• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PERGJIMET”/ Pëplasja Dogjani- Ndreu, si degjeneroi fjalori në Kuvend

by Java News
15/12/2016 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Mbledhja e Komisionit Hetimor për zbardhjen e së vërtetës së përgjimit me pajisjen “IMSI Catcher” ka degraduar në fyerje personale mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës. Deputeti i PD­-së, Asllan Dogjani, dhe deputeti i PS­së, Pjerin Ndreu, kanë shkëmbyer replika të forta dhe fyerje me njëri­tjetrin, raporton “Panorama”.

Shkak për konfliktin u bë ndërhyrja nga deputeti i PS-­së për pyetjet që po bënte kolegu Dogjani. Deputeti i PD-­së kërkoi informacion për një targë të automjeteve të shërbimeve operacionale, që sipas PD­-së ka hyrë në burgjet e Shqipërisë dhe është paguar afër ambasadave të vendit për të kryer përgjime të jashtëligjshme.

Por Pjerin Ndreu e ka quajtur si kulmin e injorancës të pyesë për automjetet e shërbimeve operacionale të Policisë. Pas kësaj, Dogjani e ka quajtur Ndreun si burgaxhi dhe polic, ndërkohë që deputeti i PS-­së e ka quajtur injorant.

Tonet e acaruara bënë që deputeti maxhorancës të largohet nga mbledhja, duke përplasur karrigen. Gjatë seancës së djeshme ishin thirrur si dëshmitarë për ngjarjen e përgjime zv.drejtori i Përgjithshëm, Ardian Çipa, drejtori i Hetimit të Krimit të Organizuar, Artion Duga, dhe shefi i sektorit të Forcave Operacionale, Eduard Goga. Asnjëri prej të pranishmëve nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve, duke thënë se çështja është në hetim nga Prokuroria.

Sherri mes Dogjanit dhe Ndreut

Asllan Dogjani: Si i keni siguruar këto pajisje? I keni nga partnerët? Mund të na vini në dispozicion çfarë numrash targe përdorni…

Pjerin Ndreu: Ça thua mo, ça thua…

Asllan Dogjani: Pyetjet i bëj unë dhe ti mos ndërhyj. S’je këtu për të më ndërhyrë mua. More vesh!

Pjerin Ndreu: Për procedurë…

Asllan Dogjani: Çfarë procedurë, ti mos më ndërhyj mu… Ai përgjigjet, s’je polic më ti.

Pjerin Ndreu: Drejtoje mirë mbledhjen. Ça targash kërkon ti?

Asllan Dogjani: Ai përgjigjet vetë, ka mundësi të mos më ndërhysh mua? Mos e përsërit më!

Pjerin Ndreu: Ça janë këto pyetje, bëj pyetje tamam.

Asllan Dogjani: Ore ti, kush je të më tregosh mua si të bëj pyetjet?! Kujton se je akoma polic, s’je polic më…

Pjerin Ndreu: Ik ore andej të thashë!…

Asllan Dogjani: Këtu kanë ngelur policë akoma disa…

Pjerin Ndreu: Pse, je ti polic tamam?…

Asllan Dogjani: Unë polic kam qenë, por në burg s’kam qenë.

Pjerin Ndreu: Lenë mer ma ti, më tregon mu burgun.

Asllan Dogjani: I arrestuar dhe i hetuar për krime të rënda s’kam qenë.

Pjerin Ndreu: Ke gojë ti? Po mos fol!

Asllan Dogjani: Nga punonjësi Ertiol Xhelili, me një targë AA380MD. Dua të di çfarë targash përdor njësia juaj dhe se kjo targë e këtij automjeti është e njësisë tuaj. Keni dijeni që me këtë automjet punonjësi Ertiol Xhelili është futur në Burgun e Peqinit, Burgun e Fierit, pranë ambasadave, kemi të dhëna pranë Kryeministrisë.

Nga Drejtoria e Burgjeve na është thënë që kjo makinë është futur në burg për të matur cilësinë dhe lagështinë e ajrit.

Pjerin Ndreu: Të kërkosh targat e njësisë operacionale është kulmi i injorancës. Unë refuzoj të vazhdoj mbledhjen në një injorancë të tillë sepse është turp.

(Çohet, rrëzon karrigen dhe largohet nga mbledhja)

Asllan Dogjani: Kulmin e injorancës e tregoni ju me këtë qëndrim.

Flamur Noka: Kjo nuk është normale, këtu po bëhen skenarë për të prishur mbledhjen.

Pjerin Ndreu: Refuzoj të rri në një mbledhje të tillë pa ju kërkuar falje.

Asllan Dogjani: Unë s’kam asnjë personale me askënd. Por është një çështje që duhet zbardhur, sepse qytetarët duhet të dinë si është përgjuar me këtë pajisje pa ligj. Kolegëve të mi s’u ka dalë inati, por ka këtu disa që injorancën e matin me injorancën e tyre. Akoma u ka ngel meraku që janë deputetë, por kanë qenë në burg dhe kanë qenë të hetuar për krime të rënda.

Eduard Goga: Kemi bërë trajnime të vazhdueshme IMSI CATCHER. Ne kemi detyrim ligjor që, kur ngremë impiantet apo punë operacionale, të njoftojmë Prokurorinë. Lidhur me trajnimet, s’e kemi pasur detyrim ligjor.

ma.me

Next Post
Operacioni në tetor, si i shpëtoi policisë Klement Balili

Balili në Tiranë? Ja si mund të bëhet arrestimi i ‘Eskobarit’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çfarë po bën, s’të vjen zor?”, gruaja e Petrit Ndout: E vranë duke mbrojtur tre të moshuar!

“Çfarë po bën, s’të vjen zor?”, gruaja e Petrit Ndout: E vranë duke mbrojtur tre të moshuar!

January 25, 2026
Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit për 7 ditë, preket edhe Shqipëria

Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit për 7 ditë, preket edhe Shqipëria

January 25, 2026
Kur maskat e zeza nuk janë superheronj: Trauma e një vajze 2-vjeçare në Minnesota

Kur maskat e zeza nuk janë superheronj: Trauma e një vajze 2-vjeçare në Minnesota

January 25, 2026
Të dënuarit me vdekje padisin qeverinë: Jetojmë me frikë se kur do varemi

EMRI / Ndërron jetë i dënuari 20-vjeçar! Çfarë ndodhi në burgun e Shkodrës?

January 25, 2026
Rënie gurësh dhe mjegull e dendur, qarkullimi i vështirë në Skuraj-Burrel

Rënie gurësh dhe mjegull e dendur, qarkullimi i vështirë në Skuraj-Burrel

January 25, 2026

Largimi i SHBA, shefi i OBSH thotë se arsyet e dhëna nga Trump nuk janë të vërteta

January 25, 2026
“5 burra tërhiqnin zvarrë një fëmijë”, ‘shpërthen’ Berisha: Rama personalisht përgjegjës!

“5 burra tërhiqnin zvarrë një fëmijë”, ‘shpërthen’ Berisha: Rama personalisht përgjegjës!

January 25, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Media shqiptare: lavatriçja që lan krimin politik dhe jeton prej tij

January 25, 2026
Kapen kokainë, armë zjarri, 120 mijë euro e miliona lekë dhe paund! Policia arreston 3 persona në Tiranë

Kapen kokainë, armë zjarri, 120 mijë euro e miliona lekë dhe paund! Policia arreston 3 persona në Tiranë

January 25, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Përdorimi i forcës nga opozita tregon mungesën e pushtetit të saj

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In