Përgjimet për grupin e drogës në Skrapar/ Ja si grabitej kanabisi në kohën e korrjes, rolet e të akuzuarve

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për grupin e strukturuar kriminal në Skrapar janë të zbardhura përgjimet mes personave te cilët kryenin vjedhjen e lëndës narkotike nga personat të cilët e kishin kultivuar.

Të përfshirë në grabitjen e drogës janë Altin Sula, Redian Shimi, Myftar Sula, Nertil Dyrmishi. Këto persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kryenin grabitjet në kohën kur kanabisi ishte pjekur dhe ishte koha e korrjes.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Shimi ka pasur rolin që të zbulonte parcelat e kanabisit, të gjente armët dhe më pas sinjalizonte miqtë e tij për të kryer grabitjen.

Në dosje është zbardhur një përgjim i Altin Sulës i cili komunikon më një person të paidentifikuar akoma nga prokuroria.

 

Biseda e zbardhur

B-personi i paidentifikuar

Altini: Alo

B: Ça po bën oo

Altini: Hiç ja po iki për Fier

B: Ça do bësh andej

Altini: Do haj ndonjë fik…vapë e madhe,

B: Ktej është më lartë është më nxehtë…ça po bën

Altini: Ja pune Shqipërie.

B: Po vete në punë?

Altini: Po vete o, aq punoj unë 4 orë,

B: Po pse? A po aq, s’ka punë?

B: Ej, të gjitha muhabetet që kemi bërë bashkë vjen mi thotë Xhevua te shpia

Altini: Xhevua? Për çfarë?

Personi i paidentifikuar i tregon Altinit të gjitha detajet që i tha personi tjetër të cilit i thërrasin “Xhevo”.

B: Për ato…që mora 7 copë që i kam vënë nëpër gode që thashë po ashtu t’ia jap Myftarit ato 7….ça thua i thash ça 7? Ato s’kanë dalë, unë i kam të shpia njëherë…jo tha i ke vënë ti nga moçalja tha Xhevoja…, 4 – unë i thash s’ka, 5-6 copë ka.

B: I ka thënë Myftari të gjitha, kishte vajt Myftari andeja nga moçalja…kishte kontrolluar nëpër rrathër.

Altini: Kush o?

B: Myftari re…I kishte thënë Xhevos kontrollova ktu kontrollova atje, s’po i gjej dot ku i ka vënë,

Altini: Gënjen ai Xhevoja, me Xhevon merresh!!!!

B: Do vete do ta pyes njëherë pastaj…kështu me tha, ka vajtur i ka kontrolluar tërë vendet tha që mbollën atë vit…I kontrollova të gjitha s’ia gjeta tha…

Altini: Më duket se do t’i vinin bashkë ata.

B: Po t’i vinin ore…unë te shpia kam, s’ka dalë asnjë kokërr ore…. e hapa njërën është e prishur nga brenda

Altini: Shiko mos na gjesh ndonjë ashtu po vari lesht,

B: Ashtu do gjej unë se s’bën re se s’kam ça do bëj unë poo… kshu i kishte thënë atij re.

Altini: Ata më ngatërruan dhe mua, lashë 300 mijë lekë…

B: Për ça të ngatërruan ore?

Altini: Po mora ktej unë, ata s’kishin lekë andej, pagova vetë, ata u prishën…Baha…ai vjen mi thotë të gjitha…ça i ka thënë Myftari…pashë rrathët..të gjitha

B: Po jo unë të kisha…7 copë vari lesht…

 

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com