• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjimet, porosia e Lavdrim Muhaxherit: Vrisni izraelitët me plumba dhe eksplozivë

by Java News
10/11/2016 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër shqiptarët e arrestuar në Shkodër si të implikuar me organizatën terroriste ISIS, kishin planifikuar të sulmonin stadiumin “Loro Boriçi” me eksploziv dhe më pas me automatikë, teksa do zhvillohej ndeshja Shqipëri-Izrael.

Urdhri për të kryer kasaphanën brenda dhe jashtë stadiumit ka mbërritur nga disa luftëtarë Kosovarë që luftojnë për ISIS-in në Siri.

Lavdërim Muhaxheri, që drejton një batalion rekrutësh nga Ballkani dhe Ridvan Haqifi, po ashtu drejtues i një grupimi rekrutësh në Siri, kanë urdhëruar që të sulmohen të pafetë, (Izraelitët), ku të luanin futboll në stadium.

Qëllimi ka qenë për të kryer një skenar të njëjtë terrori si në Paris, kur ishte planifikuar të zhvillohej ndeshja e futbollit Francë-Gjermani.

Në komunikimet që Muhaxheri, Haqifi dhe disa persona të tjerë në Kosovë kanë mbajtur nëpërmjet “Skype”, është biseduar se duhet patjetër të sulmohet,pasi kështu ishte vullneti i profetit.

Muhaxheri dhe Haqifi,në bisedat e kryera mësohet të kenë pohuar se shteti i kalifatit, e ka miratuar këtë sulm dhe se sapo të kryhej, do merte përsipër autorësinë e këtij akti, që siç e quanin ata,ishte i devotshëm.

Ndër të tjera, Muhaxheri dhe Haqifi, nëpërmjet urdhrave të tyre, që transmetoheshin tek celula e tyre në Kosovë dhe më pas kjo e fundit, ia transmetonte imamit të vetëshpallur Xhezair Fishti, kërkon me insistim organizimi i një sulmi me armë në burgun, ku qëndrojnë 9 personat e arrestuar dy vite më parë nga prokuroria e Krimeve të Rënda, mes të cilëve dhe dy imamët e vetëshpallur Genci Balla dhe Bujar Hysi.

Të dyja këto sulme, duhej ti kryenin dy celula, ajo kosovare dhe ajo shqiptare, njerëzit e të cilave duhet të bashkëpunonin me njëri-tjetrin, fillimisht për të sulmuar izraelitët.

Në këto takime mes dy celulave, shqiptarët kishin zgjedhur berberin Ergys Faslija, mjekun Bekim Protopapa, Medat Hasani dhe imamin e vetëshpallur të një xhamije në Dibër, Xhezair Fishti.

Ky i fundit, ka qënë dhe personi që hynte dhe dilte në Kosovë, me argumentin e mbajtjes së ligjëratave në xhami dhe organizimeve fetare, Fishti, merte urdhërat në Kosovë që vinin nga Muhaxheri e Haqifi, dhe më pas i transportonte këto urdhëra tek celula e tyre në Shkodër.

Në bisedat e përgjuara, mes tyre SHISH dhe Prokuroria kanë konstatuar se anëtarët e dy grupeve shfaqin pakënaqësi ndaj sistemit, pakënaqësi ndaj dënimeve të disa imamëve në Kosovë dhe Shqipëri, madje u bëhet thirje dhe lutje fetare që këto burgje të sulmohet patjetër, nëpërmjet hakmarjes së tyre.

Gjithashtu në bisedat e përgjuara, kërkohet hakmarje edhe për gjyqtarët që kanë dhënë këto vendime. I gjithë materiali referues i nisjes së hetimeve dhe arrestimi në Shqipëri i 4 personave dhe Kosovë të 9 të tjerëve e 3 personave në Maqedoni, ka ardhur nga shërbimet intelegjente partnere, të cilat kanë fiksuar biseda për kryerje të akteve terroriste.

Për këto dyshime, është bërë edhe ndërhyrja për arrestimin e tyre për të evituar çdo incident të mundshëm si për lumturimin e 38 martirëve katolikë në meshën e Shkodrës ashtu edhe para dhe gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, që tashmë do të zhvillohet në Elbasan.
Shqiptarja/d.i.

Next Post
Pranga biznesmenëve shqiptarë, në lokalin e tyre shitej kokainë dhe hashash

Pranga biznesmenëve shqiptarë, në lokalin e tyre shitej kokainë dhe hashash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In