.Administratorët e këtyre shoqërive paraprakisht përcaktonin edhe se cili prej tyre do të dilte fitues në njërin prokurim në secilin lot prokurimi.

Shopqëritë të cilat pranonin të përpilonin dokumentacionin për të mos fituar,përfitonin duke lidhur kontrata formale dhe jo formale me shoqëritë fituese dhe operonin në cilësinë e nënkontraktorit me njërën nga shoqëritë fituese. Sipas bisedave telefonike Ylber Kalaja, i thotë Shemsi Sinanit se ka komunikuar me përfaqësuesin e shoqërisë “Nika”. Po kështu edhe Shemsiu. Shemsiu i thotë se përfaqësuesi i shoqërisë “Nika” e ka lidhur kontratën. Ylberi i thotë se të nesërmen do të shkonte “t’i shpërndante ato” pasi ai i “Nikës” e kishte marrë disa herë në telefon dhe kishte nevojë për lekë.

Por shpjegon se Drejtoria e Burgjeve nuk i kishte kaluar të gjitha paratë sipas faturave të dorëzuara me qëllim që dhe ky t’i shpërndante. Më pas Ylberi e pyet Shemsiun nëse ishte interesuar për marrjen e çmimeve të orizit. Shemsiu i thotë se do të takonte vetë personat, do të ndante vetë sasitë e mëdha dhe i thotë: “…Më mirë ti mëshoji gjësë me rregulla, me ato specifikimet edhe mos të ikim qorras me ato gjobat e atij llojit”.

Next Post
Bashkëshortja e Bashës fjalim te çadra: Që vuajtjet dhe sakrificat të kthehen mbrapsht…

Bashkëshortja e Bashës fjalim te çadra: Që vuajtjet dhe sakrificat të kthehen mbrapsht...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet izraelite, rreth 3 mijë persona të vrarë në të gjithë Libanin

Sulmet izraelite, rreth 3 mijë persona të vrarë në të gjithë Libanin

May 5, 2026
Drejtonte në gjendje të dehur furgonin me 13 nxënës, ndalohet shoferi në Belsh

Drejtonte në gjendje të dehur furgonin me 13 nxënës, ndalohet shoferi në Belsh

May 5, 2026
“Kemi mënyra të tjera për të goditur SHBA”, Irani ashpërson tonet ndaj Donald Trump, sinjale për përshkallëzim në Hormuz

“Kemi mënyra të tjera për të goditur SHBA”, Irani ashpërson tonet ndaj Donald Trump, sinjale për përshkallëzim në Hormuz

May 5, 2026
Kryesia e PD mbyll çdo skenar! Sali Berisha mbetet i vetëm në garë për kryetar, Ervin Salianji zyrtarisht jashtë partisë

Kryesia e PD mbyll çdo skenar! Sali Berisha mbetet i vetëm në garë për kryetar, Ervin Salianji zyrtarisht jashtë partisë

May 5, 2026
Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

May 5, 2026
“Eja të hash grosh”, gazetarja tallet hapur me Sali Berishën pas sulmeve në konferencë

“Eja të hash grosh”, gazetarja tallet hapur me Sali Berishën pas sulmeve në konferencë

May 5, 2026
Qeli “all inclusive”

Qeli “all inclusive”

May 5, 2026
Gjon Mili Video Art Festival shpall veprat e përzgjedhura për konkurim

Gjon Mili Video Art Festival shpall veprat e përzgjedhura për konkurim

May 5, 2026
Edi Rama në Armeni, do të marrë pjesë në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian, zbardhet agjenda

Rama: Agjencia për Media dhe Informim, një ide shumë e mirë në shërbim të lirisë së informimit

May 5, 2026
Prokuroria e Gjirokastrës çon në gjyq një person për pastrim parash! Sekuestrohen apartamente dhe një “Benz” në Sarandë

Prokuroria e Gjirokastrës çon në gjyq një person për pastrim parash! Sekuestrohen apartamente dhe një “Benz” në Sarandë

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In