• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjimet për drogën në Vlorë, ja si komunikonin personat e përfshirë

by Aalison Pearse Stevens
10/10/2016 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda ngre dyshime se grupi kriminal që menaxhonte parcelat e hashashit në tre fshatrat e Vlorës, të asgjësuar ditët e fundit, merrej edhe me trafik të drogave të forta. Në vendimin e gjykatës për masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Taulant Haxhiraj, renditen provat dhe dyshimet e Prokurorisë për këtë grup kriminal që funksionon prej vitesh në qarkun e Vlorës.

Në dosje thuhet se, Haxhiraj është personi kryesor që organizon veprimtarin kriminale në fushën e kultivimit të bimëve cannabis sativa dhe në fushën e shitjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike të forta.

Këtë krim, thuhet në vendimin e gjykatës, Haxhiraj e kryente në bashkëpunim me nipin e tij shtetasin Xhovalin Beko, shtetasin Shkëlqim Koçiaj, Arjan Hasanaj dhe personave të tjerë të dyshuar të kësaj dosje për të cilët vazhdon hetimi.

Sipas Prokurorisë, hetimet kanë nisur në korrik të këtij viti, pasi agjentët e Shërbimit Informativ Shtetërore kanë fotografuar parcelat dhe dorëzuar një material voluminoz në prokurori.

Me nisjen e hetimeve, thuhet në dosje, janë kryer një sërë veprimesh hetimore, ku ka rezultuar se ky grup kriminal të përfshirë në këtë aktivitet të kultivimit dhe tregtimit të drogës kanë krijuar lidhje me punonjës të policisë vendore.

Këta të fundit, mes tyre i dyshuari Renaldo Avduli, ka marrë përsipër mbrojtjen e shmangien nga asgjësimi i bimëve narkotike dhe mos dhënien e informacionit në polici për këto parcela hashashi kundrejt përfitimeve të paligjshme, si në para ashtu edhe në rrënjë kanabisi, raporton “ABC News”.

Në përgjime thuhet në dosje, Haxhiraj kontaktonte vetëm me Avdulin për parcelat ndërsa ky i fundit mbante kontakt me persona të tjerë, të njohur në botën e krimit të cilët po hetohen. Për ruajtjen e këtyre parcelave, thuhet në dosje, të dyshuarit kanë organizuar disa persona të armatosur për sigurinë e parcelave, që mbrëmjen e 4 tetorit u asgjësuan nga prokuroria për krime të rënda dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të kryeqytetit, duke shmangur kështu policinë vendore.

Edhe nga përgjimet telefonike, thuhet në dosje, të dyshuarit nuk janë treguar të kujdesshëm në komunikim, duke fol hapur dhe pa kode për parcelat e hashashit, në tre fshatrat e luginës së lumit Vlorë, Treblovë, Vranisht dhe Vezhdanisht. Për llogari të cilit u arrestuan edhe Shkëlqim Koçiaj, Klajdi Imeri, Arjan Hasani e Xhovalin Bako dhe punëtori i parcelave Albert Aliaj.

ma.me

Next Post
Kosovë e gëzofsh shtetin tënd, hymnin, flamurin dhe etninë tende!

"Nuk mund të shpresosh i mbyllur në zonë se Spanja nuk do shënojë", ish-sulmuesi kritika De Biasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In